E hene, 05.05.2025, 03:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Festa e pushimit

E diele, 04.05.2025, 06:38 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Festa e pushimit

Në botë 1 Maji, është ditë me krenari,

Vetëm te ne kjo festë pritet me mërzi.

Diku protestojnë për paga më të larta,

Këtu kërkojmë punë edhe pa kontrata!

Në këtë ditë pikniku, me plot “ideale”,

Punëtori në radhë për ndihmë sociale.

Sepse punë ka për atë që s’kanë nevojë,

Dhe feston ai që është mësuar të pushojë.

Të rinjtë e festojnë Majin nëpër kafiteri,

Duke aplikuar për punësim në Gjermani.

Ndërsa të moshuarit e kujtojnë pandarë,

Kohën e shkuar të “Majit të kuq proletar”.

Meqë jemi në festë, s’po e zgjasim shumë,

Një urim të dashur, që gurgullon si lumë:

Gëzuar 1 Maji, na qoftë një ditë reflektimi,

Edhe ashtu të shkruar, me vargje ironizimi!

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx