E merkure, 30.04.2025, 05:03 AM (GMT+1)

Mendime

Sevdail Hyseni: Ismail Ismaili - 15 vite në shërbim të vlerave socialiste dhe përfaqësimit gjithëpërfshirës në Zvicër

E diele, 27.04.2025, 06:52 PM


Ismail Ismaili: 15 vite në shërbim të vlerave socialiste dhe përfaqësimit gjithëpërfshirës në Zvicër

Nga Sevdail Hyseni

Ismail Ismaili, me origjinë nga Tërrnofci, Komuna e Bujanocit, edhe këto ditë në Partinë socialiste Zvicerane, si anëtar i Kuvendit të Komunës Belmont-Broye, po shërben me përkushtim në mandatin e dytë radhazi, duke kontribuar në mbrojtjen e vlerave demokratike, sociale dhe të përfaqësimit të barabartë për të gjithë qytetarët.

Një nga betejat e fundit politike ku Ismaili ka dhënë kontribut të çmuar (këto ditë) ishte angazhimi n i tij ndaj propozimit për zvogëlimin e numrit të këshilltarëve në Kuvendin Komunal nga 50 në 40 apo edhe 30, siç ishte kërkuar nga ekzekutivi (Le Conseil Communal). Në përgatitjen e Kuvendit (Le Conseil Generale), Ismaili dhe shumë kolegë socialistë, u angazhuan fuqishëm për të ruajtur numrin prej 50 këshilltarësh.

“Sipas meje, ky numër reflekton më mirë përmasën e komunës dhe diversitetin e banorëve të saj, meqë edhe ligji parasheh që popullatë të jetë e përfaqësuar me 1% të saj në legjislativin e mjedisit. Me 6112 banorë (në 31.03.2025), duhet të ishin 60 këshilltarë, d.m.th. që jemi ma pak se që parasheh ligji. Pra, është e rëndësishme të kemi një përfaqësim sa më të gjerë dhe të balancuar”, thekson Ismaili, duke shtuar se edhe në mbledhjet e rregullta shpesh mungojnë me arsye 3-4 anëtarë, çka dëshmon për nevojën reale të ruajtjes së këtij numri.

Për të rikujtuar, edhe në vitin 2021 (para zgjedhjeve të rregullta që mbahen në çdo pesë vite) ishte propozuar një ulje e tillë drastike (nga 60 në 40), që do të përfaqësonte një reduktim prej 30%. Por, Ismaili, atëherë si tani, së bashku me socialist tjerë, ka përkrahur propozimin e reduktimit simbolik, duke e mbështetur opsionin e 50 anëtarëve si alternativën më të arsyeshme dhe demokratike. Me 14 prill, në seancën e Kuvendit të Komunës Belmont-Broye, mbështetja për këtë qëndrim ka ardhur JO vetëm nga radhët e socialistëve dhe të gjelbërve, që janë një opsion i përbashkët në Kuvend (La gauche pluriel et les verts), por edhe nga këshilltarë e grupeve e tjera politike si Lëvizja për Belmont-Broye (MBB), PLR, dhe e djathta UDC, janë bashkuar me këtë vizion, duke e shndërruar ruajtjen e numrit 50 në një fitore të përbashkët për përfaqësimin dhe përfshirjen.

Në këtë drejtim, edhe këshilltarja Valentina Ismaili – Xheladini, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së diversitetit dhe aksesueshmërisë në institucionet demokratike: “Nëse do të kishim vetëm 40 anëtarë, shumë nga ne SOT nuk do të kishim pasur mundësinë të ishim këtu ku jemi. Kjo do të ishte një humbje për vetë pasurinë e mendimeve, për debatet dhe për angazhimin qytetar.” Ismaili, i cili ka njoftuar se nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme, thekson se është koha për t’u dhënë hapësirë të rinjve, përfshirë edhe brezave nga Ballkani, që të angazhohen në jetën politike dhe publike në Zvicër.

“Ruajtja e numrit prej 50 këshilltarësh nuk është thjesht një çështje aritmetike, por një mundësi konkrete për të rinjtë që duan të kontribuojnë, për të sjellë ide të reja dhe për të qenë zëri i popullatës së tyre në skenën politike zvicerane,” përmbyll, ai, me modestinë që e ka karakterizuar në gjithë rrugëtimin e tij politik.

Në prag të përfundimit të mandatit të tij, zotëri Ismaili, ka bërë të ditur se nuk do të rikandidojë, duke i hapur rrugën brezave të rinj për të vijuar përfaqësimin dinjitoz në politikën lokale zvicerane. Pavarësisht se nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme, ai mbetet pjesë e komitetit të PS Belmont-Broye, i bindur se angazhimi politik duhet të vazhdojë me gjenerata të reja, duke ruajtur frymën e barazisë, diversitetit dhe pjesëmarrjes qytetare.

Ismail Ismaili dhe Valentina Ismaili – Xheladini (babë e bijë), këshilltarë nga radhët e Partisë Socialiste, në Kuvendin Komunal të Belmont-Broye, në Zvicër



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx