Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Vendi i ekzekutimit
E marte, 15.04.2025, 06:52 PM
Ky është vendi në të cilin janë pushkatuar më 14.4.1945, 17 të dënuarit me vdekje të gjyqit special, në “Kodrën e Priftit” (kodër që Mbreti Zog ia kishte dhuruar Visarion Xhuvanit).
Një
vit më vonë, më 14 shkurt 1946, po në të njëjtin vend, diktatura komuniste
pushkatoi ish-regjentët Lef Nosi e Atë Anton Harapi dhe ish-kryeministrin Maliq Bushati.
Kur
u dënua vetë në vitin 1949, kryetari i gjyqit special Koçi Xoxe, deklaroi se të
gjitha vendimet me vdekje ishin marrë paraprakisht nga Byroja Politike.
Në
vitin 2004 (fotoja e asaj kohe) u bë pa rezultat një përpjekje për të gjetur
eshtrat e personave të ekzekutuar të gjyqit special. U gjet dicka simbolike.
Ndërtimet
me dhe pa leje, si dhe shkaqet e tjera natyrore, bëjnë të pamundur kërkimin e
eshtrave të pagjetura në pjesën dërrmuese të tyre.