Mendime
Albert Zholi: Bisedë e pabesueshme me një rus dhe Adem Jashari
E marte, 27.05.2025, 06:52 PM
BISEDË E PABESUESHME ME NJË RUS DHE ADEM JASHARI
Nga
Albert Z. Zholi
Atë
mëngjes marsi 2001, së bashku me një shok, shkuam në Durrës për të bërë një
vizitë te një mik i përbashkët. Moti ishte i ftohtë dhe binte një shi i imët.
Takimin e kishim lenë aty ku pritej rruga e Durrësit me atë të Plazhit. Për
t'ju shmangur shiut hymë në një lokal aty pranë, që mbante emrin
"Kosova". Zumë vend në një tavolinë në hyrje të lokalit. Mbas pak
erdhi edhe shoku që prisnim. Në tavolinën në krah, na dëgjonte një burrë rreth
të pesëdhjetave. Nga pamja e jashtme dukej që ishte i huaj, madje nga vendet
nordike dukej. Herë shikonte nga ne, herë nga një portet i madh i Adem
Jasharit, vendosur mbi kokat tona. Për koiçidencë ajo ditë përkonte me
trevjetorin e rënies së tij. I huaji shkruante e shkruante sikur të njihte
gjuhën tonë. Pas pak ai u ngrit nga vendi dhe u afrua te ne.
-Ju
lutem mund të rri me ju, jam një mik i shqiptarëve-foli me copa fjalësh shqip
duke na buzëqeshur.-jam nga Rusia-miq bashkë-vazhdoi me mundësinë e tij të
komunikimit.
-Nga
jini?
-Jam
nga Moska. Më quajnë Aliosha. Gazetar jam. Babai im ka qenë oficer në Shqipëri,
në Pashaliman. Ai më ka folur shumë për popullin tuaj. Ma la amanet ta vizitoja
vendin e shqiponjave...Nisa të mësoja vetë shqip. Dëgjoja vazhdimisht
Radio-Tiranën. M'u kundërvunë shumë në vendin tim, kur flisja me admirim për
shqiptarët. Më vinte inat që nuk e kuptonin realitetin. Kur nisi lufta isha
përkrah të drejtës Kosovare. Shkova vetë në luftën e Kosovës për të njohur nga
afër të vërtetën. Ishte ndryshe nga sa flitej në Moskë. Aty dëgjova shumë edhe për Adem Jasharin. Për
mua ai është mit. U gëzova shumë që e pashë në këtë lokal portretin e tij.
-Pronari
i këtij lokali është kosovar nga Drenica e Adem Jasharit, Naim Kapiti e
quajnë-ndërhyri miku im durrsak.
-Në
Moskë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga një fis u vranë dymbëdhjetë vetë. Dhe
ai fis është sinonim i patriotizmit, atdhedashurisë, pavdekësisë... edhe sot e
kësaj dite është fisi më i respektuar në Rusi. Po Fisi Jashari, që ka 56 të
vrarë nga dora e serbit? Ademi me fisin e tij do të jetë rasti më unik në botë,
në gjithë historinë e popujve që kanë luftuar e luftojnë për pavarësi.
Ne
e dëgjonim me vëmendje dhe kurrë nuk na e merrte mendja se fjalë të tilla do
t'i dëgjonim nga një rus...Vallë si do reagonin shokët e tij në Moskë për këtë
deklarim?! Po sikur ta botonte në gazetë këtë dekalrim? A do talinin?! E
pamundur! U larguam të habitur por duke harruar ti merrnim një numër kontakti.
Ku do jetë sot vallë Aliosha?! Ndaj bota është e bukur se, mes intrigantëve dhe
mosmirënjohësve ka dhe heronj, njerëz
idealistë!