Kerko: xhafer leci
Xhafer Leci: Oficeri i sigurisë Fadil Kajtazi: Shpekulant!
E shtune, 10.04.2021, 02:23 PM
Nga
e majta: Xhafer Leci e Fadil Kajtazi, Hotel Kristal-Gjilan, 22.09.2017
Oficeri i sigurisë Fadil
Kajtazi: Shpekulant !
Nga
Xhafer LECI
-
Ktheju profesionit tënd, o Fadil Kajtazi, ke hyrë në mal pa sopatë!?
Nuk
e kam ditur që jeni kaq i paedukuar, goj-shthurur i vrazhdë dhe i papjekur
politikisht?
Më
keni ofenduar me dy komente, në mënyrë tinzare, tek profili i mikut tim, Gani
Osmani, në Facebook, i cili kishte shpërndarë dy shkrime të mia!
-
Them tinzare, sepse, pasi më keni bllokuar-shlyer nga shoqëria në Facebook, pa
asnjë arsye dhe, si miq e kolegë që ishim, pa më paralajmëruar…!
Në
njerin nga shkrimet e mia keni thënë, kupto-gënjyer, po citoj: "Ky rrene
qe eshte djathtist, eshte komunist!" Ndërsa për shkrimin tjetër jeni
shprehur edhe më banalisht. Citim: "Ky rruan ve!" Ju fyeni pa asnjë
arsye, pa sjellur asnjë dëshmi, pa menduar për mundin,djersën e veprimtarisë time
shumë të pastër kombëtare, mbi 5 dekada, e as për moshën time, që kur ka lindur
Fadili, unë kam mbaruar shërbimin ushtarak, më 1967 në Beograd! Shkrimet e mia
i mbështes me fakte dhe dëshmi të pamohueshme...
-
Mua më njohin familjarë,farefis, miqë e shokë në vendlindje dhe, shumë
bashkëveprimtarë e mërgimtarë nga koha e ilegales, e deri në ditët e sotme në
perëndim. Asnjëherë nuk i kam takuar asnjë grupi ilegal, e as legal komunist.
Edhe
sikur të isha komunist,as pak nuk do të turpërohesha, sepse veprimtaria ime
është e ndershme dhe pa interesa,kjo ka rëndësi. Vendit i kam dhënë aq sa kam
pasur mundësi,por marrë nuk i kam as gjë.
-
Fadili, jo vetëm mua, por fyen, pa arsye, edhe personalitete tjera, si për
shembull, ish kryeparlamentaren, aktualisht, kryetare e Kosovës, zonjën Vjosa
Osmani, të cilën e quan: “magaricë!”
-
Diku, në vitin 2016 kam pas bërë një shkrim, për gjyshin tim, nga nëna, Shaban
Ramë Buca, luftëtar i dy luftërave botërore… Dhe, për Babën tim, Osman Leci,
luftëtarë i NDSH-së dhe bashkëluftëtar i komandantëve, Mulla Idriz Gjilani e
Shefqet Kapedani-Bylykbashi.
Fadili,
më shkruan dhe tregon se edhe ai, Bucalitë i
paska dajë dhe, caktuam një takim, edhepse jemi vendas, për herë të parë
u takuam.
-
Këtu poshtë po sjell komentin orgjinal
të mikut tonë, Gani Osmani, profesor, cili demanton me fakte të pamohueshme,
ato që shkruan Fadili për mua!
"Xhafer
Leci
Tungjatjeta
dhe përshëndetje, miku im, Gani Osmani!
E
lexova komentin Tuaj.
Ju
falëmnderit!
Nuk
e di kush është ky, Fadil?
Si
duket me paska fshirë nga shoqëria, për atë nuk mund e shoh komentin e tij!
Mundësisht
dërgoma edhe komentin e tij ta shoh.
Me
konsideratë
"Gani
Osmani
I
nderuar mik, Xhafer Leci !
Ky
njeri quhet Fadil Kajtazi dhe, sa e di unë, ka qenë mik i juaji dhe imi, së
paku deri para dy vjetësh. E di se ne të dytë kemi pasur konsiderata për te dhe
bashkëshortën e tij.
Si
duket ai të paska bllokuar. Pse!?
Mbase
e din ti. Nëse jo, ai me siguri e din pse të ka bllokuar dhe pse po flet të
pavërteta ndaj teje.
Nga
statuset dhe komentet e tij kohëve të fundit edhe vetë kam mbetur tepër
zhgënjyer. E kam njohur për tjetër fare në LDK. I kam besuar dhe ndoshta të
kujtohet se edhe e përkrahëm, e ndihmuam dhe e votuam Znj. Lirije, në dy
legjislacionet e kaluara, të gjashtën dhe të shtatën. Tani, ky daija po na del
krejtësisht në anën shkatërruese të LDK-së. Tha për ty po e citoj:
"Ky
rrene qe eshte djathtist, eshte komunist!"
Në
një koment tjetër u shpreh edhe më banalisht. Citim: "Ky rruan ve!"-
tha për ty. Nuk tha asgjë të vërtetë e asgjë më shumë, përveç që e turpëroi
vetvehtën para të gjithë atyre që të njohin mirë ty dhe veprimtarinë tënde, mbi
gjysëm shekulli, dhe që e njohin Fadilin me sjelljet e shkrimet e tij përçarëse
e shkatërruese ndaj LDK-së. Kërkoj falje që nuk prita mendimin tënd, por
reagova, ashtu siç do të reagoja ndaj kujtdo, që për interesa të ngushta
personale e klanore shkruan publikisht të pavërteta, mbjell insinuata e
përpiqet të denigron personalitete, të cilat ai kurrë nuk do të mund t'i
arrinë.
Më
fal, miku im, Xhafer!
Ti
e din se nuk mund t'i duroj këto rrena e të pavërteta."
Wendlingen, 09.04.2021