Kulturë
Mark Palnikaj: Një portret i panjohur i Skënderbeut në muzeun e qytetit të Fermos në Itali
E diele, 04.05.2025, 06:52 PM
Me datë 11 deri 14 tetor 2021 shkova për një vizitë studimore në Bibliotekën Komunale “Romolo Spezioli”, në Arkivin Dioqezan dhe në Muzeun e qytetit të Fermos në Itali. Kjo vizitë më solli një befasi të këndëshme që nuk e kisha imagjinuar. Në murin e sallës së muzeut, krahas dhjetëra portreteve të personaliteteve të ndryshme nga Italia dhe nga vende të tjera, ishte i ekspozuar edhe një portret i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skendërbeu. Ky portret ndoshta do të më kishte shpëtuar pa e parë por ishte një rastësi se si ndodhi që unë munda ta shikoja.
Komentoni