Mendime
Nikoleta Kovaçi: Edvin, as Zaho s'të beson me premtimin për BE...
E merkure, 07.05.2025, 06:51 PM
Nikoleta Kovaçi:
Edvin,
as Zaho s'të beson me premtimin për BE...
...dhe,
a e di pse?
Se
BE-ja, nuk pranon në gjirin e vet nji vend që asht i mytun në ujë e s'ka ujë në
shpia...
Se
BE-ja s'pranon nji vend që hala i ikin dritat me orë e çdo ditë...
Se
BE-ja s'pranon nji vend që s'ka rrugë...
Se
BE-ja s'pranon nji vend që s'ka asnji lloj sherbimi publik...
Se
BE-ja s'pranon nji vend që s'ka shërbim shëndetësor...
Se
BE-ja s'pranon nji vend që s'ka sistem konkurrues arsimor...
Se
BE-ja s'pranon nji vend që i ka çmimet ma të naltë se ajo e rrogat mizerabël...
Se
BE-ja s'pranon nji vend me pensione sa nji ditë pune aty...
Se
BE-ja s'pranon shtet pa institucione...
Se
BE-ja s'pranon nji vend me qeveritarë hajdutë, kriminelë, trafikantë droge e
njerëzish...
Se
BE-ja s'pranon nji vend ku drejtuesit e institucioneve i zgjedhin anëtarët e
krimit të organizuem, ku gjyqtarë, prokurorë e policë janë në shërbim të
krimit....
Se
BE-ja s'pranon nji vend ku zv.kryeministri masi vjedh me kryeministrin, shesin,
manipulojnë, tjetërsojnë e rrënojnë bashkë vendin që drejtojnë, shkon te BE-ja
me pshtue kryet prej shefit të vet...
Se
BE-ja s'pranon nji vend që mban nji qeveri që si lukuni vjedh lekët e popullit
të vet...
Se
BE-ja s'pranon dhe s'ka më e pranue kurrë nji vend që s'ka ba nji investim të
formatit të vet, sepse asnji shtet i BE- së nuk mundet me pranue nji vend me
popullin ma të varfër të Evropës me kaq shumë zuzarë që janë ma të pasurit e
Europës...
Ka
edhe ma, po kam frikë se lodhet Zaho tue i lexue..