Kulturë
Kozeta Zylo: Polifonia Labe Kryevepër e Trashëgimisë Gojore të Njerëzimit
E enjte, 10.04.2025, 06:58 PM
Polifonia Labe Kryevepër e Trashëgimisë Gojore të Njerëzimit
Kumtesë
në Harvard, më 6 prill, 2025
Nga
Keze Kozeta Zylo
Nuk
është aq e lehtë që të mbash një kumtesë të tillë si Polifonia Labe këtë
kryevepër të Trashegimisë gojore të njerëzimit.
M’u
desh nje studim i gjatë i detajuar për të arritur në këto përfundime llogjike
dhe për t’ja sjellë publikut në këtë tempull të dijes së njerëzimit.
Cfare
binomi i mrekullueshem krijohet midis Harvardit ky tempull i dijes së
njerëzimit dhe Polifonisë Labe kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit mbrojtur
nga UNESCO, më 25 nëntor 2005.
Që
të bëhesh një oratore e vërtetë, apo të shkruash me elegancë dhe art o duhet të
mësosh tekstet e folklorit të këngëve labe, apo për më tepër t’i këndosh, ose
duhet të mësosh përmendsh dhe të intepretosh Lahutën e Malcis të Gjergj
Fishtës.
E
meqënse kam si temë polifoninë labe kumtoj se kënga labe sjelle histori të
pashoqe të Kombit tonë, jo vetëm të viseve jugore, por në mbarë Shqipërinë, në
mbarë trevat e lëna jashtë nga perandoritë dhe fuqitë e mëdha europiane.
Duhet
të më kuptoni miq te dashur se nuk ka banor që lind në ato vise të mos rritet
qysh në bark të nënës me këngën labe. Të
dëgjoje nënat e bebeve me ninullat më të bukura, më të ëmbla pranë veshit duke
pirë sisë dhe duke u nanurisur për gjumë doemos do të pasuroheshe do të
visheshe me dritë.
Qysh
fëmijë jam magjepsur me zërat e marrësit, kthyesit dhe hedhësit dhe isove të
grupit. Dasmat labe, vajtojcat labe,
darkat familjare kanë qenë një nga universitetet më prestigjioze shpirtërore,
ndryshe do të këndonin të gjithë. Por jo
kjo nuk më rezulton kurrë, po qe se nuk je lindur dhe rritur në viset jugore
aty ku këndohet kënga labe.
Po
si spjegohet kjo magjepsje, kjo jetesë qëkur ka lindur njerëzimi bashkë me
këngën në buzë? Është fuqia e artit,
metaforat e hatashme të pa mësuara në shkollat teknike, por nga folklori gojor,
drithërues, gjetjet gjeniale brez pas brezi.
Si
këngët erotike, burrërore, epike, luftarake, vajtuese janë shndritëse,
verbuese, goditëse në zemër, në sy, në vesh dhe gjëmojnë sa tunden malet. Ç’i
kanë punuar barbarët tokës sonë mëmë, por nëse nuk do të ishte kënga folklorike
e Kombit si dhe e Labërisë shumë ngjarje historike do të zhdukeshin nga faqja e
dheut. Ja le të kujtojme vuajtjet e tmerrshme,
djegiet, vrasjet, kalbjet nga shovinistët e regjimit grek në vitin 1913 dhe si
e kanë perjetësuar në kengen labe këto gjëma kënduar nga grupi i Tepelenës në
festivalin folklorik të Gjirokastrës.
“Seç
na erdhi greku me urë në dorë/ Gratë e Kurveleshit shkojnë për në Vlorë/ Me
djepe në krah, me foshnja në dorë/ Qaj, moj Shqipëri, ulëri e gjorë…”
Kënga
është ulëritëse, e frikshme, e llahtarshme përjetimet që panë gratë e labërisë,
kur pane fqinjin e marrosur duke ecur në këmbë dhe duke djegur e shkretosur çdo
gjë që gjenin përpara s’të hiqet kurrë nga mendja. Nënat me djepe në krah u arratisën për në
ullishtet e Vlorës, në vendin që të gjenin paqe pranë ullinjve. Degët e ullirit u binin mbi krye foshnjave që
po gjenin paqe në qiell të hapur nga banditët grekë. Kjo është histori e shkruar letërsi gojore
folklorike, është gjëmëmadhe dhe nuk ka nevojë fare të dëshmosh me historianë
apo pseudohistorianë që mohojnë, por jo kënga labe në grup, në ecje, lëvizje
dhe kudo tregon tmerret qe panë dhe hoqën me sytë e tyre në vinin 1913, një vit
pas shpalljes së Pavarësisë. Nuk mund ta
duronte dot fqinji Pavarësinë e Shqipërisë, por rrëmbeu urat e zjarrit për t’i
vënë flakën Labërisë dhe viseve jugore.
Natyrisht
jam me fat që jam rritur me artin e këngës labe magjepsëse, me historitë dhe e
pamundur t’i përmbledhësh në këtë
kumtesë, por po sjellë disa më pikantet në zemrën time dhe të popullit si
“Bilbilenjtë ” që mjerisht brezi i ri
sidomos i lindur dhe rritur ne Diasporë vështirë se mund t’i ketë dëgjuar. Ndaj na del detyrë
ne edukimin historik dhe estetik.
Të
mësosh për bilbilenjtë e Labërisë është si të kesh miq gjithë bilbilat e pemëve
që këndojnë që deri më sot s’ka zog nga lloji që i arrin në zërat e tyre në
kor.
Kur
e dëgjoj këngën Trembedhjetë Bilbilenjtë apo e këndoj si një amatore gati
“çmendem” në kuptimin metaforik, më vë në mendime si psh: Si është e mundur që
këta Trembëdhjetë Bilbilenjtë vanë në litar vetë, jua kërkuan si dëshirë të
fundit barbarëve.
Po
ç’ishin këta Bilbilenjë, këta luftëtarë të paepur për Shqipëri?
Birbilenjtë
kanë qenë një çetë kaçakësh shqiptarë të viteve 1850-60, qëkur u kapën nga
autoritetet turke ishin 13 vetë, edhe pse grupi kur ishte aktiv shkonte deri në
50 vetë. Emërtimi u ngeli në kujtesën popullore nga emrat e komandantëve,
Bilbil Shako e Bilbil Resuli. Ishin kryesisht të rinj të fshatrave Nivicë,
Rexhin, Gusmar, Progonat, Lekdush, Smokthina e nga zona të tjera të Labërisë.
Sulmonin karvanët ushtarakë turq, fama e tyre bëri që për shumë vite,
autoritete turke t’i rrinin larg krahinës së Kurveleshit. U kapën me tradhti
dhe u ekzekutuan me varje në Janinë.
Çfarë
krenarie! Të mbrosh Labërinë, këtë zonë
të jashtëzakonshme për Kombin për Jugun nga Bilbilenjtë dhe të mos lesh një Perandori
turke më e madhja në botë të mos shkelë në trojet e Labërisë është më shumë se
heroike, është gjithçka kombëtare dhe do kenë nderim në përjetësi! Ja si ju
këndohet në këngët labe:
Bilbilenjtë
trembëdhjetë/Vanë në litare vetë/ -Ngreu Bilbil e hidh litarë, -Dale bej të
dredh cigarë/ Se s'jam çanaku me dhallë/ Po jam Bilbili me pallë.../Lanet paç
Xhelal Voshtina/Vare trembëdhjetë trima...
Interesant
shkencor mjekësor janë shumë fakte që mësohen nga këto këngë për trimat
legjendarë. Me ka lindur pyetja se pse
bilbilenjtë e Labërisë kërkuan cigare dhe këtë e mësova nga ata. Gjatë varjes ngaqë mungon oksigjeni, të
varurit përpiqen të hapin gojën e të nxjerrin gjuhën jashtë, natyrisht nje
transformim i fytyrës, ndjenjave e gjithçka. Nëse shtrëngon diçka në dhëmbë
gjuha nuk del jashtë, dhe është kjo arsyeja për të cilën Bilbili kërkon cigare.
Se
s’jam çanaku me dhallë/ Po jam Bilbili me pallë.
A
nuk jane 13 male më këmbë siç thotë dhe grupi i Rexhinit në festivalin e
Gjirokastrës më1988? C’bën gurra popullore,
me forcen e artit, me gjakun e zemrës arrin të sjellë këto mrekulli folklorike
pranë nesh.
Të
gjitha etapat nëpër të cilat ka kaluar historia e Kombit tonë nuk ka këngë labe
që të mos i ketë përjetësuar sikur të jetë një akademi shkencore botërore, pse
jo një Harvard. Ja le të hidhemi në
betejën e famshme të grykës së Mezhgoranit ku fashistët italianë lanë kockat ne
Mezhgoran, ne ato male aq të larta, ata erdhën të pushtonin trojet tona, me
bomba dhe municione, por gjetën vetëm vdekjen…
Biri
i Labërisë, Ylli i Lirisë Asim Zeneli ra heorikisht në betejë, atje ku vriten
vetëm trimat. Mezhgoranasit i kënduan në
këngën labe: Te Gorica në të dalë/ O Asim, o lule djalë/ Të mori plumbi në
ballë/ O Asim, o biro djalë!
Çfarë
ligjërimi nënash duke e thirrur, bir, djalë, lule e rinisë!
Asim
Zeneli ra si burrë në fushë të betejës në Mezhgoran kunder fashisteve italiane,
me 2 korrik 1943.
Një
nga grupet polifonike më autotkton dhe me unik në gjithë Kombin është Grupi i
Arrëzës së Madhe Tepelenë. Kjo këngë ka lindur
bashkë me arrëziotët kushedi në ç'shekull daton dhe këndohet në grup. Magjia e këngës është se po transmetohet ndër
breza, por natyrisht duhet një studim i mirëfilltë nga historianët e artit dhe
të kulturës për këtë pasuri kombëtare.
Sa herë e dëgjoj këngën “Lule Fejzo Arrëza” magjepsem për forcën,
timbrin, muzikalitetin, vibrimet e kthimit, të marrësit, të hedhësit dhe të
isove. Çfarë larushi ngjyrash në zë dhe
në forcën e përcjelljes! Askush s’mund
ta këndoj këtë këngë. Kendohet per
heroin Fejzo Arrëza që u vra në vitin 1878 nga andartet greke. Fejzo Arrëza legjendari i luftërave heroike,
vuri nën komandë rreth 200 burra për të luftuar me trimëri kundër andartëve
grekë.
Arrëza
e Madhe ka marrë pjesë në 1981 në Festivalin e Gjirokastrës dhe ja vargjet:
Dielli
majave seç ra, lule Fejzo Arrëza/ erdhi çobanka të tha: ik o Fejzo mos u vra/
se ata janë 40 e ca! U përgjigj trimi me pallë/ Fejzua nuk iken i gjallë/ pa e
bërë kërmë dynjanë, leonillën me gjithë vëllanë/ lule Fejzo Arrëza/ në
shpëtofsha këtë radhë, nuk e le hakun pa marrë, mos paca faqen e bardhë,
vuvu-së po si vura zjarrë/ Lule Fejzo Arrëza.
Apo
kënga për trimin për Hodo Nivicën i cili ishte një prijës popullor në
Kryengritjen e vitit 1847 kundër reformave të Tanzimatit, krahas Tafil Buzit,
Zenel Gjolekës, Çelo Picarit. Ata bien
në betejë si heronj të vërtetë, si heronjtë e antikitetit, si heronjtë kudo.
Çfarë
force, cfarë gjëmash iu kanë ndodhur pranë syve, por ata nuk pyesnin luftonin
dhe populli me magjinë e fjalës duke i ngritur në qiell i këndon:
“Gjylja
mbi kokë i ra/ Koka më dysh iu ça/ Ai bën sikur se pa…”
Është
vërtetë epike, heroike, frymëzuese gati e paarritshme. Ai u vra gjatë sulmeve malazeze në Veri në
Shpuzë të Podgoricës, më 1852.
Këto
këngë autoktone kanë efekte tronditëse, çudibërëse dhe të sjellin si në film
gjithë ato male, qiej dhe jehonën e Vjosës që s’do të ndalojë kurrë.
Apo
kënga për Tafil Buz mustaqeziu që i vuri kufirin tek thana Perandorisë turke.
Ai ishte udhëheqësi kryesor i kryengritjeve antiosmane në Shqipërinë e Jugut në
vitet 1828-1847. A e kuptoni se çdo të thotë që një djalë buzjot nuk i pagoi
taksat nuk u bë skllav, mbrojti trojet e veta dhe i dërgoi osmanet me bisht
ndër shalë në Anadoll? Hajde ta kuptoj brezi i ri që me siguri se kanë idenë
kush ishte ky trim i pashoq nga Buzi i Tepelenës? Ndë Stamboll karta dërgojnë/
Se
raeja po lëftojnë/ Se e dinë me kë lëftojnë/ Me Gjon Lekë Kuçin thojnë/ Gjon
Lek’ e Hodo Aliu/ Mbë dorë palla ç’ju ngriu/ Tafil Buz-mustaqeziu/ Nga Gryk’ e
Kuçit arriu,
E
meqënse na hodhën fatet në emigrim e pamundur mos të citoj disa vargje nga
kënga perlë e Neço Mukos si:“Vajz’ e
valëve” ku shumë vasha dhe djem në emigrim gjejnë vehten
Vajz’
e valëve/ zëmëra s’ia mban/ mbi një gur anës së detit/ qan, e zeza qan/ e
mjera, qan e zeza qan/ Pret atë që pret/ dhe një dhëmbje ndjen/ Gjithë bota
ven’ e vine/ po ai nuk vjen/ e mjera, po ai nuk vjen.
Historia
shkruhet lirisht dhe plot art edhe në lidhjet shpirtërore midis Kosovës dhe
Shqipërisë. Një këngë e tillë rrëmbeu
zemrën time dhe të Qemalit nga “Thesaret Labe” me drejtor artistik Viktor Aliu
të cilët për herë të parë u ftuan nga Alba Life në Diasporë. Pra nje grup lab vinte për herë të parë nga
Shqipëria dhe tundi Nju Jorkun. Kënga
si: Tungjatjeta moj Kosovë,
Vjen
nga motër Labëria/ Na bekoi Zoti me gojë/ Të jemi një gjak të dyja.
Moj
polifonia jonë/ Mbretëreshë në rruzullime/ Gju më gju fjalën e shtron/ Me lahut
e çiftelinë.
Kur
këndojnë “Thesaret Labe” nga Shqipëria magjepsem dhe nje Vjosë lumi të tërë
derdh nga sytë e mi të lagur nga lotët e mallit. Në këtë këngë që ka fjalët më të bukura dhe
më shpirtërore si dhe më të kërkuarat nga populli, larg nga politikanët,
bashkohemi dhe bëhemi një.
Këta
janë bandillët e këngës labe që e këndojnë aq në mënyrë të hatashme dhe mbollën
në zemrat tona një Pemë Arbërore me rrënjë sa vetë lashtësia e njerëzimit.
E
pamundur të mbledhësh gjithçka në këtë kumtesë për polifoninë labe. Një vend tejet artistike të veçantë zënë
vajet labe, ja po sjelle nga legjendari i këngës labe Maliq Lila kushtuar nënës
Erdha
të putha gjirin e tharë/ Por dot nuk t'a nxorra mallë/ Oh nënë/ Det i thellë e
i pamatur dhëmbshurie/ Sa më prite atë natë...ti e dije/
Duke
dëgjuar këngë vaji, duke marrë pjesë në shumë morte, unë nuk mbaj mend që në
anët tona të labërisë apo toskërisë në përcjellje të njerëzve në botën tjetër
te ndodh që gratë të mos i përcjellin me ligje, me vaje. Te jesh në këto ceremoni të shkulet zemra
prej vendit, nga arti drithërues dhe fjalët që i thurren të vdekurit. Vajtimi është një pasuri tjetër e artit të
polifonisë labe, jo më kot korifeu i letrave shqipe, një nga figurat me
emblematike të Kombit, student i Harvardit ku jemi mbledhur sot, Fan Stilian
Noli lë amanet: “Kur të vdes të më përcillni me këngë labe”
Le
te permendim edhe këtë vaj ne Himarë se si motra qan të vëllanë:
Vëllai
nurë; Korba ditë e korba natë; O biro, biri im; Derëzeza që në ballë; U e zeza
për vëllanë; E zeza, o rrënjëdalë; O rrënjëdali vëlla, Hajmedet.
Vërtetë
ngulçet e klithmave vajtore nga vajtojcat e Labërisë janë këngë të përvajshme,
në shpërthime të dhimbjes për të vdekurin që s’kthehet më.
Në
fakt këto janë rite mortore në gjithë vendin, psh në Eposin e kreshnikëve Kënga
“Ajkuna kjan Omerin” është e jashtëzakonshme, afektuese, ku me të drejtë ne
ishte një historian i lashtë grek shkrimet e Herodotit, i cili fliste për
vajtimet kolektive të Ilirëve”.
Në
veprat e Herodotit gjejmë të dhëna të shumta për pellazgët dhe ilirët.
Këngët
labe të dashurisë janë një minierë e pasur me xhevaire metaforash, vitalitet
krijues, që nga koha më e lashtë e deri në ditët tona. Ja le të sjellim një
prej tyre që mban vulën e Bardit të poezisë labe Lefter Çipa si:
O
duke tundur zbret nga mali/ Me shaminë lidhur te balli/ Tundu moj bejkë e
bardhë, tundu/ Natën me hënë, duku! Bejkë e bardhë e borë e malit/ Ti je ilaçi
i çobanit/ Kur mbush ujë te burimi/ Më dukesh si lule prilli.
Apo
kënga aq e dashur si “Vito, më iku fiqiri”
Marrës:
Nazif Çela, Vitori Balili
Vito¹,
më iku fiqiri/ kur dole përpara tëndës/ Djalë, të gënjeu syri/ duket nga
argjëndi Hënës/ -Shkoi Vita, shkoi/ mënt’ e mia vanë/-Një faqe behari, djalë ta
këputa xhanë/ -Një faqe behari, vitëç’ma këpute xhanë/ -Shkoi vita, shkoi/
djalë? Mënt’ e tua vanë.
Çfarë
bashkëbisedimi midis djalit që po i ikën fiqiri nga dashuria dhe pasioni për
të, i iku mendja nëse Vito nuk i fal dashurinë.
Ndjesitë
e ëmbla gjer në pejzat shpirtërore e bën këtë këngë shumë të njohur dhe të
dashur për publikun kënduar mjeshtërisht nga grupi i Vranishtit.
Apo
kur ju këndojne djemtë vashave si: O moj vashë e bukura/ ndaj të mora me Sevda/
Sevda kam sa përvëlohem/ por jam djalë e turpërohem…Të kesh mall per sevdanë
time….
Apo:
Fol e mos fol/ fol se kam Sevda/ belin e holle/ Hajde marshalla/ ose: O sevda
ku më kulise/ me dy cica byrynxhyke (te holla)
Keto
janë vargje me një muzikalitet të ëmbël si vetë dashuria, farfuritëse.
Këto
këngë bëjnë që vashat të hedhin vellot e bardha si perëndeshat e bukurisë
ndërsa djemtë me qylafet e bardha kanë magjepsur botën me larushi ngjyrash çka
është një pasuri e rrallë e artit shqiptar në botë.
Këto
këngë labe janë magjistare shumëzërëshe dhe bëhen hënë e praruar në botën e
pafund. Zërat si gurgullimë krojesh nga
gurët e zalleve të bardhë, janë shenjtëri, janë bekim i ruajtjes së
trashëgimisë popullore të ruajtur në gjak, në zemra, është padyshim ADN-ja jonë.
Polifonia
Labe është mbreteri arti, një pasuri botërore, ndaj e kemi detyrë ta ruajmë se
është ndërgjegje dhe pasuri e Kombit, është kryevepër e trashëgimisë gojore të
njerëzimit
Autorja
e shkrimit është shkrimtare, autore e tetë librave, publiciste, mësuese dhe
bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në gjithë
New York-un dhe në Albany si dhe ka marrë titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit
të Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Photo Credit: Bujar
Veselaj
Referencat:
1-Prof. Dr. Bardhosh
Gace, Spiro Shituni “Polifonia Labe”
2-Prof. Dr. Rami
Memushaj “Histori e Kurveleshit”
3-Herodoti Historiarum,
libri IX edit. Henr. Rudolph.
Ps: Nuk lejohet kopja
dhe shperndarja pa lejen e autores