E premte, 13.12.2024, 08:19 AM (GMT)

Shtesë » Historia

Ndrekë Gjini: Rivrasja e Azem Hajdarit (V)

E hene, 09.02.2009, 06:01 PM


Vazhdon “farsa gjyqësore” e dosjes së ceshtjes “Hajdari”. Policët dëshmitarë vertetojnë imlikimin e  shtetit në  vrasje 

Policët:  Nuk kemi marrë urdhër për  për të  kapur vrasësit e Azemit

Vrasësit e Azem Hajdarit  kanë  lëvizuar par  gjatë dhe pas  vasjes  me   “Fuoristradë” të   të  Taulant Dedjes 

Policia  është  shkëmbyer  me makinat e  vrasësve  por  nuk ka vepruar pasi nuk ka pasuar urdhër për ta  bërë  një  gjë të  tillë . 

Pas  vrasjes  policia  është urdhruar  të  përforcojë  mbrojtjen  e  institucionve dhe   të   selive të rezidencave të  qëveritarve ndërkohë që  të  vrasësit ekzekutorë janë  larguar të  pashetësuar drejt Tropojës 

Farsa  gjysore e  ceshtjes Hajdari ka  nxjerë  implikimin e   zyrtarve të  lartë të shtetit në  vasjen e azemit . Janë dëshmitarët  pjestarë të  policisë  të  tirruar nag prokuroria që  kanë  deklruar se nuk kishin asnjë  urdhër për të kapuar vasësiat ndërkohë që  nga  ministria e  rendit dhe  drejtoria e  policisë në  Tiranë është  dhënë  urdhëri për shtimin e  forcave policore dhe masave mbrojtse në  zyrat dhe   banesat e  zyrtarve të lartë të shtetit .  Siaps deklraimeve të bëra  para gjykatës nga  disa prej policëve dhe oficerëve të policisë që kanë qënë me shërbim natën e 12 Shtatorit 1998, pas vrajses së Azem Hajdarit nuk është dhënë asnjë urdhër për ngritjen e postblloqeve të policsë për kapjen e autorëve të krimit. Këtë gjë e pohuna pothuajse të gjithë dësmhitarët  me uniformë polcie që u pyetën  në gjyqin e ceshtjes “Hajdari”.
Në fillim të seancës së pestë kryetari i grupit të prokuroriëve të kësaj ceshtje Haxhi Giu, i kërkoi trupit gjykues që të marrë vendim për të nxjerrë jashtë sallës të gjithë gazetarët.Kjo në mënyrë që të mund të fshehë manipulimet skandaloze që i janë bërë kësaj dosje hetomire me qëllim fshehjen e urdhëruesve dhe ekzekutorëve të vërtetë të këitj krimi politik si  dhe  fshejen nag opinioni publik të  dëshmive nag dëshmitarët e  thirur në  gyq që  vertetojnë  imlikimin në krim të zetratarve dhe mbrojtien që u ka rezerura policia  e shtetit  vrasësve menjëhërë pas  atentait  pranë selisë së PD-së .
Mirëpo kjo kërkesë e prokurorit Giu u hodh poshtë me një vendim të trupit gjykues i  cili nuk  guxoi të  miratoajë kerkesën e  prokurorve  pasi   gjyqi  në bazë të ligjit  është  deklaruar   me dyer të  hapuara .
Gjykata pas disa dështimeve radhazi që ka pësaur për caktimin kryesisht të avokatëve Jaho Salihit që është  njëri prej  të akuzuarve  kryesor si vrasës i  deputetit Azem Hajdari,vendosi që këtë të pandehur që gjykohet në mungesë të vazhdojë të mborjë kryesisht Pëllumb Zaimi i cili e ka marrë këtë detyrë i caktuar kryesiht nga prokuroriëqt e kësaj ceshtje por më pas ka dhënë dorëheqje duke ia paraqitur një akt të tillë prokurorëve dhimës së avokatëve dhe trupit gjykues.Mirëpo gjykata pasi ka tentuar të caktojë disa avoaktë radhazi për të mbrotjur Jaho Salihin dhe ka dëshutar në këto përprjrekje urdhëroi që avokati Zaimi të vazhdojë të Mborjë Salihin deri sa të gjendet një avokat tjetër.

Dëshmitaret policë : “Nuk është  dhënë  urdhër për kapjen e vrasësve por për  mbrojtjen e  institucioneve dhe  rezidencave të zyrtarve  të lartë të shtetit”

Seanca e pestë për këtë ceshtje ka nisur me dësmhitë e një oficeri të policisë gjyqësore i cili natën e krimit ka qënë ndër të parët në vendngjarje.Ylber Hoxha oficer i policoisë gjyqësore pranë Komisariatit Nr.1 të policisë në Tiranë tregoi me hollësi dhe në detaje gjithcka ai di rreth kësaj vrasje dhe  gjithëp unën e tij dhe të kolegëve të tij për të ekspertuar vendin e ngjarejs.Por nuk tha se ka dëgjuar të jetë dhënë ndonjë urdhër për ngritje postblloqesh për kapjen e autorëve të krimit..
Madje ky oficer policie deklroi se makina nga e cila është qëlluar Azemi ka levizur me shpejtësi drejt Minsitrisë së Rendit Publik.Ai tha se atë natë janë shoqruar në polici dy përsona të ciëlt kisihn qënë preznet në vendngjarje.Njëra ishte anila Rama punojnëse policie në sallën orperative pranë drejtoirsë së policisë Tiranë e cila u pyet
me cilësinë e dësmhitares dhe tjetri isihte Gëzim Sokoli, që sipas orgnait të hetimit kryente deytrën e rojes në njërën prej kjoskave aty afër vedni ky u vra deputeti Azem Hajdari.
Siaps dësmhitave që sollën suhmë prej policëve që u pyetën makinat e policisë janë shkëmbyer rrugës me makinat e autorëve të krimit por nuk janë ndalur prej askujt.Madje asnjëri prje  që u pyetën nuk tregoi rreth ndonjë urdhëri të dhënë atë natë për ndjekjen e makinave të autorëve të krimit.Nuk kemi dëgjuar të jetë dhënë ndonjë urdhër për ngritje postblloqesh,tha një tjetër  oficer policie i cili atë natë ka qënë me shërbim në sallën opreative.Mynyr Muca  tregoi me detaje se si i ka njoftuar shefat e tij për këtë ngjajre po tha se nuk ma marrë apo shpërndarë ndon jë urdhër për ngritje postblloqesh për kapjen kriminaleve.Muca tregoi se shefat e tij kanë lëshuar atë natrë urdhër për përforcimin e ruajtejs së objekteve dhe vetëm kaq

Vrasësit  me  “ Fuoristradën “  e  Taulant  Dedjes  

Sipas të gjitha të  dëshmive dhe provave  që u adminstruan  në seancën  e pestë gjyqësore të këtij procesi del se njëra prej  makinave  me të cilën kanë levizur autorët e krimit i përkiste Taulant Dedjas, i cili në atë kohë ishte i dërguari special i Këshillit të Minsitrave në qytetin e Bjaram Currit.
Ky oficer i sallës operative ka teeguar, se pas afro gjysëm ore nga Zyra e Infromacionit të Minsitrisë së Rëndit është informuar se nuk dihet në se përsonat janë të vrarë apo plagosur ndaj nuk duhet ngutur,por shton ai nuk më është dhënë asnjë urdhër për ndjekjen e makinave të krimit megjithëse siaps disa prej policëve të repaertit “shqiponja” kam mësuar gjithcak rreth tipit ngjyrës dhe targave të këtyre makinave.Ky oficer tregoi edhe për dy telefonata anonime që kishte marrë atë natë pas kryerejs së krimit.Njëra telfonatë i ksihte bërë të ditur atij se vrasjen ka kryer Halil Haklaj i icli në mëngjeisn e 12 shtatorit sipas këtij telefonuesi në paska dalë nga shtëpia e Izet Haxhisë i aramtosur. Mirëpo ky version u rrëzua për fakitn se sipas telefonuesit shtëpia e Izetit na paskësh qënë në rrugën e Elbasanit. Kjo ndërkohë që Izeti realisht banonte  tek Shkolla e Kuqe pra gjysëm ore larg këtij vedni ku bënte fajlë telefonuesi anonim.Ky oficer foli për informacionet që  ishte marrë atë natë lidhur me targën e makinës së parë në vendngjarej e cila siaps tij kishte targën VL 0670 dhe  një  tip Fuoristradë ngjyrë gri.Më pas është pyetur Anila Rama edhe kjo eferktive e policisë saë kryeqytetit.  Rama ka konfirmuar faktin se atë natë nuk është dhënë asnjë urdhër nga drjeturesit e policisë për ngrtije postblloqesh apo për ndalimin e autorëve të krimit.Ajo ka qënë ndër përsonat e parë që kanë mbërritur në vendngjarej dhe ka njoftuar më pas kolegët e saj.Ajo tha se është tmerruar kur ka parë viktimtat të shtrirë përdhe dhe se më pas është pyetur në polici si dësmhitare okulare.Policët Sinan Kryeziu dhe Vaid Cenhaka kanë treguar në detaje levizjet e tyre me makinat e patrullës deri në vendin e ngjarjes si dhe kanë folur gjatë për gjithcka kanë gjetur aty.   Asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi pretendimin e prokurorisë sipas të cilit këto patrulla policie janë shkëmbyer rrugës me makinën tipo të Isamdin Haxhisë.Por edhë këto policë konfirmuan faktin se nuk kanë marrë ansjë urdhër për ngritje posblloqesh police dhe për ndlaimin e autorëve të këtij krimi.Edhe polici Refat Cahani e ka pohuar një fakt të tillë duke shtuar se ka parë makina që kanë levizur me shpjetesi rrufe në drejtim të rrugës së Elbasanit dhe të minsitrisë së Rendit.

Vrasësit me pakina policie  në  vendin e  krimit

Ish-shoferi i Azem Hajdairt dësmitari Sami Sula është përballur  për më se një orë me pyetjet e prokurorëve lidhur me cdo detaj dhe levizje të kryer nga Azem Hajadri ditën e 12 shtatorit 1998.Ai ka teguar për miitngun e Fierit që siaps tij ishte madhështor,për ktihmin në Tiranë dhe për porosinë që kishte marrë atë mbasdite nga Azmei për ti sjellë aty gruan dhë dy famijët me të cilët Azemi ka pirë kafe në një lokal para PD-së.Sula ka treguar edhe rreth një verfikimi që ai me dy shoqëruesit e Azemit kanë kryer lidhur me praninë pra hotle “Dajti të një makinë tip Fuorisdradë me ngjyë tëk uqe.Sula ka teguar se para se të ndodihte vrasje ka vënë re një maknë me fenlinë policie të parkuar pranë vendit ku më pas nodhi vrasja..Ai ka thënë se në montin që ka dalë Azmei nga godina e PD ka qënë i shqetësuar dhe i ka thën atij të bëjë gati makinën pasi do të leviznin.Ai ka treguar edhe rreth një mitingu të organizuar në qyteitn e Bajram Currit në vitin 1997,ku kanë qënë prezent Azemi Hajdari së bashku me vëllezërit Izet dhe Isamedin Haxhia.
I fundit që ka dësmhuar në këtë seancë ka qënë publicisit Fisnik Sina, i icli që në fillim të deponimeve të tij ka këkruar që tëm os jenë të pranishëm gazetarët pasi siaps tij ZP dhe Albania kanë spekuluar me thënjent e tij në prokurori.Kjo këkresë e itj  nuk u mor parasysh.Sina më pas ka treguar në detaje rreth gjithë verpimtarisë së tij në datën 12 shtator 1998,duke tregur edhe për një telfonatë që ka bërë me Azemin lidhur me disa libra që i duhesihn këitj të fundit për fëmijët.Sina tha se ka parë shumë makina afër PD.Pasi ka marrë vesh vrasjen e Azemit Sina tha se djali i itj i ka telfonuar policisë dhe u ka treguar atyre përgjithëcka ai dinite për këtë vrasje.
Pas këtyre dëshmive prokuroi i ceshjes Haaxhi Giu këkroi që seancën tjetër të pyetën si dësmhitarë bashkëshortja e Azem Hajdrit  Fatmira Hajdari  si dhe disa poicë të tjerë të cilët atë natë kanë qënë me shërbim.Porkurori këkroi që të adminstorhen si prova materiale edhe kaseta filmike me pamje nga vendi i ngjarejs si dhe procesverbalet e policisë të mbajtuara me 12 shtator 1998.Seanca tjetër e këitj procesi u la të zhvillohet me 8 maj 2001 në orën 10.00.

Prokurorët i  prezantojnë  në   gjykatë të  shumëkërkuarit  e  Tropojës

Gjyakata  konfirmon  arrestin në  burg  për   Jaho Salihin

Dorëzimi i Jaho Salihit vetëm sa  e shton fallsiteitn e këitj gjyqi i cili realisht nuk po gjykon dhe dënon vrasësit e heroit të demokricisë Azem Hajdari por po e rivlret atë duke  fshehur autorët dhe urdhëruresit e këitj krimi makabër

Vetëm një ditë pas dorëzimit të Jaho Salihit ,që është njëri prej  të  akuzuarve  kryesor për vrasjen e deputetit të PD-së Azem Hajdari,gjykata vednosi që ky i pandehru të vazhdojë të gjykohet në gjendje arresti. për këtë vendim formal njërit prej gjyqtatëve të Gjykatës së Tiranës nuk i janë dashur më shumë se pesë minuta. Salihi pas vetë dorëzimit në Tropojë u soll me  suhmë pompozitet në Tiranë me një helikopter  të policisë dhe i shoqëruar me disa policë të cilët mbanin maska ashtu sic edhe vetë  “i arrestuari”.
Gjyqi për njohjen e të pandehurit Salihi me akt-akuzën dhe masën e arrestit u bë jo në sallë por në zyrën e gjyqtarit dhe zgjati më pak se pesë minuta.Në këtë gjyq,sipas burimeve të brendshme të gfjykatës së Faktit Tiranë kanë qënë preznet prokuroriët Haxhi Giu dhe Arture Selmani. Ky burim bën të ditur se Salihi nuk ka patur as avokat.Madje thuhet se ai është shpreëhur se nuk do të marr avoakt pasi nuk kam para.
Gezim Allaraj, njeri nga avokatet e caktuar nga gjykata eTiranes per te mbrojtur Salihin, tha se ende nuk e ka dhene aprovimin e tij per mbrojtjen e te pandehurit. Nese do te pranoj detyren qe me eshte caktuar nga gjykata, atehere do te filloj te njihemi me dosjen 'Hajdari', e cila sipas ligjit kerkon minimumin 10 dite per njohje, tha ai. Ne seancen gjyqesore te 25 Prillit, gjykata e rrethit te Tiranes, percaktoi avokatet Gezim Allaraj dhe Uk Cenaj per te mbrojtur Jaho Salihin. Dy avokatet e caktuar, u perzgjodhen nga gjashte emrat e propozuar nga Dhoma e Avokatise se Tiranes pas doreheqjes se dy avokateve te meparshem, Pellumb Zaimi dhe Pellumb Karkanaqe.Nuk dihet  në se  seancen e ardhshme gjyqesore  të këtij gjyqi farsë të ceshtjes “Hajdari”, do të ulet apo jo ne banken e te akuzuareve edhe Salihi qe  gjykohej ne mungese. Siaps ligjit thotë avokati Saimir Visha që mborn në këtë proces të akuziarin Fatmri Meta,i sapoarrestuari Jaho Salihi duhet që  tani ta zgjedhë vetë avoaktin.Ai thotë se arrestimi i itj do të sjellë shumë të reja në këtë proces duke pretenduar se me dësmhotë e Salihit ai do të provojë pafajsinë e klineitit që ai mbron.Këtë gjë e përforcn edhe Allaraj kur deklron se ështe e drejta e te pandehurit qe te kerkoje avokate te tjere per mbrojtje apo dhe te mos pranoje asnje duke u mbrojtur vete. Por thuhet se për të zgjidhur këtë ceshtje Arben Micko është urdhëruar që edhe në seancën e datës 8 Maj të lërë me detyrim si avokat të Jaho Salihit, zotin Pellumb Zaimi, megjithese ai ka dhene vazhdimisht doreheqjen  nga mbrojtja e këtij të pandehuri.
Vetëdorëzimi i Jaho Salihit flitet se është  bërë pas një kompromisi që është arritur mes këtij të pandehuri dhe krerëve të qeverisjes aktuale për të ia lënë përgjegjësine për vrasjen e Azem Hajdarit me 12 Shtator 1998 ndonjërit prej  të akuzuarive të tjerë që janë vrarë paraprkisht nga segmnetet kriminale të klikës në pushtet.Dhe   Salihit i është premtuar një dënim fare i ulët  në këmbim të deklrimeve të tij fallso lidhur me moitvet dhe autorët e vërtetë që e urdhëruan këtë krim politik.
Pra nga kjo kyptohet lehtë se dorëzimi i Jaho Salihit vetëm sa  e shton fallsiteitn e këitj gjyqi i cili realisht nuk po gjykon dhe dënon vrasësit e heroit të demokricisë Azem Hajdari por po e rivlret atë duke  fshehur autorët dhe urdhëruresit e këitj krimi makabër.

Shtyhet gjyqi farsë i ceshtjes “Hajdari”

Jaho Salihi pranon akuzën dhe këkron avokat

I pandehuri Jaho  Salihi ka ditë që  po “konsultohet” me prokurorët e kësaj ceshtje rreth deklarimeve false që atij i duhet të bëjë para gjykatës për të fshehur implikimin e krerëve më të lartë të qeverisejs aktuale në këtë vrasje politke dhe ëpr të au faturuar këtë vrasje përsonave të cilët janë vrarë më pas nga segmentet kriminale të SHIK dhe policisë

Jaho Salihi që është njëri prej të akuzuarve  kryesorë për vrasjen e deputetit të PD-së Azem Hajdari  ka deklruar para gjykatës në seancën e gjashtë të këtij procesi  se e pranon akuzën e ngritur nga Prokuroria kundër tij.
Salihi u ul  për herë të parë në bangën e të pandehurit përkrah tre të akuzuarve të tjerë në këtë proces.Deri tani Jaho Salihi gjykohej në mungesë pasi  prokuroria  e kishte shpaluur përson në këkrim dhe gjykata kishte deklruar gjykimin e tij në mungesë.Mirëpo pas një kompromisi që u arrit mes  tij dhe disa prej krerëve të qeverisjes akltuale ai u vetë dorëzua tre ditë më parë dhe u pasi u soll në burgun e Tiranës dhe iu bë e njohur akuza nga gjykata ai u paraqit për herë të parë në sallën e gjyqit.
Seanca e gjashtë e këitj procesi nuk ka zgjatur më shumë se dhjetë minuta.Pas prezantimit të palëve dhe formaliteteve të zakonshme  të pandehurit Jaho Salihi iu bë e njohur akuza dhe ai u përgjigj se e pranon atë.Më pas Salihi ka thënë se kërkon të mborhet me avokat por këtë avoakt ka shtuar ai duhet ta paguajë shteti pasi unë nuk kam para për të paguar avokat sepse kohët fundit kam qënë pa punë.
Ai ka këkrkuar që avoakti i tij të jetë Vladimir Mece.Nuk dihet asgjë në se Mece është ndonjë i njohuri i tij që më parë apo këtë përson ia kanë sugjeruar të tjerët Salihit që para se ai të dorëzohej.Në seancën e gjashtë të gjyqit të ceshtjes “Hajdari” binte në sy mungesa e familjarëve të Jaho Salihit.Siaps të pranishmëve në sallë që i njohin përsonat që gjykihen në sallë nuk kishte asnjtë të afërm apo familjar të Jaho Salihit ndërkohë që kishte më suhmë se dhjetë punonjës të SHISH.Madje disa prej tyre  nuk e patën për gjë që të shkojnë edhe afër tavilinës ku qëndorjnë të pandehurit dhe të vëndosin  aty aparatet e incizimit duke u paraqitur si gazetarë.
Pas kësaj kërkese të Salihit për tu mborjtur me avokat gjykata vendosi ta shtyjë seancën .Seanca  ishte partashikuar të vazhdonte me pyetjen e dësmhitarëve.Por në këtë seancë isihte paraqitur  për të dhënnë deponimet e tij para gjykatës vetëm dëshmitari Përparim Zenuni i cili nuk u puet fare pasi gjyqtari Aren Micko venbdosi shtyrjen e seancncës për të thirrur avoaktin e këkruar nga Jaho Salihi.Zenunit iu tha se do të ia ripërsërisin këkresën ,ndërsa përt shumë prej dëshmitarëve u dekrlua se nuk kanë patur adresa të sakta ndaj ftuesit nuk  i kanë gjetur.
Këshutqë me sa duket tani që mbaroj loja me avoaktët për zvaritjen e këitj proesi farsë është zgjedhur si rrugë mosparaqiotja e dëshmitarëve  të këkruar nga vetë prokuroria.
Një burim pranë gjykatës bën të ditur se Jaho Salihi është pyetur këto ditë për orë të tëra rreth  vrasjes së Azem Hajdarit , por ky burim shton se ligjërisht prokurorët nuk kanë punë më me këktë të pandehur pasi dosja është dorëzuar në gjyaktë e për rrjedhojë në bazë të Kodit të procedurës asnjë dëshmi e  dhënë prej  tij para prpokurorëve nuk ka vlerën er porvës.Pra me sa duket Salihi vetëm sa po “konsultohet” me prokurorët e kësaj ceshtje rreth deklarimeve false që atij i duhet të bëjë para gjykatës për të fshehur implikimin e krerëve më të lartë të qeverisejs aktuale në këtë vrasje politke dhe ëpr të au faturuar këtë vrasje përsonave të cilët janë vrarë më pas nga segmentet kriminale të SHIK dhe policisë.

Gjyqi farsë i çështjes “Hajdari” pëson dështimin e radhës

Jaho Salihi pranon urdhërin për të heshtur

Nuk dihet se pse prokuroria dhe gjykata po nxitojnë të marrin në pyetje në këtë proces ministrin e Drejtësisë Arben Imami, kur dihet se këtu para tij duhet të vijnë jo si dëshmitarë, por si të pandehur disa prej shefave të ministrit Imami

Asnjë fjalë nuk ka folur  Jaho Salihi në seancën e  shtatë të gjyqit farsë të çështjes “Hajdari” ku ai është njëri prej të akuzuarve kryesorë si vrasës i deputetit Azem Hajdari. I pyetur në se kishte ndonjë pyetje për t’ua drejtuar dëshmitarëve të thirrur në këtë proces nga prokurorët ai është përgjigjur, shkurt “jo”. Po t’i shtojmë kësaj edhe qëndrimin e tij nëse seancën paraardhëse kur atij i është komunikuar akuza dhe është pyetur në se e pranon atë, ai është përgjigjur shkurt “Po” duket qartë se Salihi e ka pranuar paktin e heshtjes të bërë me prokurorët dhe zyrtarët socialistë në këmbim të ndonjë dënimi më të lehtë. Dhe kjo sipas burimeve nga Gjykata e Tiranës bëhet vetëm e vetëm për të fshehur urdhërdhënësit e vërtetë të këtij krimi politik.
Edhe avokati i tij Vladimir Meçe, nuk ka reaguar fare ndaj deklarimeve të bëra nga dëshmitarët e thirrur në këtë proces ose ka bërë pyetje që nuk kanë asnjë lidhje me klientin që ai mbron.
E gjithë kjo flet për atë se paraprakisht janë bërë të gjitha kalkulimiet e duhura rreth deklarimeve false që atij i duhet të bëjë para gjykatës për të fshehur implikimin e krerëve më të lartë të qeverisjes aktuale në këtë vrasje politike dhe për të ua faturuar këtë vrasje personave të cilët janë vrarë më pas nga segmentet kriminale të SHIK dhe policisë.
Në këtë seancë qenë thirrur për të dëshmuar shtatë persona, por u paraqitën vetëm tre prej tyre. Por gjithësesi vetëm dy prej tyre dëshmuan. Kjo pasi një person që ishte marrë forcërisht për t’u pyetur si dëshmitar rezultoi se nuk ishte dëshmitari real i pyetur në prokurori, por një person tjetër që nuk kishte asnjë lidhje me këtë çështje. Bajram Hajdri i pyetur nga Prokuroria gjatë hetimeve nuk rezultoi të ishte personi me emrin Bajram Hajdri që u paraqit para gjykatës. Megjithatë prokurori kërkoi që ky person të pyetet meqënëse kishte lidhje fisnore me familjen e Azem Hajdarit, por këtë kërkesë e rrëzoi trupi gjykues, duke e lënë të lirë personin në fjalë.
Dilaver Neza, i  vëllai i Zenel Nezës, i cili është plagosur rëndë më 12 shtator 1998 ka sjellë dëshmitë e tij para trupit gjykues për gjithçka ai dinte rreth kësaj ngjarje.
Neza tregoi për një makinë tip Benz me fenelinë policie, makinë e cila edhe shumë ditë para kryerjes së krimit kishte tërhequr vëmendjen e shoqëruesve të Azem Hajdarit. Ai dha edhe targën e makinës.
Gjithçka që tregoi Neza, tha se ia ka treguar Zeneli  gjatë kohës kur po kurohej në spitalin ushtarak. Ai tha se vëlliai i tij i ka treguar se vrasësi i Azemit ka dalë nga  makina tip benz me ngjyrë të zeze ka qënë natën e krimit i veshur me uniformë policie dhe me kallash në dorë. Ndërsa punonjësi i policisë Përparim Zenuni, i cili natën e 12 shtatorit 1998 ka qënë me detyrë në sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Tiranës tha se  e kanë njoftuar për ngjarjen nga një radio policie e komisariatit nr.1 të Tiranës dhe më pas tregoi se si janë dhënë urdhërat për dërgimin në vendngjarje te autovetura të quajtura “shqiponja”. Zenuni nuk deklaroi lidhur me ndonjë urdhër të dhënë për ngritje postblloqesh apo për kapjen e autorëve të krimit duke lënë të nënkuptohet edhe një herë se policia e kryeqytetit kishte dijeni për këtë krim si dhe për autorët dhe se qëllimisht janë lënë të lirë të largohen nga Tirana pa u nxjerrë asnjë pengesë.
Pas këtyre dëshmive e mori fjalën kryetari i grupit të prokurorëve, i cili deklaroi se heq dorë nga thirrja dhe pyetja si dëshmitare e Fatmira Hajdarit. Ndërsa për Gëzim Sokolin që është pyetur si dëshmitar në hetuesi dhe tani figuron i larguar jashtë shtetit, prokurori kërkoi që të lexohen dëshmitë e tij në sallën e gjyqit.
Për seancën tjetër të këtij procesi që u la të zhvillohet më 16 maj 2001 në orën 10.00 janë thirrur si dëshmitarë Ministri i Drejtësisë Arben Imami si dhe Ferdinant Lamaj e Arben Duka.
Lidhur me pyetjet dhe përpunim që po i bëhet Jaho Salihit në birucat e burgut të Tiranës, njëri prej avokatëve ka deklaruar se ligjërisht prokurorët nuk kanë punë më me këtë të pandehur pasi dosja është dorëzuar në gjykatë e për rrjedhojë në bazë të Kodit të Procedurës asnjë dëshmi e dhënë prej tij para prokurorëve nuk ka vlerën e provës. Pra me sa duket, Salihi vetëm sa po “konsultohet” me prokurorët e kësaj çështje rreth deklarimeve false që atij i duhet të bëjë para gjykatës për të fshehur implikimin e krerëve më të lartë të qeverisejs aktuale në këtë vrasje politike dhe për të ua faturuar këtë vrasje personave të cilët janë vrarë më pas nga segmentet kriminale të SHIK dhe policisë. Gjithsesi nuk dihet se pse Prokuroria dhe gjykata po nxitojnë të marrin në pyetje në këtë proces ministrin e Drejtësisë Arben Imami, kur dihet se këtu para tij duhet të vijnë jo si dëshmitarë, por si të pandehur disa prej shefave  të ministrit Imami.

Prova të reja që flasin për manipulimin nga SHISH dhe Prokuroria të dosjes së çështjes “Hajdari”

Krimet e Jaho Salihit dhe pazaret e tij me SHISH

Disa ditë para se të arrihej kompromisi për dorëzimin e Jaho Salihit në Tropojë është parë kreu i SHISH, Fatos Klosi, me një makinë tip “Fuoristradë” me xhama të zinj. Ai flitet se është takuar me Jaho Salihin në një shtëpi të pabanuar në periferi të qytetit të Bajram Currit. Aty janë bërë edhe të gjitha pazaret për dorëzimin e Jahos, faturimin e vrasjes së Azem Hajdarit,djemve të vrarë të fisit të Hakljave, si dhe përfundimin e gjyqit të çështjes “Hajdari’ para zgjedhjeve

Jaho Salihi ka bashkëpunuar me SHIK edhe para edhe pas vrasjes së Azem Hajdarit. Ai ka qënë një nga personat më të besuar të Fatos Klosit bëjnë të ditur burime nga Gjykata e Rrethit Tiranë. Kjo gjë madje është rikonfirmuar edhe nga një letër që ka mbërritur nga Tropoja gjatë ditëve që po zhvillohej ky gjyq në një nga gazetat e përditshme. Edhe vetëdorëzimi i Jaho Salihit sipas këtyre burimeve është rezultat i një kompromisi të arritur mes tij dhe krerëve më të lartë të SHISH dhe PS-së. Ky burim saktëson se disa ditë para se të arrihej kompromisi për dorëzimin e Jaho Salihit në Tropojë është parë kreu i SHISH, Fatos Klosi, me një makinë tip “Fuoristradë” me xhama të zinj. Ai flitet se është takuar me Jaho Salihin në një shtëpi të pabanuar në përiferi të qytetit të Bajram Currit. Aty janë bërë edhe të gjitha pazaret për dorëzimin e Jahos, faturimin e vrasjes së Azem Hajdarit djemve të vrarë të fisit të Hakljave, si dhe përfundimin e gjyqit të çështjes “Hajdari” para zgjedhjeve. Sipas këtij burimi në këtë takim kokë më kokë që ka zgjatur më shumë se pesë orë, është rënë dakord edhe për emrin e avokatit Vladimir Meçe, i cili do të mbronte në gjyq Jaho Salihin, duke kërkuar për të gjykim të shkurtuar çka në gjuhën juridike do të thotë falje e një të tretës së dënimit. Sipas këtij burimi, thuhet se Jaho Salihit i ishte ngushtuar shumë laku këto kohët e fundit. Dhe ky ngushtim laku nuk i kishte ardhur nga përndjekja e policisë, por nga hasmit e tij të shumtë në Tropojë. Kjo pasi ai tregohet me gisht si autor i një seri vrasjesh si dhe përdhunimesh. Në këto kushte, ai për të siguruar veten nga këto hasmëri ka zgjedhur rrugën e bashkëpunimit me SHISH dhe Fatos Klosin, duke marrë përsipër të deklarojë gjithçka i servirin të gatshme prokurorët lidhur me pistën dhe autorët e vrasjes politike të 12 shtatorit 1998 para selisë së PD-së. Ai në seancën e parë të këtij gjyqi i pyetur se a e pranon akuzën, është shprehur shkurt “Po” dhe kur është pyetur se a do të mbrohet me avokat ka thënë se nuk ka para për të paguar avokat, por se do ta mbrojë avokat Vladimir Meçe, të cilin për këtë mbrojtje ta paguajë shteti. Këtë emër avokati ai flitet se e ka mësuar nga goja e Fatos Klosit gjatë takimit në Tropojë.
 Letra e ardhur nga Tropoja përbën dëshmi rreth serialit të vrasjeve që ka kryer Jaho Salihi sipas urdhërave që ka marrë nga SHISH. Kjo letër përmban të dhëna mbi skenarin e vrasjes së Azem Hajdarit dhe eleminimin e ekzekutorëve të tij, si dhe plane të dështuara për ekzekutimin e Sali Berishës. Sipas këtij burimi vërtetohen edhe një herë të dhënat për vrasjen e Fatmir Haklajt nga SHIK-u, i cili u çua në pritë prej  vetë Jaho Salihit dhe të atit. Ajo tregon për urdhërin  që Jaho ka marrë për të montuar proçesin gjyqësor për vrasjen e Azem Hajdarit.
Arrestimi i Jaho Mulosmanit është vetëdorëzim pas pazarllëqesh të bëra me SHISH, para disa muajsh, i cili pasi u arrestua dhe u soll deri në Kukës nga KFOR, u la i lirë të kthehej nga kishte ardhur. (Kjo është deklaruar nga Gani Malushi, ish Drejtori i Policisë Kukës në atë kohë), thuhet në këtë letër.
Ky ka qenë në rrjetin e policisë sekrete që prej shumë kohësh. Kjo vërtetohet edhe nga fakti se megjithëse ai rrinte gjithë kohën me Fatmir Haklajn ai nuk ndodhej me të vetëm në rastin kur i viheshin minat e telekomanduara, të cilat dyshohet se ishin vepër e policisë speciale dhe e SHIK-ut.  Ky në këto raste shërbente si informator i vrasësve.
Sipas kësaj dëshmie, Jaho së bashku me të jatin, të paguar me një shumë marramendëse, kanë çuar në pritë Fatmir Haklajn më datë 4 Nëntor 1999 në oborrin e shtëpisë së tij.  Kjo vërtetohet nga këto fakte, sipas kësaj letre. Për tri ditë rresht i ati i Jahos, i kërkonte me radio që t’i shkonin në shtëpi (kishte radio me valë të veçanta). Gjatë këtyre ditëve pra datave 2, 3 dhe 4 Nëntor 1999, postblloqet e forcave speciale, që rrinin gjithë ditën duke kontrolluar edhe trastat e plakave, ishin hequr nga shërbimi.
Vrasja e Fatmir  Haklajt u trumbetua nga disa gazeta që shkruajnë artikuj të gatshëm të marra në SHIK dhe prokurori, gazeta “Shekulli” dhe “Gazeta Shqiptare” se ishte bërë nga njerëzit e PD-së.  Gazeta ‘K.J.’  shkruante se janë paguar një milion dollarë për këtë vrasje, thuhet në këtë letër.
Në armën e Fatmirit, sipas të vëllait, Hamdiut, janë gjetur të mbërthyer karikatorët e Jahos dhe në të Jahos, ato të Fatmirit, njëri i boshatisur. Kjo ka ndodhur pasi Fatmiri, i rënë në pritë dhe i goditur pas shpine, të ketë kuptuar grackën ku e kishin futur dhe të ketë zbrazur armën në drejtim të Jahos, pasi ky të ketë filluar vrapin. Këtu duket që Jaho të mos ketë qenë objekt i vrasësve. Në këtë dëshmi thuhet se pas 10 sekondash në vendngjarje ka ardhur motra e Fatmirit dhe është shprehur: “të vranë djajtë vëlla!” Më pas më 13 qershor 2000 vritet i jati i Jahos, vepër kjo e të njëjtëve vrasës. Sipas këtij burimi vrasja ngjet të jetë bërë për këto arsye, së pari  sepse ai duhej likuiduar, pasi dinte sesi ishte vrarë Fatmiri, së dyti, duke e vrarë atë më datë 13 qershor 2000, dy ditë para se Berisha  të shkonte në Kosovë, kjo vrasje t’u faturohej njerëzve të tij, gjoja për arsye sigurie, me qëllim që Jaho, i ndodhur në Kosovë, të tërhiqej prej andej.  Kur vajtja e Berishës atje nuk u bë, gazeta “Shekulli” dhe “Gazeta Shqiptare” aludonin që vrasja të jetë bërë nga Haklajt, kjo me qëllim që të ndodhte përplasja mes Haklajve dhe Mulosmanëve, për t’u eleminuar më shpejt vrasësit e Hajdarit. Sipas kësaj dëshmie në vendin e vrasjes së Sali Mulosmanit  janë gjetur gëzhoja të zbrazura nga e njëjta armë që ka vrarë edhe Fatmir  Haklajn.  Kjo e dhënë është shumë e konfirmuar edhe nga ekspertiza. Tani Jaho Salihi, i vënë  prej shumë kohësh në shërbim të SHIK, që para vrasjes së Azem Hajdarit, do të jetë në shërbim edhe të montimit të akuzës farsë që ka për qëllim implikimin e politikanëve të PD dhe njerëzve të saj.  Ata e kanë porositur të marrë edhe avokatin e zgjedhur prej tyre që gjithashtu të mbetet i mbyllur rrethi i makinacioneve që po bëhen. Jahon e kanë porositur gjithashtu të thotë që nuk ka lekë për të paguar avokatin, me qëllim që t’i fshehin vjedhjen dy herë të bankës së Tropojës dhe parave që është shpërblyer për vrasjen e Fatmir Haklajt, thuhet në këtë dëshmi.
Mirëpo të gjitha këto mungojnë në dosjen e çështjes “Hajdari”. Dhe për më tepër akuza është ngritur mbi bazën e dëshmive fallso që kanë dhënë për këtë ngjarje dy bashkëpunotë të SHISH, ku njëri prej të cilëve është i dënuar për disa krime të rënda që ka kryer. E gjithë kjo bëhet për të fshehur implikimin dierekt të krerëve më të lartë të qeverisjes aktuale në vrasjen e Azem Hajdarit. Dhe kjo synohet tashmë duke shfrytëzuar edhe “dëshmitë” e Jaho Salihit të vetëdorëzuar dhe të “penduar” të cilit për këto shërbime që po kryen do t’i falen dy të tretat e dënimit.
Mirëpo njëri prej avokatëve të këtij procesi thotë se dëshmitë e Jaho Salihit të marrë nga prokuroria pas dorëzimit të tij nuk mund të përbëjnë provë, pasi  çdo gjë duhet deklaruar dhe ballafaquar në sallën e gjyqit. Dhe që tashti kanë nisur dëshmi kundërthënëse që vërtetojnë atë që deponimet e  agjentëve të SHISH me synim manipulimin e çështjes nuk do të mund të marren në konsideratë si prova reale në këtë proces. Eshtë gjë tjetër nëqoftëse gjyqtari urdhërohet që të japë një vendim haptazi të paligjshëm duke favorizuar autorët e vërtetë të këtij krimi politik të urdhëruar nga krerët e qeverisjes aktuale, thotë ky avokat.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora