E merkure, 30.04.2025, 05:25 AM (GMT+1)

Mendime

Jusuf Buxhovi: Pushtimi italian i Shqipërisë - Fillimi I Luftës së Dytë botërore

E hene, 07.04.2025, 06:59 PM


PUSHTIMI ITALIAN I SHQIPËRISË, MË 7 PRILL 1939 - FILLIM I LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Nga Jusuf Buxhovi

"Pushtimi italian i Shqipërisë (7 prill – 12 prill, 1939) ishte një fushatë e shkurtër ushtarake e Mbreterisë së Italisë kundër Mbreterisë së Shqipërisë. Konflikti erdhi si rezultat i politikës imperialiste të diktatorit italian Benito Mussolini. Shqipëria u pushtua në menyrë të shpejtë. Sundimtari i saj, mbreti Zog u detyrua të mërgonte dhe vendi u bë pjesë e Perandorisë Italiane si një protektorat në bashkim personal me Kurorën Italiane."

Në të vërtetë, pushtimi italian i Shqipërisë më 7 - 12 prill 1939, shënon fillimin e Luftës së Dytë botërore dhe jo 9 shtatori i atij viti, kur Gjermania naziste sulmoi Poloninë dhe për disa ditë e detyroi të kapitulojë.

Historiografia botërore ende vazhon ta përhapë këtë diskurs, ngaqë historiografia shqiptare, ende gjithnjë nën diktatin e dogmës ideologjike, nuk ia ka dalë që sulmin e Italisë fashiste, që ishte aleate e Gjermanisë naziste, ta faktojë si të tillë, ngaqë raportet politike dhe ato ekonomike të mbretërisë shqiptare nën udhëheqjen e Mbretit Zogu me Italinë fashiste të Musolinit nga koha e traktatit shtetëror në vitin 1927 e deri në vitin 1937 konsiderohen "veprime antishtetërore të mbretërisë shqitare që çuan te gëlltitja e shtetit shqiptar" dhe jo e një invazioni ushtarak imperialist në përputhje me marrëveshjet nazi-fashishte të Italisë me Rajhun Gjerman për ndarjen e sferave të interesit!

Ky interpretim ideologjik, pamëdyshje sikur lidhet me propagandën e Musolinit dhe aleatëve të tij, se sulmi italian ndaj Shqipërisë nga 7 deri më 9 prill 1939 ishte një veprim në përputhje me aleancat me mbretërinë shqiptare "për bashkim në të njëjtën kurorë", gjë që asokohe ashtu edhe u interpretua edhe nga Britania e Madhe dhe shumë vende të tjera evropiane me të cilat u maskua sakrifikimi i saj si viktimë e parë e nazi-fashizmit!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx