Mendime
Gjon Keka: Është e domosdoshme të mblidhen pasardhësit e Gjergj Kastriotit në një Kuvend mbarëkombëtar
E shtune, 10.05.2025, 02:56 PM
Është e domosdoshme të mblidhen pasardhësit e Gjergj Kastriotit në një Kuvend mbarëkombëtar
Nga
Gjon Keka
Se
sa thellë i kanë futur duart armiqtë e kombit tonë në Kosovë dhe kudo në trojet
tona shihet nga veglat e tyre që i kanë gjetë për të shkatërruar nga brenda
Kosovën tonë të vuajtur e të lashtë Dardane europiane. Dhe kjo po bëhet në dy
drejtime në njërën anë duke patur pushtetar e parti politike pakurrizor si
mbetje dhe në anën tjetër nga renegatët e mbetjet që punojnë t'ia rikthejn
Kosovën dhe kombin tonë dy armiqëve të kombit tonë.
Në
fakt kështu e kanë nis armiqtë rrënimin e Kosovës dhe kombit tonë nga brenda,
në fillim pasi u çlirua Kosova me ndihmën e botës perëndimore e të civilizuar,
filluan e hynë organizata të ndryshme gjoja humanitare me tendenca të caktuara
ideologjike, pastaj filluan t'i mësojnë se si ta sulmojnë themelin e
identitetit tonë respektivisht figurave tona kombëtare si p.sh: Gjergj
Kastriotin,vNënë Terëzën,vPjetër Bogdanin,vIdriz Seferin etj.
Dhe
ja ku jemi tani në vitin 2025 ligësia ka arritë kulmin, dhe armiqtë e jashtëm
nuk kanë më nevojë t'i përdorin ushtritë e tyre, asnjë fuqi tjetër, sepse i
kanë brenda Kosovës, dhe trojeve të kombit tonë, të cilët mezi presin ta
realizojnë planin e tyre pikë për pikë.
Është
koha që pasardhësit e Gjergj Kastriotit të mblidhen edhe një herë në një Kuvend
mbarëkombëtar dhe me ndihmën e vendeve mike europiane ta trajtojnë edhe këtë
dukuri negative për të bërë çdo gjë të mundur që ta ruajmë Kosovën tonë dardane
që të mos bjerë në duar të armiqëve sërish, sepse për të është derdhur gjak dhe
ky gjak i derdhur nuk është derdh për asnjë ideologji fetare, por për ruajtjen
e qenjes kombëtare, gjuhës, lirisë, atdheut të vetë dhe identitetit si pjesë e
përbashkët e civilizimit të familjes europiane.