Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nikoleta Kovaçi: Edvin, as Zaho s'të beson me premtimin për BE...

| E merkure, 07.05.2025, 06:51 PM |


Nikoleta Kovaçi:

Edvin, as Zaho s'të beson me premtimin për BE...

...dhe, a e di pse?

Se BE-ja, nuk pranon në gjirin e vet nji vend që asht i mytun në ujë e s'ka ujë në shpia...

Se BE-ja s'pranon nji vend që hala i ikin dritat me orë e çdo ditë...

Se BE-ja s'pranon nji vend që s'ka rrugë...

Se BE-ja s'pranon nji vend që s'ka asnji lloj sherbimi publik...

Se BE-ja s'pranon nji vend që s'ka shërbim shëndetësor...

Se BE-ja s'pranon nji vend që s'ka sistem konkurrues arsimor...

Se BE-ja s'pranon nji vend që i ka çmimet ma të naltë se ajo e rrogat mizerabël...

Se BE-ja s'pranon nji vend me pensione sa nji ditë pune aty...

Se BE-ja s'pranon shtet pa institucione...

Se BE-ja s'pranon nji vend me qeveritarë hajdutë, kriminelë, trafikantë droge e njerëzish...

Se BE-ja s'pranon nji vend ku drejtuesit e institucioneve i zgjedhin anëtarët e krimit të organizuem, ku gjyqtarë, prokurorë e policë janë në shërbim të krimit....

Se BE-ja s'pranon nji vend ku zv.kryeministri masi vjedh me kryeministrin, shesin, manipulojnë, tjetërsojnë e rrënojnë bashkë vendin që drejtojnë, shkon te BE-ja me pshtue kryet prej shefit të vet...

Se BE-ja s'pranon nji vend që mban nji qeveri që si lukuni vjedh lekët e popullit të vet...

Se BE-ja s'pranon dhe s'ka më e pranue kurrë nji vend që s'ka ba nji investim të formatit të vet, sepse asnji shtet i BE- së nuk mundet me pranue nji vend me popullin ma të varfër të Evropës me kaq shumë zuzarë që janë ma të pasurit e Europës...

Ka edhe ma, po kam frikë se lodhet Zaho tue i lexue..