E premte, 06.06.2025, 10:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Shtëpi, e ëmbla Shtëpi!

E diele, 18.05.2025, 06:00 PM


Shtëpi, e ëmbla Shtëpi!

"O shtëpi! O Shtëpi!"

''Të kem një varr si ti"

Popullore

(poemth)

Nga Përparim Hysi

Shtëpi! O e ëmbla shtëpi! A nuk thashë që do kthehem një ditë?

Së shpejti, do jem aty; hap derën e dil e më prit.

Në ika dikur e të"braktisa", s'e bëra atë për vakancë

Vërtet rrugë të gjatë nisa, por malli nuk m'u nda, m'u vu pas.

2

Nuk doja të ikja, ti vet e pe: a nuk qeshë unë hundë e buzë?

Si një qiell ngarkuar me re(gojëmbyllur, si i mbytur në pus)

Dhe ZOTI ma lexoi dëshirën(rrebeshe e stuhi dërgoi)

E bëri të qajë natyrën dhe mua as që më flitej  me gojë.

3

A kini parë një të vdekur të gjallë(i vdekuri qeshë unë atë ditë)

E kujtoj atë ditë dhe ma "shpallë"(atë ditë më qenë mbytur gjemitë)

Sosa në AMERIKË dhe u çudita(nëntori këtu qenka behar)

Gjiri i PERËNDISË është FLORIDA, por unë me mendje në  MBROSTAR:::)  *

4

Dëgjoja që këndonte bilbili, pas pak xërr-xërr një gjinkallë

OH, por këtu nuk njihet dimri, ndaj ky vend është si përrallë.

Njerëzit dalin me të shkurtëra (me të shkurtëra  shtyj karrocën e mbesës)

Po pse  me"gropa" është rruga,  apo s'shoh mirë prej debulesës?

5

Është malli. Malli nuk më lë:si shpata e  DEMOKLEUT mbi kokë

NJë lemëz griq-griq më zë...një lemëz që s'më ndahet:më kot!

Më shpie djali të shohë çudira: në ORLANDO a në BUSH-GARDEN

Ku ka ferra për "iriqa"?Nuk ka dhe nga mendja-ujem!!!

6

Ujem se mendja arratiset;tutje-tutje dhe çan oqeanin

Dhe mu në SHQIPËRI bitiset, se atje dua të jap xhanin.

Erdha këtu për pak (për pak, se sa të rritim mbesën)

Por mbetëm goxha gjatë, por hiç nuk e humb shpresën.

7.

E freskët është shpresa e mallit; e gjallë, e prekshme çdo ditë

Në rritet vëllimi i oqeanit, ndodhë se e mbushin të ikurit me mërzitë.

Mërzia asnjëherë nuk m'u hoq, sado që AMERIKA është e bekuar prej ZOTIT

Shpirti im mbi prush u poq,  u poq dhe u dogj prej lotit.

8

Se hyra si doku në ujë dhe koka m'u mbulua me thinja

Çdo ditë nga mendja rrëmujë(me mendje jam nga SHQIPËRIA)

Kam shtëpinë atje në një pallat(në fshatin MBROSTAR-URA në FIER)

E kujtoj dhe zë"hedh shtat"(mjerë, kush përpara më del?!!!)

9

Atje marr fuqi si ANTEU.sa prek me këmbë SHQIPËRINË time

Dhe djalli të dalë nga dheu, unë e bëj copë e thërrime

Pa lëre kur mbrrij në FIER (më ikën mërzia tak-fap)

FIERI është mjaltë e sheqer dhe ëmbëlson shpirtin tim farmak.

10

NË MBROSTAR-Ura ngjitem mbi kodër(kodër plot ullinj e vila) *

Pa zë e bërtas si i vogël:-Ku dallon ky fshat nga ZVICRRA?

Tani po:-Jam i plotë.Tani asnjë gjë nuk më mungon.

Çdo ditë me miq e shokë (Mërgimtar, ku je?A më dëgjon?)

11

Nuk ka si vendi yt;aty ku të ka rënë koka

Mëgimtar nga mërgimi ik(SHQIPËRIA shtë më e bukur nga gjithë bota).

* jam larguar nga Shqipëria më 9 nëntor 2000 dhe jam kthyer më në 4 shkurt 2012.

MBROSTAR_URA-fshati ku kam jetuar 50-vjet tri-katër km larg FIERIT.

4 shkurt 2012

Tiranë, 17 maj 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx