Kulturë
Fatmire Duraku: Iluzioni i Fluturimit
E shtune, 05.04.2025, 06:55 PM
Iluzioni
i Fluturimit
Nga
Fatmire Duraku
Nexhat Halimi është autor i njohur dhe
i vlerësuar në letërsinë shqipe, i cili ka kontribuar në mënyrë të dukshme në
fushën e poezisë dhe të prozës. Vepra e tij poetike Iluzioni i Fluturimit
(botuar ërher të parë me 2006) përfaqëson një arritje të rëndësishme
artistike, duke pasqyruar një gamë të gjerë emocionesh dhe reflektime të thella
poetike. Poezitë në këtë libër janë në vargje të lira, kanë një stil të veçantë
që është i njohur për ndjeshmërinë dhe thellësinë e shprehjes.
Nëpërmjet përdorimit të formave të
ndryshme poetike, Halimi krijon një mundësi për të reflektuar mbi natyrën e
jetës dhe të realitetit, përmes një linguistikë që lë hapësirë për interpretime
të ndryshme. Tema që ai trajton janë shpesh të lidhura me pasionin, humbjen, dështimin,
ëndrrat, dashurin, vdekjen dhe sfidat e jetës, duke ndihmuar lexuesit të
arrijnë një kuptim më të thellë të ndjenjave dhe dilemave njerëzore.
Ky libër është një pjesë e rëndësishme
e kanunit të letërsisë shqipe, duke kontribuar në pasurimin e peizazhit letrar
shqiptar me vepra që kërkojnë një angazhim emocional dhe intelektual nga ana e
lexuesve. Halimi është një poet që ka arritur të lidhë traditën me modernitetin
dhe të krijojë poezi që jo vetëm që ngjallin ndjesi, por gjithashtu ofrojnë një
pasqyrë të thellë të shpirtit të vuajtur njerëzor.
Libri hapen me poezinë që është një
përkushtim me dy vargje: "Dy vargje për nënën time" /fjalët janë të
pakuptimta për lirinë/ i kuptimtë është vetëm gjaku/.fq. 5.
Kjo poezi, që e hap librin, është një pasqyrë e fuqishme e ndjeshmërisë
dhe thellësisë që karakterizon veprën e tij. Fjalët që janë të pakuptimta për
lirinë dhe kuptimi i vetëm i vargjeve është gjaku, krijojnë një imazh të fortë
emocional dhe filozofik. Poezia e Halimit është e mbushur me reflektime mbi
ndjenjat më të thella të njeriut dhe realitetin shpirtëror që lidhet
ngushtësisht me jetën, dashurinë dhe
lirinë. Duke përdorur një gjuhë të thjeshtë, por me një ngarkesë të madhe
simbolike, poezia nxjerr në pah çështje të mëdha ekzistenciale, siç është
liria, e cila shpesh mund të jetë e lidhur me sakrificën dhe dhimbjen. Fakti që
për Halimin gjaku është ai që i jep kuptim lirisë, sugjeron një lidhje të
thellë me historinë, trashëgiminë dhe viktimat që janë bërë për të arritur një
gjendje të tillë. Në liri.
Kjo hapësirë për nga reflektimin që e
krijon autori është një shembull tjetër i fuqisë së poezisë së tij, e cili nuk
ka frikë të merret me tema të rëndësishme dhe të ndjeshme, duke shtuar kështu
vlerën e veprës dhe duke i dhënë lexuesit mundësinë për t'u angazhuar me botën
e brendshme të poetit. Halimi, si poet, ka aftësinë të kombinojë mendimin
filozofik me atë emocional, duke krijuar poezi që është e pasur dhe sfiduese
për t'u kuptuar, por gjithashtu e bukur dhe e fuqishme në mesazhin që ajo
përcjell.
Poezitë që vazhdojnë në “Iluzioni i
Fluturimit,” si "Pylli mashtrues", "Iluzioni i fluturimit –
kushtuar shokut të fëmijërisë Sabri Hamitit", "Fanari i thyer",
dhe "Mes rrotës e varrit", janë po ashtu një pasqyrë e fuqishme e
stilit dhe tematikave të thella që Nexhat Halimi trajton në këtë vepër.
Në "Pylli mashtrues",
Halimi përdorë natyrën, simbolin e
pyllit, për të reflektuar mbi iluzionet që njeriu krijon dhe pasigurinë që mund
të sjellë jetesa. Pylli, si një hapësirë e errët dhe me të papritura është pa
aq tërheqëse, që përfaqëson një përvojë që duket të jetë e bukur dhe e sigurt,
por në të njëjtën kohë mashtruese dhe e rrezikshme. Ky është një imazh që i
flet lexuesit për rrezikun që lind nga besimi në të mira të pasigurta dhe
iluzionet që na ndihmojnë të mbijetojmë, por që mund të na humbin në fund. Në poezinë "Iluzioni i fluturimit –
kushtuar shokut të fëmijërisë Sabri Hamitit" është një poezi që sjellë
ndjenja të thella të shpresës dhe reflektimit mbi miqësitë e përhershme, duke
pasqyruar një lidhje të ngushtë personale mes poetit dhe shokut të tij. Ky
titull sugjeron një iluzion të fluturimit, i cili mund të lidhet me ëndrrat,
shpresat dhe aspiratat e një kohe të kaluar, por gjithashtu me humbjen e
diçkaje që është e paqartë dhe që nuk mund të arrihet. Poezia mund të nxisë reflektime
mbi kuptimin e miqësisë dhe thellësinë e lidhjeve ndërnjerëzore, veçanërisht
kur ato janë të lidhura me kujtime nga fëmijëria. Në poezinë"Fanari i
thyer", Halimi përshkruan një
figurë që është e ngarkuar me pasione të tepruara dhe besime të paluhatshme,
por që përballë realitetit dhe humbjeve, shembet dhe thyen besimet e tij. Ky
është një imazh që ka të bëjë me përballjen me vetveten dhe me atë që ndodh kur
idealet dhe pasionet tona përballen me vështirësitë dhe dështimet e jetës. "Mes
rrotës e varrit" kjo poezi përfaqëson një pikëpamje filozofike mbi
ciklin e jetës dhe vdekjes. Rrota si simbol mund të lidhet me një cikël të
pafund që vazhdon, ndërsa varri si fundi i jetës mund të tregojë një reflektim
mbi kufizimet dhe mbylljen që vjen me vdekjen. Poezia shprehë ndjenjat e poetit
për përfundimin e një periudhe të jetës ose përballjen me vështirësitë
ekzistenciale që shoqërojnë natyrën e kalueshme të jetës.
Në tërësi, këto poezi dhe të tjerat në
vazhdim e pasqyrojnë një gamë të gjerë temash dhe ndjenjash, duke i dhënë
lexuesit një mundësi për të menduar mbi realitetin dhe iluzionet që
përshkruajnë jetën e përditshme, humbjen dhe reflektimet mbi pasionet dhe
sakrificat që i përcjellin ato. Të gjitha këto poezitë në libër janë pjesë e
një veprimi më të madh që vë në dukje ndjeshmërinë e poetit dhe aftësinë e tij
për të ndërthurur emocionet dhe filozofinë në një formë të thellë dhe me një
lidhje të fuqishme me ekzistencën e njeriut tonë. Njeriut vendas.
Në poezitë e Halimit, figurat letrare
si guri, dheu, gjaku, zjarri, atdheu, pylli,
kulla, fanari, lulja, hëna, pasqyra dhe lisi
janë përdorur shpesh dhe kanë një domethënie të thellë veprës, duke kontribuar
në ndërtimin e një atmosfere dhe mesazhi të fuqishëm emocional dhe filozofik.
Përdorimi i këtyre simboleve dhe figurave natyrore krijon një lidhje të fortë
me traditën dhe identitetin shqiptar, duke pasqyruar një gamë të gjerë temash
dhe kuptimesh që shtrihen nga natyra, shoqëria, dhe ekzistenca njerëzore. Ta
marrim Gurin — Guri është një simbol i qëndrueshmërisë, forcës dhe peshës.
Përdorimi i gurit në poezi shpesh i referohet asaj që është e palëvizshme dhe e
përjetshme, diçka që qëndron përballë kohës dhe vështirësive. Guri simbolizon gjithashtu lidhjen me trashëgiminë
dhe historinë, diçka që është e ngulitur thellë në tokë dhe nuk mund të
shkatërrohet lehtësisht. Dheu ose Toka — Dheu-toka shpesh lidhet me
natyrën, me jetën dhe me pasurinë e tokës. Poeti i përdorë këtë simbol si lidhjes me origjinën dhe
identitetin, si dhe me përpjekjet dhe mundin për të ruajtur atë që është e
shenjtë dhe e dhënë nga natyra. Dheu-toka
përfaqëson gjithashtu ciklin e jetës dhe vdekjes, si dhe burimin e
mundësive për t'u rritur dhe zhvilluar. Autori e përdor shpesh edhe Gjakun —Të gjithë e dimë
se gjaku është një figurë e fuqishme
poetike, që poeti e përdor shumë shpesh në vargje, e që shpesh lidhet me sakrificën, vuajtjen dhe
mundimin. Përdorimi i gjakut në poezi si një simbol i lidhjes së fortë
familjare, si dhe i lidhjes me historinë dhe atdheun, duke pasqyruar sakrificat
që bëhen për arritjen e një qëllimi të rëndësishëm, siç është liria apo ruajtja
e vlerave të shenjta. Në figurën e Zjarrit — zjarri shpesh simbolizon
shpresën, pasionin dhe forcën krijuese të poetit. Me të autori nënkupton
gjithashtu një energji shkatërruese që mund të konsumojë gjithçka që gjen në
rrugën e tij, por edhe mundësinë për të pastruar dhe rigjallëruar si puna e
Feniksit. Zjarri përdoret edhe si metaforë për luftën dhe pasionet që djegin
shpirtin dhe sjellin ndryshime të mëdha. Atdheu — Atdheu është një
figurë e përdorur gjerësisht për të përfaqësuar dashurinë dhe përkushtimin ndaj
vendit të lindjes. Ai është simbol i identitetit të Halimit, simboli itrashëgimisë
dhe ruajtjes së vlerave kombëtare. Në poezinë e Halimit, atdheu lidhet me kujtimet
e fëmijërisë, me luftën për mbrojtjen e tij, dhe me sakrificat që bëhen për të
ruajtur këtë lidhje të shenjtë. Pylli — Pylli është një simbol i natyrës
së paprekur dhe i mistereve të tij. Ai përfaqëson gjithashtu rritjen dhe
ndryshimin, përveçse është një metaforë për pasigurinë dhe ndërlikimin e jetës.
Në shumë poezi, pylli është jetë një vend i humbur me shumë shtigje që nuk të
çojnë askund, ku njeriu mund të ndjekë një udhë të re ose të humbasë
orientimin. Kulla — te Kulla, veçanërisht në letërsinë shqiptare, e edhe
të N. Halimi është një simbol i qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes. Ajo pasqyron një fortifikim shpirtëror e
kombëtar, duke simbolizuar një strehë të sigurt për individët dhe familjet, por
gjithashtu herë-herë përdoret si një metaforë për ndarjen dhe izolimin që mund
të ndodhë në kohë të vështira. Fanari — Fanari, si një dritë që udhëzon
në errësirë, është një simbol i shpresës, orientimit dhe udhëzimit. Në shumë
raste në poezi përfaqëson udhëzimin shpirtëror të poetit, si dhe mundësinë për
të gjetur rrugën edhe në momentet më të errëta të jetës. Lulja — Lulja
është një figurë që lidhet me bukurinë, pafajësinë dhe pasionin. Ajo përfaqëson
gjithashtu kalueshmërinë e jetës, duke theksuar se bukuria dhe dëlirësia janë
pasqyra e një kohe të shkurtër, por të paçmuar. Lulja shpesh është një metaforë
për dashurinë dhe ndjenjat e brendshme të poetit. Hëna — kjo figurë për
poetin është një simbol i ndjeshmërisë, pasigurisë dhe reflektimit. Ajo është
një burim drite në errësirë dhe përfaqëson një moment introspektiv, ku njeriu
kërkon kuptim dhe udhëzim në jetën e tij. Hëna është gjithashtu një simbol i
kalimit të kohës dhe të fazave të jetës e që lidhet ngushtë me poezitë e librit “Iluzioni i fluturimit” . Pasqyra
— është një figurë e fuqishme që lidhet me reflektimin dhe vetëdijen. Ajo
përfaqëson një mundësi për të parë veten në mënyrë të thellë dhe të ndjeshme,
duke kërkuar kuptimin e vetvetes dhe të realitetit që e rrethon. Lisi —
Lisi është një simbol i qëndrueshmërisë dhe forcës. Ai është një pemë e
fuqishme, që shpesh poeti e përdor për të pasqyruar qëndrueshmërinë e
karakterit dhe forcën shpirtërore. Të gjitha këto figura janë të inkorporuara
në mënyrë të natyrshme në vargjet e Halimit, duke i dhënë poezisë së tij një
ndjeshmëri të pasur dhe një dimension të thellë simbolik. Ato jo vetëm që e
pasurojnë poetikën, por gjithashtu i japin një ngarkesë emocionale dhe
filozofike, duke krijuar një lidhje të ngushtë me natyrën, historinë dhe
identitetin shqiptar.
Në vazhdën e poezi-ve të libri “Iluzioni i Fluturimit”, më saktë,
janë katër poezitë e fundit — "Vasha me lule", "Uji që s'
digjet", "Koha memece" dhe "Letër nënës" — janë po
ashtu shumë të rëndësishme dhe kanë një thellësi emocionale që vazhdojnë të karakterizojnë
veprën e Nexhat Halimit. Këto poezi përmbajnë një ngarkesë simbolike dhe
reflektime që shtrijnë dhe pasurojnë mesazhet e librit, duke trajtuar tema
universale dhe të njohura si dashuria, humbja, koha dhe lidhjet familjare. Te
poezia "Vasha me lule" —
nënkupton një figurë femërore që është e bukur dhe e qetë, një vajzë e
re me lule, (ngjashëm me figurën e lules të cekur më lartë), e cila simbolizon pafajësinë, shpresën, por edhe ëndrrat. Lulja,
si simbol i natyrës dhe i jetës, e pasqyron ndjeshmërinë dhe fuqinë e brendshme
që ka individi për të mbajtur bukurinë dhe vitalitetin e tij në një botë që
shpesh është e egër dhe e vështirë. Poezia është një homazh për ndjenjat më të
bukura dhe të paprekura që ekzistojnë, si dhe për pasqyrimin e bukurisë në
formë delikate, që shpesh mund të jetë e kalueshme, e gjithë kjo paraqitet te
poezia "Vasha me lule".
Ndërsa te poezia "Uji që s' digjet" — shfaqet
një imazh i ngjeshur simbolik. Uji që nuk digjet është një metaforë për natyrën
e papërkulshme dhe të patundur të jetës dhe ndjenjave, që, pavarësisht
vështirësive dhe shkatërrimit që mund të vijë nga jashtë, ruan esencën e vet.
Uji që s' digjet e pasqyron më së miri forcë të brendshme që mbetet e patretur
përkundër goditjeve të jetës. Kjo poezi trajton një forcë shpirtërore dhe
ndjenjat që janë të pamundura për t'u shuar. "Koha memece" — veç
titulli i kësaj poezie na nxit të mendojmë për kalimin e paevitueshëm të kohës
dhe ndikimin që ajo ka në jetën e individëve. Koha që është "memece" nënkupton
një kalim të heshtur dhe të pashpjegueshëm të kohës, një kohë që nuk flet dhe
nuk mund të ndalet. Poezia shqyrton
pasojat e kalimit të kohës mbi jetën, ngjarjet dhe kujtimet, si dhe mënyrën se
si kjo kalon përmes nesh, shpesh pa mundësinë për të ndaluar ose kuptuar
plotësisht persen e ikjes. Në poezinë e
fundit "Letër nënës" —
Kjo poezi është padyshim një reflektim shumë i ndjeshëm dhe personal, ku poeti
trajtojë lidhjen e tij emocionale me nënën. Letra është një formë shprehjeje e
dashurisë dhe mirënjohjes për gjithçka që nëna ka dhënë, për sakrificat që ajo
ka bërë, dhe për ndikimin e saj të pashlyeshëm në jetën e poetit. Poezitë që
trajtojnë figura të dashura dhe lidhje familjare janë shpesh të mbushura me
ndjenja të thella dhe e thyejnë kufirin mes intimitetit dhe poezisë.
"Letër nënës" sjellë një
pasqyrë të dashurisë së pastër dhe të pandërprerë që është e përjetshme, duke e
ngritur më lart lidhjen mes fëmijës dhe nënës.
Këto katër poezi, si pjesë e fundit e
librit, pasurojnë dhe thellojnë temat e
trajtuara më parë, duke i dhënë lexuesit mundësinë të reflektojnë mbi fuqinë e
lidhjeve shpirtërore, natyrën e kohës, dhe ndjenjat që shpesh mbeten të
papërshkrueshme dhe të heshtura. Halimi, nëpërmjet vargjeve, na jep mundësinë
të kapim realitetet që janë të paluajtshme dhe që shpesh kalojnë pa u kuptuar,
por që janë thelbësore për jetën në kuptim të vetvetes.
I vërtetë është fakti që Nexhat Halimi
e hap dhe e mbyll librin me dy poezi që janë të drejtpërdrejta dhe të ndjera
për nënën, tregon një lidhje të thellë emocionale dhe shpirtërore me këtë
figurë të rëndësishme në jetën e tij. Kjo është një mënyrë e fuqishme për
autorin që të nënvizojë ndikimin e nënës në formimin e tij si poet dhe individ,
dhe për të theksuar rolin e saj si një burim i dashurisë, mbështetjes dhe
inspirimit.
Poezia "Dy vargje për
nënën", si një hapje e librit, është një shenjë e qartë e dedikimit
dhe dashurisë që ai ka për nënën, e cila është një figurë qendrore në jetën e
tij. Me këtë poezi, Halimi shprehë ndjenjat e tij të ndërsjella, duke filluar
një rrugëtim letrar që i jep lexuesit një pamje të brendshme të shpirtit të
poetit dhe një lidhje të paevitueshme me figurën e nënës. Kjo poezi mund të
shërbejë si një homazh për të gjitha sakrificat dhe përkushtimin e nënës, që
shpesh janë të heshtura dhe të papërsëritura.
Poezia "Letër për nënën",
e cila mbyll librin, është një reflektim emocional mbi gjithçka që nënën i ka
dhënë poetit, si dhe një mundësi për të shprehur mirënjohjen dhe dashurinë që
mbetet e pandryshueshme. Kjo poezi është gjithashtu një përpjekje për të
nxjerrë në pah ndjenjat e brendshme dhe të pashembullta që një fëmijë mund të
ketë për nënën, dhe për të kapur atë lidhje që është aq e thellë dhe e shenjtë.
E mbyllur me një poezi të tillë të librit krijon një rreth të mbyllur, duke nxjerrë në
pah që çdo fillim ka një përfundim dhe çdo udhëtim ka një pasqyrë, që është
shpesh lidhja më e pastër dhe më e fuqishme që mund të kemi: ajo me nënën.
Kjo hapje dhe mbyllje e veprës me poezi
të dedikuara nënës ka një kuptim të thellë, duke simbolizuar se ajo është
burimi i inspirimit dhe i forcës për poetin, vite më vonë, aotori do të botoj
librin me poezi, “A vuan më pse nuk vuan” të cilat kanë vetëm një tematikë , ajo për
nënën, duke forcuar atë ndjenjën se
dashuria për nënën është një motiv themelor që nxit krijimin dhe shprehjen e
ndjenjave të tij.