E merkure, 30.04.2025, 05:37 AM (GMT+1)

Mendime

Sylejman Salihu: Idriz Seferi dhe Beteja e Kaçanikut, 1910

E shtune, 26.04.2025, 06:58 PM


IDRIZ SEFERI DHE BETEJA E KAÇANIKUT 1910

Ese

Nga Sylejman Salihu

Kush nuk ishte dikur krenar me Kaçanikun? Kush nuk ishte krenar me historinë e Grykës së Kaçanikut? Kush nuk ishte krenar me historinë e Termopileve Shqiptare? Aty ndahej liria dhe robëria. Aty shihej lavdia dhe trimëria. Aty dilnin  në mejdan pushkët e  Idriz Seferit dhe trimave të tij kundër topave të Shefqet Turgut Pashës dhe ushtrisë së tij. Një ushtri me një perandori nga Stambolli bën luftë me një ushtri plisabardhësh shqiptarë, që ia kthejnë pushkën sunduesit pesëshekullor aziatik.  Është fryma e  Hasan Prishtinës dhe programit të tij politik. Është kushtrimi i Hasan Prishtinës, që pa iu tremb syri tha në Parlamentin Turk se vetë do t' u printe çetave të lirisë.  Sepse shqiptarët tashmë duan liri, duan mëvetësi. Sa pashallar? dhe vezirë shqiptarë kishin qenë dhe kurrgj? s' kishin bër? për atdheun e tyre. E tash jan? tjera ideale dhe shqiptarët duan shtet. Edhe Kaçanikut i ra shorti i luftës. Doemos, sepse ia kërkonte edhe vendi, edhe kuvendi. Peizazhi i tij i bukur pran? Sharrit madhështor ia shton bukurin?. Por edhe madhështin? heroike. Aty po kacafyteshin çallma turke dhe plisi i moçëm  shqiptar. Aty shqiponja dykrenore po e rrëzonte gjysmëhënën  islame. Aty në çdo shkëmb e në çdo gur shqiptarët ngriteshin e vriteshin për flamur. Edhe  Lepenci u bë me bojë të kuqe "Tej sa kali ra not n' gjak".  Çfarë hiperbole e bukur shpërfaqur me një metaforë poaq të bukur, tepër poetike me shprehësi të madhe estetike. Aty mbrohej qielli i lirisë dhe toka e Kosovës bashkë me atë të Shqipërisë. Shefqet Turgut Pasha me ushtrinë e tij u ndal nga trimat e Idriz Seferit. U ndal nga trimat e  Idriz Seferit me dy palë mustaqe. Sepse duhej t'i thuhej pashait që jo çdo marshim shkon edhe pa një ndalim dhe pa një ndëshkim.  Aty këndohej kënga e hutave, kënga e dyfekëve.  Aty kishin shkuar shqiptarët me një gjysmë opinge dhe me pushkën plot që ta mbronin identitetin, dinjitetin, integritetin. Aty valonte flamuri i Skënderbeut dhe aty thërriste  kushtrimi i atdheut. Edhe Hilë Mosi nuk mund të bënte  sehir, pa e thirrë muzën e tij krijuese atje ku ishte:

"Ah, Shqypni, mos thuj mbarova,

Se djelmt tu edhe jan' gjall'!

N' kamb asht çu e rrebt Kosova,

E ban luftën ball' për ball'."

Pra Shqipëria nuk ka pse t' i thotë vetes "mbarova", sepse janë djemtë e saj, që i dalin zot. Janë dalëzotësit e saj. Ata që ia mëkojnë edhe plagët e trupit. Kaçaniku i dekadës së parë të shekullit të njëzetë është edhe referencë gjeografike kurdoherë në epikën historike. Aty nisë prore kushtrimi i lirisë. Aty ndizen zjarret dhe flakët e para të lirisë. E thotë edhe kënga e Dervish Shaqës, që në vargun e parë:

„N' Kaçanik tej n' Boletin,

Tanë Kosova u mlu në tym".Është tymi i luftrave që shkon grykë m? gryk? nëpër tër?  Kosovën.

*

Vijnë trimat  gjithandej me hove lirie. Nga Lubizhda, nga Stagova. Nga Karadaku, nga Kumanova. Nga Smira e nga Kabashi. Secili me një guxim, secili me një urim, secili me një bekim! Secili me një zemër, secili me një emër. Sepse i thërret Gryka e Kaçanikut për t' i provuar trimat në ngushticën e saj. Jehona e saj ndihet larg, sa dëgjon dhe trembet edhe  Stambolli. Sepse thërrasin edhe shkëmbinjtë me ashpërsinë e tyre: Ejani, se na keni mburojë! Ejani se jemi streha juaj! Ejani se jemi liria juaj! Secili shkëmb është edhe një istikam për luftëtarët e lirisë. Secili shkëmb ësht? edhe një monument lirie. Ndaj secili nxiton të jetë i pari.Kolona bëhet gjithnjë e më e gjatë:jo dhjetëra, jo qindra, por mijëra ushtarë. Mij?ra luftêtarë. Të gjithë vullnetarë të dorës së parë. Të gjithë ushtarë të atdheut nën flamurin e Skënderbeut. Me një pushkë në krah dhe me një qëllim të lartë. Sepse ka ardhur koha që gjysmëhëna islame të bie poshtë dhe në shtizen e flamurit të ngritet në ata shkëmbinj shqiponja me një trup dhe me dy koka. Atje ajo e ka vendin: majë shkëmbinjëve! Majë shkrepave!Maj? Termopileve.  Majë lartësive që me syrin e saj të vëzhgojë fatin e njerëzve të saj, fatin e bijve të saj. Sepse jo më kot vendi u quajt "Land  der Adler" (Vendi i Shqipeve) dhe bijt? e saj u quajtën "Adlersöhne" (Bijtë e shqipeve).

*

Fundprilli dhe fillimmaji  të njëmijë e nëntëqind e dhjetës janë përplot krisma dhe kumte lirie. Luftohet kodër mbi kodër,  shkëmb mbi shkëmb, dhëmbë për dhëmbë. Dy ditë rrjesht luftë. Për jetë a vdekje. Shqiptarët bënin luftë për liri e turqit luftë për robëri. Gjeneral Turgut Pashai, duke u ndjerë i kërcënuar dhe i turpëruar, kërkon tabore ushtarësh nga të dy anët: nga veriu e nga jugu.Nga Ferizaj e nga Shkupi. Edhe kënga e thotë: "Ndihmë sulltan se sot mbarova". Dhe ndihmat nuk i mungojnë pashait. Ato po vinin. Janë mbi shtatëmbëdhjetë mijë të armatosur deri në dhëmbë: batalione dhe bateri ushtarësh me topa, me  mitralozë. Sepse Perandoria, ndonëse  po jepte grahmat e fundit, ende shtrëngonte dhëmbët. Por tash kërkohej tjetër strategji. Edhe vdekja detyrimisht s' është një opsion. Kërkohej një tërheqje. Tërheqje jo për të ikur nga lufta por tërheqje për të luftuar përsëri. Tërheqje taktike. Kur oratorin e  madh të Greqisë,  Demostenin,  që kishte ikur nga beteja, e kishin shpotitur se përse kishte ikur , ai ishte përgjigjur me një filipikë të tij brilante: Ika që të luftoj përsëri! Edhe Idriz Seferi me trimat e tij kishte ndjekur po atë taktikë. Po atë strategji. Po atë mendësi. Ishte larguar, sërish për të luftuar. Që të zinte pozicione të tjera në një territor më të gjerë. Dhe ashtu bëri sa gjeografia e luftimeve të tij u zgjerua. Por vjen çasti edhe ai zihet. Madje edhe dënohet sa nga  armiku i gjysmëhënës islame, aq edhe nga hasmi i kryqit pravosllav serb. Por luftëtari nuk njeh tjetër jetë: sa del nga burgu, përsëri e drejt në llogoret e luftës. Tamam si në vargun e Kadaresë: "Nga lufta vijmë në luftëra shkojmë". Bashkë me Isa Boletinin, Bajram Currin, Hasan Prishtinën. Sa në Vranjë, sa në Leskovc, sa në Gjilan. Çdo herë zgjuar me pushkë në istikame dhe në llogore të luftës.

*

P.S.

Po sot si është Kaçaniku? Ku janë pinjojt e Idriz Seferit? Sot paksa gjërat kan? ndryshuar. Gjysm?hëna islame po sillet andej vërdallë!!!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx