E enjte, 01.05.2025, 11:18 PM (GMT+1)

Kerko: xhafer leci

Xhafer Leci: Aleksandër Vuqiq - Një mendje dhe trup i ndarë në tri pjesë!

E hene, 07.03.2022, 09:21 PM


Aleksandër Vuqiq: Një mendje dhe trup i ndarë në tri pjesë!

Kryetari i Serbisë A.Vuqiq, me bythë në Beograd, mendje në Moskë dhe bark në Bruksel!

Nga Xhafer LECI

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq: “Neve nuk mund të mbijetojmë pa BE-në”
Vështirë se ndonjë vend tjetër në Evropë u orientua kaq afër me Kinën...”
https://www.handelsblatt.com/politik/international/interview-serbiens-praesident-aleksandar-vucic-wir-koennen-ohne-die-eu-nicht-ueberleben-/27439336.html
       Populli serb gjithmonë ka qenë i ndarë në mendimet e tyre, lindje dhe perëndim, këtë e dinë edhe amerikanët, por më mirë e dinë Europa Perëndimore.
Me Rusinë ushtarakisht, perëndimin ekonomikisht, por serbët harrojnë se janë pjesë e Evropës.
Serbia rrejshëm është thirrur, në mbrojtje të Jugosllavisë titoiste. Në fakt, ka punuar-luftuar për bërjen e Serbisë së Madhe. Por, nuk ia arriti, falë luftës në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, ku ndërhyrja bombarduese, e fuqisë më të madhe ushtarake botërore, NATO, ishte vendimtare, për dështimin e turpshëm, për realizimin e planit ogurëzi - bërjen e Serbisë së Madhe!
   Edhe ketë e di Perëndimi. Por, për ne, shqiptarët, me fillimin e invazionit rus, për pushtimin e Ukrainës, është shqetësim i bazuar, të një provokimi të mundshëm ushtarak të Serbisë ndaj Kosovës. Kahja e Serbisë nuk ndryshoi, edhe pse bëri një distancim të butë ndaj Rusisë, lidhur me sulmin mbi Ukrainën sovrane. Ajo nuk iu bashkua Evropës, për vënien e sanksioneve kundër Rusisë. Irritimi i Perëndimit dhe Amerikës për këtë ishte i dukshëm. Megjithatë, Evropa nuk po e merr vendimin e
duhur, për ta pranuar Kosovën në organizatat saj, në BE dhe NATO, me një proces të përshpëjtuar, pikërisht, tani, në rrethanat e krijuara.

Serbia ishte shumë më e favorizuar, për pranimin e saj në BE dhe NATO se sa Kosova.
Tani është koha që Kosova të veprojë politikisht, me diplomaci e mençuri në të gjitha fushat, sepse po sa të ndalet lufta, Serbia është e njohur për notimin e saj nepër ujëra të tubëllta, përsëri do e favorizojnë Serbinë dhe Kosova do mbetet mbrapa.
Serbia është e njohur për masakrat që ka bërë, në të gjitha luftërat, ndaj njerëzve të pa armatosur, në veçanti, nuk ka kursyer fëmijët, pleq e plaka, ka dhunuar me dhjetra mijëra gra e vajza. Për krejt këto duhet njoftuar, alarmuar me raporte e shënime të vërtetuara, me dëshmi të pamohueshme, krejt botën demokratike-perëmdimore.
   Serbët, si edhe rusët, njihen për eliminimin brutal fizik të kundërshtarëve të tyre politik...!
“Kjo është lista e pushtetarëve, liderëve dhe udhëheqësve serb,
cilët janë vrarë, larguar apo abdikuar:

- Princi Caslav Klonimirovic - i vrarë

- Prefekti i Madh Stefan Nemanja - abdikoi

- Mbreti Stefan Prvovencani, abdikoi

- Mbreti Radosllav - u rrëzua

- Mbreti Vladislav - u rrëzua

- Mbreti Uroš I - i rrëzuar

- Mbreti Dragutin - i rrëzuar

- Mbreti Stefan i Deçanit - u rrëzua dhe u vra

- Car Dushani - vdiq papritur, disa thonë të helmuar nga ushqimi

- Car Uroš Nejaki - i vrarë sipas legjendës

- Mbreti Vukashin Mrnjavçeviq, i vrarë

- Mbreti Marko Mrnjavçeviq, i vrarë

"Princi Lazarus ka vdekur."

- Despot Llazar Brankoviq, i vrarë

- Jovan Nenad - i vrarë

- Karagjorgj - i vrarë

- Princ Milos - i dëbuar

- Princi Aleksandar Karagjorgjeviq - i dëbuar

- Princ Mihailo Obrenoviq - i vrarë

- Mbreti Milan Obrenoviq - i dëbuar

- Mbreti Aleksandar Obrenoviq - i vrarë

- Mbreti Pjetër I Karagjorgjeviq - abdikoi

- Mbreti Aleksandër I Karagjorgjeviq - i vrarë

- Mbreti Pjetër II Karagjorgjeviq - i dëbuar

- Gjeneral Milan Nedic - i vrarë

- Kryeministri Zoran Gjingjiq - i vrarë

- Presidenti Sllobodan Millosheviq - i rrëzuar, vdiq i burgosur në Hagë

- Vojisllav Koshtunica - abdikoi

- Boris Tadiq - dha dorëheqjen / shkarkuar

(Nga Esad Rahi?, prof. Sanxhak-Novi Pazar)”
https://www.facebook.com/BosnjaciJablanica/posts/ovo-je-spisak-svih-srpskih-vladara-i-lidera-koji-su-ubijeni-svrgnuti-ili-su-abdi/5091057100922907/

Wendlingen,08.03.2022



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx