Kulturë
Përparim Hysi: 70-km me humor
E shtune, 10.05.2025, 12:41 PM
70-km me humor
Libri
i THOMA GOGËS"Në kilometrin 70-të"
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Kam
patur një "gërç" edhe shëndetësor, por dhe kompjuterik, por edhe në
këtë statue qo timen. librin nuk e kam hequr nga dora. Para dy-tri ditësh, miku
im, THOMA GOGA më dhuroi librin e tij me humor e satirë"Në kilometrin 70-të". Titulli është pak simbolik dhe THOMAI godit drejt e në shenjë. Ai sapo mbush
70-vjeç dhe e "pagëzon" këtë
ditëlindje me këtë libër. Unë si"nun", duke i "prerë kërthizën" e urova:ke
bërë 70-km me humor!
Dhe
mos kujtoni se hiperbola ime nuk është e qëlluar. Vërtet që THOMA GOGA rend drejt
70-vjetëve, por ka mbi 50-vjet e ca që shkruan, sa në poezi , por dhe në prozë.
Dhe, po të hulumtosh në arshiva (gjithmonë, nëse janë të ruajtura), që nga koha
kur Thomai ka botuar shkrimet e tij, t'i marrësh këto shkrime, mund të shtrohet
një rrugë e gjatë (dhe humor për humor), sa këtu dhe në BERAT. Është tip
impulsiv dhe buçet, shumë prudent dhe, njëkohësisht, asgjë nuk i shpëton syrit të tij vëzhgues. Ka
mbi 50-vjet që shkruan dhe le ta kem gabim, është jo vetëm nga më veteranët e shtypit, por në gjininë e humorit
e të satirës, një nga më të mirët.
* *
*
Unë
kam mbi 50-vjet që e njoh THOMA GOGËN. Mësues shumë i mirë për gjuhë e Letërsi
SHQIPE dhe hobia e tij e veçantë është gazetaria. Në lëmin e gazetarisë është, pothuaj,
profesionist. E ka kultivar penën dhe jo vetëm shkruan, por
e"kompozon" nxjerrjen e gazetës.Ka dorë piktori, ka një syvëzhgues dhe, si humorist ka një
zemër të çiltër dhe, kur të "vretë", të "vretë" me pambuk.
Në një vështrim të përgjithshëm, ngaqë e njoh mirë, THOMA GOGA është vevetja.
"Të jesh vetevetja, -ka thënë OSHO, - është gjëja më e çmuar".
Të
flasësh për një humorist si THOMA GOGA nuk është e lehtë.Më duket se ai e quan si "kohë të humbur", po nuk
zbrazi qoftë dhe një batutë që të bën të qeshësh.Sikur ka dalë nga
"lëkura" e ÇARLI ÇAPLINIT që thoshte:"Dita më e humbur në jetë, është dita kur nuk qesh". Por qeshja që
sjell me humorin e tij, THOMA GOGA, s'është as e stisur dhe as e sforcuar. Ajo
është e llojit qesh e ngjesh dhe kurrë nuk e kalon masën.Humorin bajat e vulgar
ua ka lënë atyre shfaqjeve aq neveritëse, si:"Bigbrader" apo
"Përputhen". Sikur të kishte një"panel" të vërtetë
vlertësimi dhe të vinte në skenë këto skica humoristike të Thomait, do të shihnit se ç'humor do të shijonit.
* * *
Në
këtë trazicion made in
"Maraton", kur shoqëria është tejet e polarizuar, THOMA GOGA
godet me humorin e tij me
aq"kripë". Merrni skicën"Vogëlushi uron" dhe jo vetëm do
shkuleni së qeshuri, por do i "thyeni notën në sjellje" qeverisë që e
ka katandisur arsimin e kulturën për të qarë e jo për të qeshur. Po të marrësh
gjithë çfarë ka shkruar THOMA GOGA në
këtë libër, me një"emërues të përbashkët", mund të thuash atë që
këndohet në një këngë popullore:"Bir Selman i nënës/kë të qajë më
parë/njërin e kam nip dhe tjetrin e kam djalë." Mund të vazhdoja, si:"Sa
shumë policë";"Taksë për kanarinë";"Eh, moj intelengjenca
artificiale!"."Në punë sipas qejfit";"Kap çfarë të
kapësh" dhe të tëra daulle që bien mbi qeverinë.Po qeveria nuk ka veshë.
Qeshja
është gjallëri, çlirim dhe relaksim.Ai që të dhuron humor, kur ke dhimbje(dhe
dhimjeka shoqëria jonë)sikur ta ka marrë dhimbjen në duartë e tija dhe loz me
të.Pa dyshim që kush bën humor hyn në grupin e iintelegjntëve.
Dhe
në shtroni pyetjen se si mundet të arrijë THOMA GOGA të shkruajë me kaq korajo
qytetare? Po u për gjigjem me fjalët e LOUIS AUGUSTE PETIT"Njeriu është i
lirë, kur nuk i frikësohet asgjëje dhe nuk dëshiron asgjë".
Ja,
i tillë është THOMA GOGA! Urime dhe me
libra të tjerë!
Tiranë, 7 maj 2025