Kerko: a
Skënder Kapiti: LDK e Re - domosdoshmëri
E hene, 31.08.2020, 07:41 AM
LDK e Re - domosdoshmëri për një epokë të re ndryshimi
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Në
vënd që intelektualët, opinionistët dhe analistët e Kosovës ta përkrahin Vjosa
Osmanin , dhe ta mbështesin atë , ata bëjnë të kundërtën: e pengojnë dhe
përhapin opinion negativ e disfatist në
popull se po të formojë Vjosa parti të re, ajo parti do të dështojë dhe nuk do
të ketë sukses.
Kjo
verteton faktin se intelektualët, opinionistët dhe mediatikët në Kosovë
veprojnë tamam si kopje e atyre të Shqipërisë, pasi ata nuk promovojnë dhe nuk
aktivizohen në mbështetje të së resë , në mbështetje të alternarivës jetike
politike të Kosovës, por pa u formuar elita e re, alternativa e re, ata i turren asaj duke germuar dhe kërkuar llogari asaj me qëllim për të
ngjallur mosbesim djallëzor në opinion.
Dhe
tjetra ështëedhe ajo se këta farë intelektualësh e opinionstësh mendimtarëegoiste që sillen
kështu duke injektuar frymë dështimi dhe disfatizmi ata tregojnë se i shërbejnë më së miri elitës aktuale politike
si mercenarë“mendimdhënës” e kritikë të korruptuar.
Nuk
e di se ku e gjejnë dhe e mbështesin prognozën dhe parashikimin këta vizionarë
ngelacakë që tërheqin dhe bllokojnë për mbrapsht.
Pra,
Kosova nuk vuan vetëm nga elita e vjetër dhe dështake politike, por Kosova vuan
edhe nga mungesa e elitës së guximshme intelektuale dhe akademike përderisa
ajo rri “indiferente”, por edhe përderisa
jo pak prej tyre edhe janëfrikacakë,
mercenarë , servilë, të shitur e
korruptuar, dhe se janë blerë nga ndonjë lëmoshë e pushtetit dhe nga elita e
vjetër politike në Kosovë, perderisa ata nuk aktivizohen për ndryshimin dhe
përmirësimine gjëndjes në Kosovë.
Nuk
ka armik më të madh për një komb se sa korrupsioni, injoranca dhe
sharlatanizmi, mercenarizmi dhe servilizmi intelektual.
Këta
të cilët nuk janë optimist dhe nuk besojnë te lëvizja e re që pritet ta
ndërmarrë Vjosa Osmani, këta si është e mundur që nuk i besojnë as vullnetit
dhe as vizionit e as mëncurisë së popullit.
A
nuk e dinë këta se pa Vjosën LDK do të kishte degraduar në një parti minorance;
a nuk e dinë këta se lidërshipi aktual i LDK-sëështë patericë e PDK-së dhe e
mbërthyer nga korrupsionit; a nuk me dinë këta “vizionarë” se LDK-në e sundon
ligji i hekurt i autokracisë, servilizmit, korrupsionit dhe intrigësgjëndje e
cila ka neutralizuar dhe asgjësuar
demokracinë e brëndshme të LDK-së;a nuk e dinë këta se brënda LDK-së sundon
ligji i inkuizicionit dhe gjyetisë së shtrigave kundër lirisë, kundër
patriotizmitdhe intelektualizmit të vërtetëdhe mendimit ndryshe.
Vjosa
ka bërë gjithcka për ta demokratizuar dhe cliruar LDK-në nga ata të cilët e
kanë kapur dhe e kanëprivatizuar atë.
Dhe
nuk është vetëm Vjosa ajo e cila duhet që të dalë e ta formojë një LDK të Re,
por janë antarësia, të zhgënjyerit e të tradhtuarit , të braktisurit dhe të
larguarit nga LDK-ja, janë edhe brezi i ri të cilët kërkojnë ndryshimin për një epokë të re
ndryshimi. Por nevojën për njëLëvizje apo njëLDK-të Re e kërkon edhe fakti se
Kosovës i mungon alternativa reale e djathtë, pasi LDK -ja aktuale ka braktisur
dhe është distancuar deri në largësi infinit nga vizioni i Ibrahim Rugovës, dhe
LDK-së nuk i ka mbetur më asgjë si trashëgimi e vyer nga LDK-ja historike e
themeluesve të saj. Pra, duhet dhe është nevojë e domosdoshmëri një lëvizje të
re, si kjo që duhet ta bëjë Vjosa, pasi Kosova do të mbetet në vëndnumëro
politikisht, demoktatikisht dhe në
korrupsion e moszhvillim , e ndoshta edhe do të shkonte akoma më në regres.
Prandaj duhet të lëvizë e të duket edhe elita intelektuale në mbështetje të
ndryshimit.