E enjte, 01.05.2025, 09:20 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Një perlë e re e autorit të "Misionit rus"

E merkure, 30.04.2025, 06:56 PM


Një perlë e re e autorit të "Misionit rus"

Nga Fahri Xharra

Qasje mbi romanin e Ibrahim Kadriut "Zbritje në dekada", që i kthehet temës shumë të përfolur mbi "konvertimin" e rusëve në klerikë myslimanë, në hoxhallarë, për qëllime të errëta në mesin e shqiptarëve.

Me qëllim të konkretizimit më të saktë të shkrimit, që i kushtohet veprës të IbrahimKadriut përmes të cilës na kthen te do dekada të errëta në kohën mbretërore të Serbisë, që në fillim e huazova citatin në

vazhdim:

Gënjeshtra e vazhdueshme nuk ka për synim krijimin e gjasave që

njerëzit ;u besojnë të pavërtetave, por bërjen të mundur që askush mos

i besojë më asgjëje më tutje. Një popull që nuk është i aftë të bëjë 8dallimin jetik midis të vërtetës e gënjeshtrës, nuk mund të dallojë mirëfilli as të mirën nga e keqja. Një popull i tillë, të cilit i është mohuar

aftësia për të menduar dhe gjykuar kthjelltësish, është, pa qenë fare i vetëdijshëm për këtë gjë, i nënshtruar plotësisht ndaj sundimit të

gënjeshtrës. E njerëzve të tillë mund ;u bësh çfarë të duash rrjedhimisht  (Hannah Arendt)

Mu këtë që e lexuat më sipër Ibrahim Kadriu e trajton në romanin më të ri " Zbritje në dekada". A me të vërtetë duhet të mbesim viktimë e

gënjeshtrave të vazhdueshme që e kanë pra  qëllimin krijimin e gjasave

që, një pjesë e madhe e popullit tonë, t`iu besojnë të pavërtetave që ne të

zhytemi thellë e më thellë në gropën e injorancës e cila na kërcënon me zhbërje të kombit.

Zbritje në dekadat; paraqet vazhdimësi të të ndodhurave historike në mesin tonë, kur shqiptarët i kishin të kufizuara mundësit e zhvillimit normal. Ishte ajo kohë e mbretërisë SKS, kur shqiptarëve nuk iu lejohej

mësimi, ose kur fëmijët shqiptarë ishin të shtrënguar të mësonin lutjet

fetare përmendsh në gjuhën arabe, duke mos kuptuar fare se çfarë ishte ai mësim.

Pra, një trajtim i mrekullueshëm e synimeve serbe fill pas pushtimit (1912 )  që mundohej me anën e hoxhallarëve rus të na

"mësojë" rrugën e asimilimit dhe shpërngulje në Turqi. Temë kjo e cila e

ka nxitur këtë autor të shkruante edhe romanin "Misioni rus", që u ribotua shumë herë, por edhe u përkthye edhe në gjuhët: frëngjisht, 7lturqisht e kroatisht. Por te ky roman në vazhdim hetojmë edhe një

segment të kohës:

Serbia e shtyrë nga "presioni  ndërkombëtar " i hapi

shkollat edhe për ne, mirëpo ato shkolla ishin vetëm serbisht, ku ata hoxhallarët rusë dhe boshnjakë të serbizuar, të bindnin prindërit që të mos i dërgonin fëmijët e tyre në shkolla se do të bëheshin "shkije". Kurse

e vetmja rrugëdalje mbetej të "shkolloheshin' në Medresenë e Shkupit,  e

quajtur "Aleksandër Karagjorgjeviq", me emrin e  ideatorit të të gjitha mbrapshtive kundër shqiptarëve.

Në atë qendër shkollore lindnin hoxhallarët e rinj, të cilët duhej të influenconin me masën e pa arsimuar shqiptare, që të vepronin si iu

diktonin mësuesit sllavë të Medresesës.

Ndër shqiptarë edhe atëherë ekzistonin forca të errëta, të cilat kanë vepruar dhe veprojnë edhe për të manipuluar të tashmen  dhe të shkatërrojnë të ardhmen tonë. Ekzistojnë forca të errëta që, atëherë dhe

tani, kanë vepruar për të ndarë njerëzimin, për të shkatërruar paqen dhe

për të manipuluar të ardhmen. Kanë ekzistuar gjithmonë, si atëherë

ashtu edhe sot, grupe individësh që veprojnë kundër harmonisë dhe

mirëqenies  shqiptare. Ata po bëhen promotorët e veçimit të fesë së caktuar duke ndjekur axhendën e errët të Serbisë së sotme. Libri na i

rikujton shumë detaje të cilat ishin të përziera nga propaganda serbe dhe

analfabetizmi ynë.

Tema që e trajton Ibrahim Kadriu nuk ishte e vetëm e një periudhe, por ka pasur shumë ngjarje të tjera që reflektojnë të njëjtën

prirje për të zhdukur dijen dhe trashëgiminë tonë. Secili prej nesh duhet të përdorë shqisat dhe aftësitë e veta për të hulumtuar botën rreth tij, duke analizuar me kujdes ndikimet mbi jetën tonë dhe të familjeve tona.

Vetëm përmes vëmendjes dhe hulumtimit mund të kuptojmë të vërtetat

e fshehura që formojnë historinë dhe të ardhmen tonë. Sepse, ata që

qëndrojnë pas kësaj, sado të fuqishëm, mbështeten mbi paditurinë tonë për të ruajtur kontrollin e tyre.

Po, si t`i largojnë shqiptarët nga tokat e tyre? Hoxhallarët rusë i dërgonin të përzgjedhurit e tyre në Turqi, që të ktheheshin me fjalë

bindëse, që naivët, siç përshkruhen në roman, mbeteshin gojë hapur për

mirëqenien atje dhe se, e vërteta e myslimanizmit, siç flisnin ata, qendrën e kishte mu atje. Mileti i pa arsimuar, i gjendur në mes qeverisë dhe pushtetit serb dhe fjalëve të hoxhallarëve,  e merrte rrugën në mënyrë të organizuar po nga ata, dhe i zbrazte tokat e veta.

Libri i sjellë edhe disa ngjarje komike. Një ndër to ishte edhe varrosja e hoxhës rus në oborrin e xhamisë së fshatit Pykë. Si të varrosej

si hoxhë,  apo si ortodoks rus? Xhemati donte që atë ta lanin, t`i këndohej "tallkini". Krye imami i rajonit, një boshnjak i cili e dinte të

vërtetën, mundohej të bind xhematin se në këtë rast të bëhej përjashtim.

Më tutje, siç preferohej, gjatë varrimit, duhej t'i përmendej emrin i nënës së tij, e që askush nuk ia dinte. Gjithashtu, nuk mundnin ta

merrnin me mend se pse, askush nga familja, nuk i erdhi në varrim...

Varrosja kryhet ashtu si deshi Haxhi Selim Berberoviqi, me fjalët e fundit:"Besimtarë të devotshëm, këtij hoxhe, që ishte ndër më të mirët

në nahijen tonë, Allahu ia siguroftë ahiretin në atë dynja!"

Kori i të paditurve i përgjigjet me: Amin!

Unë besoj se një grup i fuqishëm dhe i organizuar – që me shekuj

ka ekzistuar midis nesh, në realitet ka ndjekur plane shkatërrimtare. Ky

grup vepron edhe në dhjetë dekadat e fundit; ata dominojnë gjithkah, si

në politikë e deri te autoritetet e dijes. Vepra më e re e Ibrahim Kadriut,

"Zbritje në dekada" e "zbret" këtë temë aq të ndjeshme para lexuesve, në

të vërtetë është një perlë e cila na vjen si dhuratë për ndërgjegjësimin e

vetëdijes sonë drejt kuptimit të tragjedisë në vazhdimësi me të cilën është përballur populli ynë dhe, fatkeqësisht, ato pasoja ndjehen edhe sot e gjithë ditën.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx