E merkure, 30.04.2025, 05:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Gani Pllana: Mërgimi të djeg

E hene, 07.04.2025, 06:53 PM


Gani S. Pllana

DIKUR

lexonim novela e romane 

i shpërndanim te shokët e shoqet

lexonin edhe gazeta

pritnim

me padurim programin e TVSH-së

e shikonim me perde të lëshuara...

dikur

dilnin në demonstrata

syri nuk na trembej

i dilnim para policit

i dilnim para tankut

kërkonin Universitet

kërkonin barazi

kërkonin pavarësi

kërkonin lumturinë në kaltërsi.

E VËRTETA...

Mos bluaj pa radhë

plaku këshilloi nipin

e vërteta del në shesh

mos e prit herët ose vonë

Andaj ruaje përherë pipin

Lakuriq e në pakohë

kur të ndalësh hovin

papandehur edhe nën hoje

se fusha ka sy e mali veshë

është thënë në këto troje

kujdes djalosh kujdes të kesh

MËRGIMI TË DJEG

Ç’lakmi e dashur rini

rrugëve të mërgimit

ishit shumë e u bëtë lumë

se ku e merrnit atë shpresë

atëherë kur jeta pyeste veten

mes ishullit: të rroj a të vdes

në këtë botë e vend të shenjtë

se mos pak katër stinët e ky vend

që begatojnë Atdheun e shtrenjtë

mërgimi djeg, mërgimi dhemb...

EDHE KËTU JETOHET MIRË

Rini e dashur ju përgjërohem

më së miri  në vendlindje jetohet

zgjohemi me diellin në mëngjes

me një falënderim e një më falë

ndaj prindërve me pak kujdes

siç u kujdesën për ne në jetë

si për sytë e ballit fletë për fletë

me motra e vëllezër të bashkuar

nën këtë qiell rreth sofrës shtruar



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx