E merkure, 30.04.2025, 05:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Lëreni njeriun të qajë!

E premte, 18.04.2025, 06:50 PM


Tahir Bezhani:

LËRENI NJERIUN TË QAJË!

Kur njeriun e prek dhimbja në palcë

E zjarri djeg damarëve të zemrës

Shqetësimet lëvrojnë gjymtyrëve  të trupit

Vetëm mjegull shikon, dridhje ndien

E   prushi brenda ndizet e fiket si vetëtimë

Pastaj shikon zharavën e shkriftë

Si lëmashk loti, si rrëshirë...

Lëreni  të çajë me lotin që shpërthen zemrës

Të zbrazet ajo kupë dhimbje si helmi

Një botë tjetër ka  secili njeri

Shkarkesa ndihmon dhimbjen,  shpirtin

E pastron zemrën përmes lëngut të syve

Andaj, lëreni njeriun të qajë

Dhimbja për njeriun të  jep nder

Të bënë krenar....

Gjakovë, 07.12.2024

KUR TË VDES...

Kur të vdes

Do jetë ditë me diell,

Me lule maji e aromë

Nga pak erë do fryjë

Do pikla shiu rrokullisen shpateve

Ejani në lamtumiren e fundit

Shikojeni atë ngjyrë të zverdhur pa frikë

Ndryshon ylberi  jetës, venitje pëson

Kujdes, mos qani me lot

Mos i tremni zogjtë përreth

Cicërimën e ëmbël ta ndjej

Nëse zemra vetvetiu ju dridhet

Dënesni në heshtje, përtypni  dhimbjen

Ç’malluni me kujtimet ashtu siç dini...

Me kryeneçësinë time  të paepur

Së fundmi  pajtohuni

Mos ejani  të pispillosur,

Me  kollare, të parfumosur..

Hidhërohet lapsi mes gishtërinjve

Nxihet fleta e bardhë...

Kur të vdes,

Në varrim  të vijnë skamnorë

Me rroba të vjetra e faqebardhë

Me arna  të shqepur, këmbëzbathur

Ata dinë të lexojnë letrën e jetës

Ata qajnë, vajtojnë siç u dikton zemra

I dua e më duan...

M’i njohin dhimbjet e fshehura në shpirt

Ua kam puthur gjithmonë këmbë e duar

Sakramenton askush sikur ata nuk ma lexon

Më larg ushton dhimbja

Se trillimet e kota....

Gjakovë,07.12.2024

RRUGA IME....

Mbaj mend saktë rrugën e gjatë

E dij se ecja ngadalë e herë edhe me vrap

Ndalesha akullimit rrugor

E rrëshqisja padashje

Më shtynin edhe nga pas....

Tatëpjetave mbushesha fryme, të pëlcas

Humnerave u ikja e në to rashë

Për flokë si rrënjë lisi më tërhoqën

Volli frymëmarrja ime gjatë

Kryqëzoreve të rrugëve lëndova këmbët

Gishtërinjtë e këmbëve i thërrmova  gjembave

Gjurmët e  lëndimeve  buzëqeshin me kohën

O Zot, kah shkoj kjo qenie?!...

Herët provova edhe valët e detit

Pa më mësuar askush  të notoja

Më hidhen anash valët

Fati e deshi të shpëtoja

Miqtë imituan varrimin tim në rërë

Vendosen gur te koka e te këmbët

Kinse po qajnë, sa shumë buzëqeshnin

Ndien dhimbje për emrin tim  të vogël,

Pa testament...

Rrugëtimi im i gjatë

Emër i fshehur n’guaska

Dhimbje e pashkruar kurrë

Dje e as sot.....

Dhjetor, 2024



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx