E diele, 09.05.2021, 05:25 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Fjalimi i Berishës në 12 dhjetor 1990

E diele, 14.12.2008, 04:12 PM


Pluralizmi politik që erdhi tek ne si imperativ historik i kohës, ka gëzue shumë shqiptarët kudo që ata janë. Ai shënon një arritje të madhe për zhvillimin e demokracisë në vendin tonë, renditjen e Shqipërisë në rradhën e vendeve demokratike të Europës, integrimin e saj në rrjedhën e proceseve përparimtare bashkëkohore. Ky lajm është një gëzim i madh në këtë dimër plot të ftohtë, shtypje dhe terror që përjetojnë vëllezërit (brohoritje Liri- Demokraci) tanë në Kosovën martire (brohoritje Kosova Republikë). Por ai është gjithashtu një gëzim i madh për diasporën Shqiptare e cila ka të pashuar gjithnji mallin dhe dashurinë për Shqipërinë. Shqiptarë kudo që janë kanë një tempull, dhe ky tempull është Shqipëria, Shqipëria Demokratike. (ovacione urraaa).
Personalisht unë kam mbështetur idenë e pluralizmit politik duke pasur bindjen dhe shpresën se  fetë e ndryshme, se partitë e ndryshme jo vetëm nuk do të përçajnë kombin tonë, por përkundrazi, në përputhje me idealet e tij kombëtare e demokratike ato do të pasurojnë filozofinë, kulturën, shpirtin e tij të mire të madh e të paepur (duartrokitje). Të gjithë së bashku këtu jemi të gëzuar edhe për një arsye tjetër të madhe sepse shqiptarët i treguan botës tjetër të qytetëruar pjekurinë e tyre të madhe politike, se për ta fjala është më e rëndë se guri dhe se me dialog ata dinë të marrin vendime të mëdha historike. Në këtë mes mirënjohja jonë e madhe padyshim shkon së pari tek Presidenti, shoku Ramiz Alia, (ovacione dhe duartrokitje) i cili po me atë mençuri dhe guxim që udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë në betejat çlirimtare, (fishkëllima), udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja të demokratizimit të Shqipërisë, (fishkëllima).
Mirënjohja jonë sigurisht është edhe për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që me guxim dhe mençurinë e tyre u shndrruan në protagonistë të këtij dialogu historik (fishkëllima dhe duartrokitje )duke treguar se brezi ynë i ri din t’i qëndrojë gjithnjë drejt historisë. Për kombin tonë rinia ka qenë një realizuese i ëndrrave të tij të mëdha dhe shpreh bindjen se edhe në të ardhmen ajo do të dijë të realizojë aspiratat e tij të mëdha kombëtare, do të begatojë gjithnjë e më shumë vendin tonë. Duke përfunduar ju ftoj të brohorasim të gjithë njëheresh “Rroftë Rinia jonë! (duatrokitje, urraaaa)”.
Si një mik, si një mik që dëshiroj e shpresoj të mbetem i Partisë Demokratike, due t’i uroj asaj suksese gjithnjë e më të mëdha në punën e saj për begatinë e Shqipërisë, (ovacione) për të mirën e kombit tonë.
Dhe tashti  më lejoni t’u lexoj një mesazh që na e dërguan para dy ditësh puntorët e Kombinatit të Tekstileve:    “Ju jeni bijt dhe bijat tona, ashtu siç na doni dhe ju duam. Ju keni marrë një aksion të madh, i keni bërë me mençuri kërkesa Presidentit të Shtetit dhe mirë keni bërë. Është e drejta juaj të veproni kështu. Por duam t’u shprehim edhe juve dëshirën dhe kërkesën tonë: Ruani gjakftotësinë! Mos bëni asnjë veprim që mund t’u çojë në gjakderdhje! Boll ka derdhur gjak shqiptari. Asnjë shqiptar nuk duhet të sakrifikohet dhe kështu jemi mjaft pak. Kërkesat tuaja duhet të zgjidhen vetëm  me dialog. Ky është amaneti i popullit. Rroftë populli (brohoritje urraaaaa, Liri-Demokraci).

Azem Hajdari - Sali Berisha - Gramoz Pashko



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora