Kulturë
Kozeta Zylo: Labëria dhe Polifonia Labe në Harvard
E marte, 08.04.2025, 06:59 PM
Labëria Dhe Polifonia Labe Në Harvard
Labëri
o mal i rëndë,
Për
Kombin qëndron në këmbë!
Nga
Keze Kozeta Zylo
Në
mjediset e Universitetit të Harvardit, Shoqata “Labëria” Boston ishte e ftuar
nga Departamenti i studimeve te Gjuhës Shqipe në Harvard. Në këtë universitet prestigjioz në Fong
Auditorium, Boylston Hall u mbajt konferencë unike ku u eksploruan traditat e
pasura dhe trashëgimia polifonike e Labërisë.
Çfarë
binomi i mrekullueshëm u krijua midis Harvardit ky tempull i dijes së
njerëzimit dhe Polifonisë Labe kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit
mbrojtur nga UNESCO, më 25 nëntor 2005.
Ishte
krenari të ishim të ftuar si media “Alba Life” dhe të mbaja një kumtesë në këtë
konferencë dhe natyrisht këtë krenari ndjenin të gjithë njerëzit që vinin të
gëzuar dhe në grupe për të marrë pjesë.
U
mblodhën lebërit e Bostonit të Diasporës dhe midis tyre nga gjithë trevat
shqiptare se Labëria është njësh me ta, ashtu siç ka thene Noli se: “Kur Kombi
rënkon Labëria është në këmbë”. Kjo
meritë i takon Shoqatës “Labëria” me presidente Rudina Bardhi dhe sekretar të
saj z. Subi Cako të cilët bashkë me shoqatën stafin punuan fort për të
realizuar këtë ditë të veçantë, të jashtëzakonshme.
Salla
filloi te zbukurohej me fustanellat e bardha dhe qylafin e bardhë si bora e
maleve me pipëz në majë, traditë e lebërve.
Moderatorja
një vajzë simpatike dhe plot mirësi Greta Bajrami e veshur me kostumin kombëtar
prezantoi programin që u mbajt në konferencë për Labërinë.
Konferencën
e hapi i zoti i shtëpisë, z. Faton Limani një djalë plot kulturë i cili na bën
të ndihemi krenar si shqiptarë që është në Harvard. Ai është udhëheqës i studimeve të gjuhës
shqipe në Universitetin e Harvardit.
Mbasi i uroi gjithë pjesëmarrësit ndër të tjera tha: “Se është nder që
të hapim këë konferencë unike për trashëgiminë e Labërisë dhe njëkohësisht
homazh për të gjitha ata që kanë kontribuar ndër breza për ta ruajtur këtë
traditë të mrekullueshme. Kjo konferencë
nuk është vetëm për të kënduar dhe hedhur valle, por për të nderuar dhe folur
për historinë e Labërisë në këtë sallë historike në Universitetin e Harvardit.
Shpirti i pasur i Labërisë na solli këtu dhe ju uroj të gjithëve ta kalojmë
gëzuar së bashku.
Në
emër të shoqatës “Labëria” përshëndeti znj. Rudina Bardhi kryetare e kësaj
shoqate. Ajo midis të tjerash tha: është
nder dhe privilegj të flas këtu në emër të shoqatës në një nga universitetet me
të famshme në botë dhe të sjellim traditat tona të mrekullueshme. Shoqata “Labëria” lindi nga dashuria për të
mbrojtur Mëmëdheun, këngën labe dhe traditat e saj. Në zemër të saj është kënga labe, një zë që
s’ka heshtur kurrë, është zëri i Labërisë që po e dëgjojmë në këtë konferencë
dhe që ruhet si trashëgimi botërore në UNESKO. Zonja Bardhi foli për historikun
dhe vizionin që do të ketë kjo shoqatë në të ardhmen.
Autorja
e këtij shkrimi mbajti kumtesën: “Polifonia Labe Kryevepër E Trashëgimisë
Gojore Të Njerëzimit”. Midis te tjerash
tha:
Nuk
është aq e lehtë që të mbash një kumtesë të tillë si Polifonia Labe këtë
kryevepër të Trashegimisë gojore të njerëzimit këtu në Harvard në universitetin
prestigjioz në botë.
M’u
desh një studim i gjatë i detajuar për të arritur në këto përfundime llogjike
dhe për t’ja sjellë publikut në këtë tempull të dijes së njerëzimit.
Që
të bëhesh një oratore e vërtetë, apo të shkruash me elegancë dhe art o duhet të
mësosh tekstet e folklorit të këngëve labe, apo për më tepër t’i këndosh, ose
duhet të mësosh përmendsh dhe të intepretosh Lahutën e Malcis të Gjergj
Fishtës.
Ajo
falënderoi z. Faton Limani për mikpritjen dhe kujdesin e punimit të konferencës
unike në Harvard dhe tha se ndihej krenare me integrimin e tij plot kulturë në
Amerikë.
Në
ekran u shfaq me video regjistrim fjala shkencore dhe mbresëlënëse e
Prof.Asoc.Doc Zaho Golemi.
Skulptori
dhe piktori Ndriçim Bejko dhuroi pikturën Kanuni i Labërisë. Ndërsa e shikoja këtë pikturë të
mrekullueshme natyrshëm kujtoja se çfarë është ky libër me kaq vlera. Ai është një monument kulture, i kushtohet
Labërisë dhe njerëzve të saj, të cilët kanë luftuar për ruajtjen e identitetit
kombëtar, gjuhës, zakoneve e traditave të veta kulturore të trashëguara nga
paraardhësit e tyre Ilirët. Shpalos një sistem vlerash të larta morale si dhe
parimet themelore juridike të mbrojtjes së nderit, burrërisë, fisnikërisë,
besës, mikpritjes, bujarisë, parimet e barazisë, të gjakut, të lirisë, ashtu
siç pasqyrohen në të drejtën zakonore mbarëshqiptare.
Grupi
Lab si bilbila të vërtetë kënduan këngën me titull: Labëri syri me çika, s’të
lemë të humbas tradita, apo këngën sorkadhja…
Zonja
Edlira Sulaj përshëndeti konferencën si drejtuese e Fondacionit “Tradita
Popullore” Tiranë.
Ansambli
“Vallet tona” Worcester i udhëhequr nga Dhimitraq Demiri performuan plot art
dhe kulturë.
U
performuan gjithashtur vallja e Tropojës dhe vallja e Osman Takës.
Në
emër të Katedrales së Shën Gjergjit Boston përshëndeti Dhimitraq Demiri,
Kryetar i Bordit drejtues.
Në
emër të Albanian Roots përshëndeti Bedrana Duka ku grupi i tyre nen drejtimin e
Angjelina Nikës intepretoi vallen e luleve, Tropojës dhe bjeshkëve.
Nga
Montreali kishte udhëtuar atdhetari i zjarrtë Ajet Nuro me bashkëshorten e tij
fisnike i cili përshëndeti në emër të te komunitetit lab në Montreal Kanada.
Grupi
lab Boston intepretoi Trëndelina Vergje-Vergje.
Në
emër të shoqatës “Ulqini” New York përshëndeti kryetari i saj atdhetari z.
Xhemal Lanica.
Në
emër të TV “Alba Life”, bashkëthemeluese e TV dhe shkollave Shqipe si dhe
kontribuese në këtë media përshëndeti Klodiana Zylo e cila që prej Janarit të
këtij viti, ka filluar klasa në Harvard me dëshirën të mbaroj Master of
Management nga Harvard University.
Patrioti
dhe filantropi Eduard Zeneli përshëndeti në emër të Bijve të Shqipes.
Nga
Albanian American Dreams Pennsylvania përshëndeti gazetarja Eva Dori.
Baba
Elidon Pashaj përshëndeti në emër të Teqesë Detroit Michigan.
Në
emër të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria” Nderi i Kombit Tiranë
përshëndeti Artan Pasholli, anëtar i kryesisë i cili i dorëzoi çertifikatën e
nderit Shoqatës “Labëria” Boston.
Konferenca
u mbyll me Grupin Lab me këngën labëri monedhë e shtrenjtë/ flori me karat të
rëndë/ Sa herë dëgjoj emrin tënd/ kush është lab ngrihet në këmbë.
Salla
u ngrit me ovacione në këmbë, sepse janë vargje tejet emocionuese, rrënqethëse
dhe dashuri e pakufishme për Atdheun, Labërinë. Kënga e tyre dukej sikur
përhapi një dritë shndritëse, përmbyllëse për konferencën ashtu siç e meriton
Labëria jonë, Polifonia Labe kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit.
Konferenca
u mbulua nga mediet TV Alba Life me president dhe producent Qemal Zylo
ABM
Studio nga Ardian Murraj Worcester dhe nga Eva Dori Albanian Dreams.
Photo
Credit: Veseliphotography Bujar Veseli
Autorja
e shkrimit është shkrimtare, autore e tetë librave, publiciste, mësuese dhe
bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në gjithë
New York-un dhe në Albany si dhe ka marrë titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit
të Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
6 Prill, 2025
Harvard University
Cambridge, Massachusetts