E enjte, 16.05.2024, 09:33 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Gysëmanalfambeti

E hene, 26.02.2024, 08:11 PM


MUTI ËSHTË MUT

NGA KALOSH ÇELIKU

Po. Gysëmanalfambeti, me këmbët dhe trutë në legen, i shpërblyer me diplomë fakulteti Universitar, tituj shkencorë të blerë në Ish Republikën Jugosllave si rrufjan, Sot: edhe, në “demokraci” me kufinj politik për “fjalën e lirë”, na delë si “patriot” shqiptar?! Edhe, gjuhëtar në institucionet e shtetit të “përbashkë”?! Dartrtokitje! Edhe, atë: me këmbëngulje nën struket e partive politike arnë përmbi arnë, kërkon “Shqipëri të Madhe”?! Nuk e di: a, e ka me vete pas shpine edhe ndonjë Sanço Panço shqiptar mbi samarë në gomar?! Nëse, e ka: Zoti i ndihmoftë. Halldupi, Dje: merreshte me ë -jat, e Gjuhës Shqipe. Sot, me sintaksën e Gjuhës shqipe të Shkrimtarit mospartiak, që e kanë krijuar dhe e krijojnë gjenitë e popullit shqiptar: Shkrimtarët. Sintaksën e gjuhës shqipe jopartiske, që ende e mbajnë gjallë shkrimtarët edhe Sotekësajdite. Dhe, jo rrufjanët e shtetit të “përbashkët” ish jugosllav me tituj shkencorë. Sintaksë, të Gjuhës Shqipe me pretendime për krijimin e një sintakse të re pa kufinj politik. Unë, nuk mund t’i ndihmoj “Doktorit”, nuk jam Zot. As, Profet, besimtar me këmbët dhe trutë në legen. Edhe, pse: Unë e kam përkrahur nëpër manifestime kulturore dhe botimin e librave tij “mish - mash”, si rrufjan shqiptar Dje. dhe Sot në Kosovë, Shqipëri, dhe Maqedoninë e Veriut me honorare marramendëse. Gabimi im, historik.

Ende, nuk ma merr mendja, për mosmirnjohje?! E kam marrë me vete në Luftë si Sanço Panço Shqiptar mbi gomarë. Jo, me kalë me shalë. Padyshim, me vete, mund të ketë edhe ndonjë politikan me këmbën e thyer mbi kalin e bardhë, gjatë fushatave parzgjedhore lokale dhe parlamentare në stadiume sportive. Aktorë të dalldisur, dhe arratisur në fushën e mejdanit, arave pa dy qe në zgjedhë. Dhe, një Kalë me shalë përpara Dy qeve t’i lërojë Arat e Babait me dy “nagëntë” në brez. Dhe, dy “kashikarat” e serbit me mollat e kuqe në xhepat e strukes zezë, hedhur krahëve dhiareve, rrëzë “?uke”. Përsëri, pas vetes me Sanço Pançon shqiptar përmbrapa mbi gomar me samarë arnë përmbi arnë. Por, jo: edhe me Kalosh ?elikun si shkrimtar shqiptar.

Gysëmanalfabeti i shpërblyer me diplomë fakulteti në sitemin komunist, i shëtitur nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët” me tituj shkencorë të blerë, ose si shpërblim për merita të “vëllazërimit - bashkimit” jugosllav”, në Ish republikën Jugosllave si rrufjan me honorare marramendëse partiake politike. Sot: papritmas na delë “patriot” shqiptar, në sistemin Neokomunist?! Edhe, atë: kërkon “Shqipëri të Madhe”! Nuk e di: a, e ka me vete pëmbrapa edhe ndonjë Sanço Panço shqiptar mbi gomar në samarë?! Edhe, pse: Unë e kam përkrahur nëpër manifestime kulturore dhe botimin e librave tij si rrufjan shqiptar me honorare marramendëse, Ditën e Nesërme?! E kam shëtitur nëpër Botë.

Nuk ma merr mendja, ende për mosmirnjohje?! Aqmëpak, Ditën e Nesërme. E thotë ai vetë në veprimet e tia “patriotike” me samarin me arna mbi shpinë. Padyshim, me vete, mund të ketë ndonjë politikan të arratisur. Aktor të dalldisur në fushën e mejdanit me mullinjtë e erës si Don Kishoti pas Dylqinesë të Tobozës. Përmbrapa, me Sanço Pançon mbi gomar. Por, jo: edhe Kalosh ?elikun si shkrimtar shqiptar.

Në sistemin komunist jugosllav, vështirë e ke pasur të gjejsh përmejdani muta jugosllav?! Qofshin ato, edhe shqiptar. Shumicën e popullit shqiptar, i ke gjetur: “nacionalistë”, “irredentistë”, “oportunistë”, “armiq të shtetit përbashkët”, “shqiptarë të ndershëm”. Edhe, “patriotë” besnik të shokut Tito. Megjthatë, i ke takuar në rrugë përpara Hotel ”Bozhuri”, në Prishtinë. Sot, “Iliria”. Edhe, atë: me  brekë të kuqe nën pantollona. Ndonjërin, edhe me kësulë të bardhë në kokë. Stemën e Skënderbeut, mbi jaknën e setres. Flamurin kuqezi. Dhe, me një shami të lidhur tinëz për brezi si peshterkëkuqe rrugëve të Prishtinës, në Kosovë.

“Patriotë”, që e kapnin topin e Mic Sokolit për fyti, por edhe topat e “shpëtimtarëve” të shqiptarëve mes këmbëve në pushtet. Që, ditën e nesërme për shkak të një fjalë goje, një libri të “rrezikshëm” në biblitekë pas bastisjes në shtëpi, ke përfunduar në “bisedë informative” edhe në burg.

Osman Balli, një patriot i madh shqiptar nga Kërçova, që shpeshëherë kur vinte nga Amerika e vizitonte edhe Prishtinën. Herët, gjatë sistemit komunist asaj kohe, iku përgjitmonë në Amerikë. Patrioti, i cili për partizanët partiak të Partisë Komuniste në bisedat e rastit kur vinte në vendlindje, thoshte: kujdes, kini nga “patriotët” e ndërsyer, se: janë të kuq… Heshtni, mos folni dhe përmendni para tyre “Shqipëri të Madhe”! As, Shqipëri Etnike. Shkaku, se: që në sistemin komunist jugosllav, edhe nuk guxonte të kthehej me vite në vendlindje, se ia merrnin pasaportën dhe e rrasnin në burg.

Pas viteve të ndryshimeve demokratike, shkatërrimit të Jugosllavisë komuniste, sigurimi policor i Kërçovës përmes bashkëpuntorëve të tyre i përcolli edhe një “letërpajtimi”: Thuani Osman Ballit, se: Tashti, më nuk e ndjekim dhe ngasim si armik i shtetit “përbashkët” jugosllav, ia kemi falë dënimin. Osman Balli, aty për aty iu përgjigjë sy më sy dhe ballë për ballë “postierit”: Ata më kanë falur, por unë nuk i kam falur.

Vite më vonë pas “ndryshimeve demokratike”, Osman Balli erdhi në Këçovë. Herë pas here, kur e takonim në restorantin e vetëm asaj kohe “Union”, në Kërçovë me orë harroheshim me rrëfimet e tij patriotike kokë më kokë. Përndjekjet e shqiptarërve si “armiq” të shtetit jugosllav edhe nëpër botë. Burrit, që ne shpeshëherë të zemruar edhe i ankoheshim për veprimet e disa “shqiptarëve të ndershëm” si armiq të popullit shqiptar.

Përçudi, Osman Balli nuk shpërthente me sharje dhe urrejtje, po na përgjigjej me urtësi: Lëreni, rehat! Është, muti jonë. Edhe, pse: Muti jonë, krah për krahu me Muticën, ende mbëledhin nënshkrime antikulturore dhe antishqiptare.

Muti, është: mut! Nuk bëhet ar...



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora