E diele, 27.07.2025, 10:42 PM (GMT+1)

Mendime

Gjon Keka: Fundi i botës sipas mashtrimit të një predikuesi fetar

E diele, 02.02.2025, 07:55 PM


Fundi i botës sipas mashtrimit të një predikuesi fetar

Nga Gjon Keka

Duke ditur se sot në shekullin XXI veshët tanë dëgjojnë nga „hoxhallarë" e predikues tjerë fetar lloj lloj gënjeshtra, marrëzira e iluzione se si duket parajsa pa qenë asnjëherë atje dhe fundi i botës, këtu më poshtë po e vendos një përshkim të shkurtër (bazuar në të vërtetë A.M,1857) të një predikues që mashtëroi popullin rreth fundit të botës:

Një predikues fetar një herë kishte dal me predikime që i tejkalonin përkufzimet e tij si njeri, duke i predikuar masës së tij se fundi i botës do të vinte të Hënën e 3 tetorit të vitit 1533, në orën 8 të mëngjesit. Kur fermerët e mësuan këtë, ata e braktisën punën e tyre, i dhanë shtëpitë, kopshtet dhe fushat e tyre dhe e trajtuan veten me diçka të mirë para vdekjes së tyre, duke menduar se duke dhënë të gjitha do të fitojën parajsën.

Ndërsa ai vetë si predikues i dha të gjitha të mirat e tij që kishte.

Nga rajone të ndryshme të atij vendi dhe të tjera të largëta, mori të tëra shpirtrash besimtarë u dyndën tek ai; Ditët në vijim nuk bëri gjë tjetër veçse mori pjesë në falje e lutje e rrëfime dhe kështu më në fund erdhi 3 tetori u ngjit në foltore për të pritur ardhjen e ditës së fundit me masën e tij respektivisht dëgjuesit e tij që i shkonin pas atij.

Por mëngjesi kaloi dhe fundi i botës nuk erdhi. Më në fund, stomaku i tyre i zbrazët u kujtoi atyre se ata ishin ende gjallë, dhe kur i gjetën shtëpitë dhe hambarët e tyre bosh, u turpëruan nga injoranca dhe pamaturia e tyre, dhe u tërbuan aq shumë sa e hoqën predikuesin fetare nga foltorja e objektit fetar, e lidhën dhe e tërhoqën zvarrë nëpër rrugë duke e lënë të mjerë në rrugë që ta shohin atë se si kishte gënjyer dhe kishte predikuar iluzione e mashtrime dhe më pas u burgos.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx