Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Nobel 2021 – Liria e Fjalës parakusht për demokracinë dhe paqen
E hene, 11.10.2021, 07:58 PM
KOMITETI NOBEL 2021: LIRIA E FJALËS PARAKUSHT PËR DEMOKRACINË DHE PAQËN E QËNDRUESHME
Nga Frank Shkreli
Komiteti norvegjez
Nobel njoftoi javën e kaluar se Maria Ressa nga Filipinet dhe Dmitry Muratov
nga Rusia, janë gazetarët që fituan çmimin Nobel për Paqë për vitin 2021. Duke
njoftuar fituesit e këtij çmimi prestigjoz për paqe, Komiteti Nobel tha se
çmimi i këtij viti për paqe, tregon se e drejta e lirisë së fjalës është nën
kërcënim, në mbarë botën. Komiteti Nobel
i Norvegjisë vendosi t’u jap Çmimin Nobel për Paqe këtyre dy gazetarëve të
guximshëm, Maria Messa dhe Dmitry Muratov me motivacionin: “Për përpjektet e
tyre në mbrojtje të lirisë së të shprehurit, që është një parakusht për
demokracinë dhe paqën”.
Në njoftimin për
media që lëshoi Komiteti Nobel me këtë rast thuhej se Zonjushës Ressa dhe Zotit
Muratov po u jepet Çmimi Nobel për Paqë për luftën e tyre të guximshme në
mbrojtje të lirisë së fjalës në Filipine dhe në Rusi. Njëkohësisht, theksohet
në atë njoftim, “të dy këta përfaqësojnë të gjithë gazetarët të cilët mbrojnë
këtë ideal në një botë në të cilën demokracia dhe liria e fjalës dhe liria e
shtypit po përballen, gjithnjë e më shumë, me kushte të vështira veprimtarie”.Zonjusha
Messa ka ushtruar me guxim lirinë e fjalës për të zbuluar dhe për të demaskuar
publikisht abuzimet e qeveritarëve, dhunën që përdoret dhe autoritarizmin në
rritje e sipërnë atdheun e saj, Filipinet.
Ndërsa për meritat e gazetarit rus, Dmitry Andreyevich Muratov, Komiteti
Nobel thekson se për dekada tani, ai ka mbrojtur vendosmërisht lirinë e fjalës
në Rusi, “Me një qëndrim thellësisht kritik ndaj pushtetit në Rusi, gjithmonë
përballë kushteve gjithnjë e më të vështira veprimi”, thuhet në njoftim. Në vitin 1993, Muratov ishte njëri prej
themeluesve të gazetës Novaya Gazeta dhe nga vitit 1995 ai ka vazhduar të jetë
Kryeredaktor për 24 vjet i kësaj gazete, që sot për sot, është gazeta më e
pavarur në Rusi. “Gazetaria e bazuar në fakte dhe në integritetin profesional
të këtij organi mediatik e kanë bërë atë një burim të rëndësishëm informacioni…që
mbulon subjekte për të cilat askush tjetër nuk flet as nuk shkruan, duke
filluar nga korrupsioni, dhuna policore, arrestimet e paligjshme, mashtrimet në
zgjedhje e deri tek përdorimi i forcave ushtarake ruse brenda dhe jashtë
Rusisë”, vlerëson Komiteti Nobel, punën e gazetës ruse Novaja Gazeta dhe
kryeredaktorin e saj Muratov.
Gjatë
gjithë kësaj kohe, thuhet në njoftimin e Komitetit Nobel, kundërshtarët e
Novaja Gazeta janë përgjigjur ndaj profesionalazmit të gazetës me ngacmime,
kërcënime, dhunë dhe vrasje.Që nga fillimi i gazetës, gjashtë gazetarë të saj
janë vrarë, përfshirë Anna Politkovskaja që shkroi artikuj zbulues mbi luftën
në Çeçeni, thuhet në njoftimin e Nobelit. “Pavarësisht vrasjeve dhe kërcënimeve,
kryeredaktori Muratov ka refuzuar të braktisë politikën e pavarur të gazetës.Ai
ka mbrojtur vazhdimisht të drejtën e gazetarëve për të shkruar çfarëdo që duan
për çfarëdo që duan, për sa kohë që ato përputhen me standardet profesionale
dhe etike të gazetarisë”, thuhet të njoftimin e Komitetit Nobel.
Në
njoftimin e dhënjes së Çmimit Nobel për Paqe gazetares filipinase Maria Messa
dhe gazetarit rus, Dmitry Muratov, theksohet rëndësia që Komiteti Nobel i
kushton të drejtës së lirisë së fjalës dhe lirisë së gazetarit për të bërë
punën e vet, bazuar në etikën dhe standardet gazetareske, duke thenë se,
“Gazetaria e lirë, e pavarur dhe e bazuar në fakte, shërben për të mbrojtur
shoqërinë kundër abuzimit nga pushteti, si dhe ndaj gënjeshtrave dhe
propagandës së luftës.Komiteti Norvegjez i Nobelit është i bindur se liria e
shprehjes dhe liria e informacionit ndihmojnë për të siguruar një publik të
informuar mirë.Këto të drejta janë parakushtet thelbësore për demokracinë dhe
mbrojnë shoqërinënga lufta dhe konflikti.Dhënia e Çmimit Nobel për Paqe këtë
vit -- gazetarëve Maria Ressa dhe Dmitry Muratov -- ka për qëllim të nënvizojë
rëndësinë që i duhet kushtuar mbrojtjes së këtyre të drejtave themelore. “Pa
lirinë e shprehjes dhe pa lirinë e shtypit, do të jetë e vështirë të promovohet,
me sukses, vëllazërimi midis kombeve, çarmatimi dhe promovimi i një rendi më tëmirë
dhe më të sukseshëm botëror në epokëntonë”, përfundon mesazhin e vet Komiteti
Nobel.
Ndër
reagimet e para ndaj dhënjessë Çmimit Nobel gazetarëve Maria Messa nga
Filipinet dhe Dmitry Muratov nga Rusia, erdhi nga Këshilli i Evropës. Enti i
lartë evropian, theksoi rëndësinsë e fjalës së lirë, si një nga vlerat më të
çmuara të Evropës. "Liria e fjalës
është një nga vlerat më themelore dhe më të dashura të kontinentit tonë, siç
pasqyrohet në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe në praktikën
gjyqësore të Gjykatës së Strasburgut. Mbrojtja e gazetarëve është një përparësi
për Këshillin e Evropës”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Këshillit të
Evropës, në emër të 49 shteteve anëtare. “15 vjet pas vdekjes së Anna
Politkovskaya, ne jemi veçanërisht të kënaqur që Komiteti Nobel ka njohur punën
guximtare të Dmitry Muratov dhe gazetës së tij, Novaya Gazeta, në nxjerrjen në
dritë të shkeljeve serioze të drejtave të njeriut në kontinentin evropian",
thuhet në reagimin e Këshillit të Evropës, nepëmjet zëdhënses së këtij enti.
Një zë i rëndësishëm
ndërkombëtar që mirëpriti dhënjen e Çmimit Nobel për Paqe gazetarëveMessa dhe Muratov ishte edhe
Sekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara,(OKB) Z. Antonio Guterres, i
cili tha se Çmimi Nobel i Paqës për dy gazetarët mbrojtës dhe promovues të
fjalës së lirë, është një njohje seliria e shtypit është, “jetike për paqën,
drejtësinë, zhvillimin ekonomik dhe për të drejtat e njeriut – poredhe si gur
themel për krijimin e institucioneve të drejta dhe të paanshme”, është shprehur,
me këtër ast, Sekretari i Përgjithsëm i OKB-së. Udhëheqsi i organizatës më të
madhe botërore, duke i uruar fituesit e Çmimit Nobel për Paqe ka thënë se,
“Asnjë shoqëri nuk mund të jetë e lirë dhe e drejtë nëqoftse nuk ka gazetarë që
duhet dhe mund të hetojnë gabimet dhe abuzimet e zyrtarëve qeveritarë dhe
shtetërorë dhe pa gazetarë qët’u sjellin qytetarëve informcionin e nevojshëm
dhe, njëkohësisht,t’i mbajnë ata përgjegjës për veprimet e tyre”, ka theksuar
Antonio Guterres i OKB-ës.
Edhe organizatat
ndërkombëtare, mbrojtëse të fjalës së lirë dhe të drejtave të gazetarëve, anë e
mbanë botës, siç janë, “Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me qëndër në Nju
Jork dhe “Reporterët pa Kufij”, me qëndër ë Francë – kanë pritur mirë Çmimin
Nobel për paqë dhenë dy gazetarëve në fjalë. Drejtori i “Komitetit për
Mbrojtjen e Gazetarëve, Xhoel Simon, u shpreh se, “Dimtry Muratov dhe Maria
Messa personifikojnë vlerat e lirisë së shtypit si dhe arsyet se pse këto vlera
janë të rëndësishme. Këta janë gazetarë
të kërcnuar personalisht dhe megjithkëtë ata vazhdimisht kundërshtojnë me guxim
censurën dhe shtypjet ndaj përhapjes së lirë të lajmeve, ndërkohë që me puën e
tyre kanë shërbyer si shembuj për tu ndjekur nga gazetarë të tjerë”, ka thënë
ai. Dhënja e Çmimit Nobel pë Paqe është një njohje dhe miratim i fuqishëm i
punës së tyretë palodhur si dhe të gazetarëve anë e mbanë botës, në përgjithësi.
Lufta e tyre, është lufta jonë”, ka thenë Drejtori i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve,
Xhoel Simon nga Nju Jorku.
Agjencia Amerikane
për Median Globale (USAGM) që është një agjenci federale e pavarur dhe që
drejton disa rrjete mediatike, përfshir "Zërine Amerikës", uroi
gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov duke thenë se ata, “janë shembuj të guximit, integritetit dhe profesionalizmit që
nevojitet për të raportuar faktet, në disa prej rajoneve të botës ku liria e
fjalës është më e shtypur se kudo tjetër.”
Këto janë vetëm disa
prej urimeve dhe reagimeve botërore që po i paraqes këtu sa për ilustrim,
drejtuar dy gazetarëve guximtarë që fituan Çmimin Nobel për Paqe. Me urimet dhe
komentet e tyre, udhëheqësit dhe entet e ndryshme botërore, me këtë rast,
theksuan gjithashtu edhe nevojën për mbrojtjenelirisë së fjalës së lirë si, një
domosdoshmëri për një demokraci të vërtetë dhe paqë në shoqëri, shtet dhe në mbarë
botën.
Ndryshe nga bota
shqiptare prej ku nuk hetova ndonjë urim për dy gazetarët as reagim pozitiv --reagimet
dhe urimet qenë të shpejta nga udhëheqës botërorë si dhe nga organizata
kombëtare dhe ndërkombëtare që ia duan të mirën lirisë së shtypit, e të cilët,
për vite e dekada luftojnë në mbrojtje të lirisë së fjalës dhe të gazetarisë së
lirë, anë e mbanë botës.Të gjithë e mirëpriten vendimin e Komitetit norvegjez
që me këtë Çmim dhenë dy gazetarëve – po njohin më në fund rëndësinë që ka
ushtrimi i fjalës së lirë në shoqëri si një “parakusht për një demokraci të
vërtetë dhe paqe”.
Fatkeqsisht, ndryshe
nga bota perëndimore, mungesa e ndonjë urimi nga Shqipëriadhe Kosova kuptohet
deri diku, pasi të dy këto shtete klasifikohen në raportet e organizatave
ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si “gjysëm të lira”. Pjesërisht, për
këtë klasifikim është përgjegjës mënyra se si trajtohet/keqtrajtohet liria e
shtypit në të dy shtetet shqiptare. Sot
e 30-vjet të ashtuquajtur “tranzicion”,nuk kemi parë ende një ligj a projekt
ligj mbi lirinë e medias që është në përputhje të plotë me vlerat dhe
standardet perëndimore. Përkundrazi, në
rastin e Shqipërisë, Kryeministri dhe parlamenti i kontrolluar prej tij, vetëm
propozojnë dhe përpilojnë projekt ligje dhe miratojnë ligje krejtësisht në
kundërshtim me të drejtën eshenjtë të lirisë së shtypit – duke kërcënuar
demokracinë dhe paqën në vend dhe në rajon dhe duke larguar gjithnjë e më shumë
shqiptarët nga vlerat perendimore. Mesazhi i Nobelit këtë vit është se nuk
bëhet demokracia as nuk vendoset paqëja në një shtet as në botë duke kufizuar
-- ose duke luftuar haptazi lirinë e fjalës dhe pavarsinë e gazetarisë. Pa liri të fjalës,nuk vendoset demokracia e
vërtetë, as me “fiat” nga një kryeministër as me ligje duke përqendruar në dorë
të burokratëvepartiakë kompetenca që nuk u takojn ë atyre,as duke shtetëzuarmënyrat
dhe mjetet e përhapjes sëinformacionit nepërmjet krijimit të ashtuquajturës
Agjenci për Media dhe Informim, si dhe i kufizimeve të tjera gjatë viteve për
kufizimin e lirisë së fjalës siç ishte e famshmja për të keq, “paketa
anti-shpifje”, si dhe kërcënimeve dhe kërcënimeve dhe lloj-lloj etiketimesh ndaj
gazetarëve dhe gazetarisë së pavarur në përgjithësi.
Komiteti Nobel
shpërbleu gazetaren filipinase Maria Messa-n dhe gazetarin rus Dmitry Muratov
me Çmimin Nobel për paqë për vitin 2021 për guximin e tyre për të luftuar në
mbështetje të lirisë së fjalës në Filipine dhe në Rusi, pa marrë parasysh
pasojat e vendosmërisë tyre për të raportuar të vërtetën. Të dy këta kishin marrë vendimin se – në
mbrojtje të lirisë së fjalës -- nuk do të frikësohen nga sulmet kundër tyre dhe
lirisë së fjalës dhe kishin bërë një zgjedhje morale për veten dhe për shoqërinë
në të cilën jetojnë, se do të mbrojnë me çdo kusht të drejtën e fjalës së lirë,
si një parakusht për një demokraci të vërtetë dhe për paqën në vendet e tyre
dhe në botë.
Po ju, gazetarë dhe lexues të dashur shqiptarë, kur do të përcaktoheni, më në fund, për një zgjedhje morale, (“a moral choice”) -- kundër atyre që, hapur, luftojnë kundër lirisë së fjalës në trojet shqiptare -- dhekur do të mbroni, me çdo kusht,(jo lirinë e pjesshme), por lirinë e plotë të fjalës, jo vetëm si e drejtë e jotja -- së bashku me të drejta të tjera të njeriut që t’i ka falë Perëndia – por edhe si,“parakusht për një demokraci të vërtetë dhe paqetë qëndrueshme në vend”!?