E enjte, 01.05.2025, 07:17 PM (GMT+1)

Kerko: aurel dasareti

Aurel Dasareti: O qafëleshë të mallkuar, mos e ngacmoni fëmijën, edhe nëse e urreni babanë e saj, Albinin!

E diele, 18.07.2021, 10:12 AM


O qafëleshë të mallkuar, mos e ngacmoni fëmijën, edhe nëse e urreni babanë e saj, Albinin!

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Lele-bre çfarë plehra kanë “qeverisur” Kosovën në këto 20 vjet!!!

**

Fundërrinat (“politikanët” shqipfolës), thënë më mirë, hajnat, llumi, turmë mileti i të moshuarve (plakash dhe pleqve) agresiv gërgasës e të korruptuar deri në vesh, e ngacmojnë dhe trazojnë një fëmijë të vogël, “faji” i së cilës është një fustan i zakonshëm që prindërit e saj ia kanë blerë me lekët që i kanë fituar me djersë. Nëna e saj ka prejardhjen prej një shteti më të pasur në botë, normalisht se mund t`i blejë milion fustane.

Pyetja është për ju qafëlesh: Përpara 20 vjetësh nuk kishit as brekë dhe pantallonat e rreckosura i shtrëngonit me sixhim. Dhëmbët, krejt copa nga jo-pastërtia sepse as që dinit se ekziston pastë dhëmbësh. E tani zotëroni me milionë euro! Ku i morët paratë? Nga tradhtia, korrupsioni, krimi i organizuar, zaptimi dhe shitja kriminale e pronave shoqërore të Kosovës? Dakord?

Ngacmimi, është veprim që pengon përjetimin e përkatësisë dhe të jenë të rëndësishëm në bashkësi, qoftë në shkollë, në kopsht fëmijësh, në kohën e lirë ose në internet. Të gjithë fëmijët kanë të drejtën e një jete të sigurt të përditshme kur ndjejnë se janë pjesë e një komuniteti dhe nëse një fëmijë ngacmohet - kjo e drejtë shkelet.Shkelësit duhet të dënohen. Ju bëni krim.

A kuptuat o qafëleshë kokëtulë të të dy gjinive?!!!

O shqiptarë, tregojuni hajnave, respektivisht sabotuesve të mirëqenies dhe ardhmërisë së Kosovës se nuk jeni më vetë-shkatërrues.

Vetë-shkatërrimi mund të bëhet një model negativ i jetës që na bën të minojmë nevojat tona për të kënaqur të tjerët. Ju nuk i vendosni kufij vetes, shfrytëzoheni nga hajnat manipulues, ndjeheni të pasigurt dhe luftoni për të bërë zgjedhje.

O shqiptarë, armiku i jashtëm me ndihmën e armikut të brendshëm akoma synon t`ju mashtroj, manipuloj, t`ju konfirmoj duke kërkuar bashkëpunimin e juaj në planet e tyre.

Çdo indiferencë e vetme është fajtore për atë që po ndodh.

Liria është zotërim i sigurt i atyre që kanë guximin ta mbrojnë atë.

PS: Të nderuar bashkëkombës, kundër sabotuesve të Kosovës që i ngacmojnë edhe fëmijët e vegjël të kundërshtarit, duhet të reagojmë si prindër.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Aurel Dasareti: Kurdoherë që reja është e dendur, fillojnë magjitë Aurel Dasareti: Shqipëria e kapur nga regjimi mafioz është bërë minë në një qiell të përgjakur Aurel Dasareti: Trojet shqiptare sundohen nga klanet dhe familjet kriminale Aurel Dasareti: Të jesh i lirë do të thotë të zgjohesh dhe heqësh qafe zinxhirët Aurel Dasareti: Meqenëse shqiptarët shesin dinjitetin e tyre, nuk meritojnë as shtet, as liri dhe as siguri Aurel Dasareti: Besëtytnia është feja e shpirtrave të dobët Aurel Dasareti: Ai kishte guximin të jetë frikacak! Një hero! Aurel Dasareti: Shqiptari është një njeri i verbër që ëndërron sikur sheh Aurel Dasareti: Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë për jetë e vdekje! Aurel Dasareti: Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtja e erës Aurel Dasareti: Gjithçka për Shqipërinë, dhe Shqipërinë për asgjë Aurel Dasareti: Kryeministri Rama, një krijesë magjepsëse por me shumë defekte Aurel Dasareti: Skllevërit më të lumtur janë armiqtë më të hidhur të lirisë Aurel Dasareti: Përpara Kosovës janë ditët më të errëta në luftën kundër mafies Aurel Dasareti: Injoranca është serra ku rriten lulet më të tmerrshme Aurel Dasareti: Një jetë pa dashuri për atdheun është si një kopsht pa diell ku lulet janë vyshkur Aurel Dasareti: Kur Zoti krijoi njeriun, ai ishte ende duke eksperimentuar me Ramën Aurel Dasareti: S`ka dobi prej dobiçëve. Zgjohu dhe fito! Aurel Dasareti: Varfëria si armë për boshatisjen e trojeve shqiptare Aurel Dasareti: Nuk ka fëmijë të vështirë, vetëm fëmijë që kanë vështirësi

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx