Faleminderit
Mehmet Musa: Fjalim me rastin e 40 vjetorit të rënjes së heroit të kombit Zijah Shemsiu
E merkure, 07.05.2025, 07:35 PM
Të
nderuar të pranishëm, vëllezër e motra,
Ata
të cilët bien për Atdhe, fitojnë një të drejtë që nuk mund ta fitojë kushdo, e
as ne që jemi sot në këtë sallë. Ata fitojnë të drejtën që kombi ynë të ulet me
respekt e me lule pranë varrit të tyre!
Sot
na bashkoi qëndresa, vendosmëria, trimëria, atdhedashuria, guximi dhe fryma e
fundit e dragoit Zijah Shemsiu.
Si
sot, para 4 dekadave të shkuara, ai burrë Shqipërie, pa pretensë e pa pagesë,
ishte në front e në luftë speciale përballë gjeneralëve gjakatarë: Nikola
Lubi?i?, Velko Kadijevi? dhe Branko Mamulla. Ai, me guxim e pa pikë drojtje,
mbrojti kërkesat dhe qëllimin final të gjysmës së kombit tonë.
Nuk
dua dhe nuk di të flas më mirë se çka foli vetë Zijahu sa ishte në jetën e tij.
Ai u tha atyre ballë për ballë:
“Mirë
dëgjoni, çetnikë barbarë,
E
përfaqësoj Lëvizjen Shqiptare.
Në
zjarr do digjem plak e ri
Për
liri e pavarësi.
Në
zjarr do kallem djalë e çikë
Për
statutin – Republikë!”
Ndërsa
para frymës së fundit, nga vrimat e vetmisë, u tha:
“Do
rrojmë mirë edhe në liri. Mëmë Shqipëria kurrë mos më prit!”
Epoka
në të cilën jetoi, luftoi dhe veproi Zijahu nuk është epoka ndër më të
ndriturat të historisë, por është epoka më e ndritshme e historisë sonë gjer më
sot.
Kjo
epokë e gjysmës së dytë të shekullit që iku, e që i ka takuar Zijahut, ka dy
çelësa: Shaban e Shaban.
Çelësin
e parë e ka Shaban Kastrati, që e hapi këtë epokë. Ai, në dimrin e egër të
vitit 1945, me brigadat e tij qëndroi, luftoi dhe u shua për këtë tokë e këtë
pjesë të Shqipërisë, por i la amanet Shaban Berishës që me çelësin e dytë ta
mbyllë atë epokë në formën më të bukur e fitimtare, duke e shkrirë brigadën e
tij vetë i 59-ti, dhe duke shkruar në faqet më të ndritura të historisë sonë
shekullore të shkruar me gjak.
Pra,
në Drenicë nisi,
në
Drenicë mbaroi.
Në
Drenicë krisi,
në
Drenicë pushoi.
Kështu
që kjo pjesë e Shqipërisë, të cilën ne sot e gëzojmë e lëvdojmë, i ka themelet
me gjak e beton, me gjakun e kockat e komandantit Shaban Polluzha, të birit të
tij dhe të gjithë ushtarëve të brigadave të tij.
Murin
e ka të murosur me gjakun e kockat e:
Fazli
Grajqecit,
Jusuf
e Bardhosh Gërvallës,
Kadri
Zekës,
Bajram
Bahtirit,
Nuhi
Berishës e Rexhep Malës,
Zijah
Shemsiut,
Metush
Krasniqit,
Male
Morinës,
Xhemail
Blakajt,
Fahri
Fazliut e Afrim Zhitisë.
Po
kulmin, me çka e ka të mbuluar?
Me
gjakun e kockat e brigadës së komandantit Shaban Jashari vetë i 59-ti, me
gjakun e kockat e 1432 fëmijëve të kësaj cope të Shqipërisë, e me gjakun e
kockat e të gjithë ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së.
Por
pasi që na bashkove sot, Zijah Hasani, më lejo të lutem e të të porosis si
vëllait më të madh:
Shko,
të lutem, e takoi që nga Shaban Polluzha e deri te Shaban Jashari, duke mos e
harruar bacën Adem Demaçi dhe të gjithë ata që ranë në atë epokë të ndritur të
historisë. Diftou dhe njoftoji, të lutem, se: desh e zbath, barkun pa ngi, pa
meditje e pa rroga, sorollatën poshtë e lart deputetët që vetë i zgjodhëm, e që
7, 17 e 27 herë i kanë ngulë këmbët si Gazmendi në urë dhe nuk dakordohen që
këtë vend të djegur, të pjekur e të larë me gjak, ta bëjnë me institucione të veta.
E
di, Zijah, që gjithë ju që ratë për këtë tokë e për ne, që të sillemi të lirë
në gjysmën e dytë të shekullit që shkoi, keni mëshirë ndaj nesh. Por
megjithatë, ju lutemi, me gjithë respektin që keni për ne, dekoroni deputetët
tanë me medaljen “non grata”, që të gjithë pa përjashtim, sepse nuk i duhen as
vendit, as Kuvendit të kësaj pjese të Shqipërisë.
Faleminderit,
Zija Shemsiu, që në moshën më të mirë ia fale jetën këtij vendi!
Lavdi,
nderim e respekt ndër shekuj për Zijah Shemsiun dhe të gjithë dëshmorët e
kombit.
Marri
dhe i mbuloftë turpi të gjithë ata kolaboratorë që për 5 dekada i shërbyen me
aq zell Serbisë fashiste!
Prishtinë, më 5 maj 2025