E merkure, 30.04.2025, 05:30 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Në detin ilirik të Adriatikut zbulohet një rrugë e shtruar që daton para shtatë mijë viteve

E hene, 14.04.2025, 06:54 PM


Në detin ilirik të Adriatikut zbulohet një rrugë e shtruar që daton para shtatë mijë viteve

Nga Fahri Xharra

Një rrugë e ndërtuar para 7000 vitesh u gjet në fundin e Adriatikut, në brigjet e Kroacisë. Ky zbulim monumental po hap një kapitull të ri në studimet e civilizimit të Neolitikut dhe të infrastrukturës së transportit në kohërat parahistorike.

Arkeologët e udhëhequr nga Mate Perica i Universitetit të Zarës vërejtën këtë rrugë parahistorike të lidhur me një vendbanim në ishullin e Korçullës, duke analizuar fotografitë satelitore të fundit të detit. Ata panë një rrugë të mbuluar me gurë, katër metra të gjerë.

Të habitur nga renditja e gurëve, u vërtetua se bëhej fjalë për një udhë prej guri, si dhe u zbuluan shumë artefakte të tjera, si vegla pune prej guri. Gjetja e objekteve të ndryshme prej qeramike e vërtetoi më tej se bëhej fjalë për një rrugë ndërlidhëse.

Ky zbulim nxori në dritë faktin se të parët tanë ishin në gjendje të ndërtonin rrugë për të lidhur vendbanimet me burimet e duhura. Ai na bën të kuptojmë se njeriu i Neolitikut ishte më i zhvilluar se sa mendohej deri më tani.

Gjakovë, 14.04.25



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx