Kerko: a
Afrim Caka: Islami politik dhe dhuna
E diele, 02.08.2020, 05:21 PM
ISLAMI POLITIK DHE DHUNA NË KËTË QERTHULL VICIOZ
Nga
Afrim Caka
Sulltanët
kanë bërë luftë dhe kanë asimiluar e vrarë miljona shqiptarë, të njejtën gjë e
bëjnë edhe çerkezët tanë Tërnava, Bajrami e Thaçi për të justifikuar, toleruar
këtë opsion politik e antikombëtar.
Hashim
Broja simboli i së keqes që ia kaloi edhe Esat Pashë Toptanit. Si është e
mundur dhe pa e kuptuar shumë që një djallë nëpërke shtëpie të ngjallë Esatin.
Kjo përshtypje përforcohet ndajë Erdoganit nga vlerësimi i ulët ndaj vetes duke
plotësuar urdhërin e dikujt.
Njeriu
që solli Turqinë në Dardani nën sundimin e tij u ndërtuan me qindra xhami
(tempuj të errsirës) - lejoi që të rrëmbehen pesë gylenistët dhe tani është
krenar që vendosi edhe gurthemelin e një tempulli ku mbjell vetëm errësirë,
asmilimë dhe skllavëri, pastaj reagoj edhe vetë “fytyrë gaforrja”:
“Ndjehem
krenar që vura gurthemelin e saj!”.
Duke
i dhënë liri çerkezve fetar, ti e ngre atë, ndërsa veten e vë në një pozitë më
të ulët poshtëruese. Kjo situatë i pëlqen egos dhe veprimit tëndë nuk të
ndihmon aspak ndaj zullumeve që i ke sjellur shqiptarëve, përderisa ti
President hakmerresh për lirin që e fitoj ky popull me shumë gjak e sakrifica.
Ty nuk të bënë përshtypje çështja kombtare. Për një gjë të tillë është i aftë
ta bëjë vetëm njeriu i çmendur nga etja për korrupsion, vota e pushtet. Kjo etje
e çmendur për islamizëm, pushtet të korruptuar e kënaq dhe rezullton tamam në
një kohë të turbullt politiko-fetare.
Unë,
si gjakovar jam kundër këtyre tempujve të errësirës. Kur shqiptari bie në
kontaktë me islamin politik, ai ndryshket, humbet dhe asimilohet.
Shqiptarët
dëshirojnë diell dhe shkolla e universitete. Konstituimi i popullit përballë
qelbësirave fetare në subjekt të historisë, domethënë vetëdijësimi i tij masiv
për integrime e bashkim kombëtar, për të qenë i vetvetes dhe i të drejtave e
lirive natyrore në Dardardani, në esencë është i pandashëm nga vetëdija
kombëtare e jo shërbëtor të spiunëve hoxhallarë si Naim Tërnava e Mustafë
Bajrami në dëm të çështjes shqiptare.
Dardaninë
nuk do ta lëmë të vdesë nga mallkimet e spiunëve hoxhallarë fondamentalistë
islamistë dhe politikanëve të shitur, të blerë e të shitblerë...
Mbasi
Turqia shtypi dhe masakroi një popull për 540 vjet me radhë, mbasi i dërgoi në
thikë e bajoneta miliona shqiptarë, mbasi përdhunuan mijëra vajza e gra
shqiptare, mbasi asimiluan miliona shqiptarë, mbas shpërnguljes barbare të
miliona shqiptarëve drejt Turqisë, shfarosje, provokimi vazhdon. Në mbështetje
të këtyre të dhënave argumentohet thellësia e pavetëdijës së hoxhallarëve
islamikë shqiptarë dhe pavetëdija e politikaneve drenicakë, i shoqërisë
shqiptare dhe nevoja e gjurmimit të saj.
Uni,
egoizmi, servilizmi, poshtërsia dhe tradhtia e përkatësisë kombëtare të
shqiptarëve nën shtypjen e Erdoganit dhe Turqisë është produkt i veprimtarisë
së pandalur të drejtuar kundër modalitetve të ndryshme të shtypjes e të
dhunimit të tyre. Uni i këtillë i pavetëdijës dhe i servilizmit argumenton
rrënjët e thella të pazhvillimit të vetëdijes kombëtare.
Si
është e mundur se mbi shqiptarët e Dardanisë po lejohet akoma nga shoqëria
shqiptare të ushtrohen tortura epokash fetare të shkuara nga hoxhallarët
gjakprishur, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Ramushi “patrioti” që
hesht. Pse qasja e një pjesë të madhe e shoqërisë shqiptare ndaj tempujve të
errësirë është hipokrite dhe nuk thuhet të tillë tempuj duhet dënuar e
shkatërruar? Si të fitosh besimin e Bashkësisë Ndërkombëtare se seriozisht do
të mirren me ne për të hyrë në Evropë?
Të
lumtë Hashim, e shkatërrove Dradaninë!
“Ti
je turpi i këtij kombi”.
“Shpend
Ahmeti, ti me klikën tënde jeni turpi dhe pamorali i Dardanisë dhe faqja e zezë
e këtij kombi”.
Xhamia
“po ndërtohet” për t’i dhënë të drejtë legalizimit të Kishës se Arkanit dhe
Millosheviqit. Gjakova e shkatërroi Kishen serbe në parkun e qytetit, menjëherë
pas hyrjes së NATO-s. Ndërtimi, riparimi i xhamive dhe i mejtepeve nuk kanë të
ndalur.
Në
fund këta hoxhallarë e Teologë nuk i lanë një ditë të qetë shqiptarët dhe
Dardaninë. Asimilimi ka qenë e meta më e madhe e shqiptarëve dhe vazhdon te
jetë edhe sot nën “spiunët” turk në krye me provincialët Tërnavën e teologun
Mustafë Bajrami. Pjesa me e madhe e shqiptarëve myslimanë u vetasimiluan me
anen e fesë dhe gjuhës së xhamisë dhe të hoxhallarëve në këto troje që vetë i
krijuan këta tempuj të errësirës dhe myslimanët me miliona u dërguan në Turqi.
Rrënjët
gjeopolitike të luftës së shenjtë e teologëve fondamentalistë islamë në
Dardani. Puna e parë që duhet të bëjmë ne është të fillojmë nga feja. Në fillim
lirinë na mori xhamia, por edhe shteti i korruptuar na rrëmbeu lirinë.
Antivlerat fetare duhet shkurorëzuar, me qëllim që besimtari të mësojë përsëri
të buzëqeshë, të qeshë sërish dhe ta dojë atdheun. Shqiptarë, kundërshtoni
dhunën nga egërsirat fetare islame që emitojnë fjalët e ERGOGANIT që ne duhet
të jemi aq krenarë sa dielli planetar në këto trojë. Në qoftë se se islami
politik ka mundur të të hipnotizojë dhe të të shpërlajë trurin në një farë
mënyre, megjithëse kjo është e neveritshme dhe e poshtër, e gjithë kjo është e
vërtetë dhe t’i mbash shqiptarët e lig në gjendje gjysmë përhumbjeje, atëherë
komunizmi ishte ilaç dhe i detyroi shqiptarët të zgjohen nga letargjia
shekullore. Kjo do të thotë se ne i patëm çrrënjosur nga vetëdija e shqiptarit
të gjitha idetë e kalbura, të cilat i ishin të ngulura që në fëmijëri.
Pasi
na sakatoi dhe na bëri copë e grimë. Evropa tani nuk po na do – për shkak të
fundamentalizmit radikal islam!
Këte
e kanë thënë hapur.
Jemi
shndërruar në një shtet sirian, pakistanez...
Politikanët
hajdutë pas luftës shkatërruan të gjitha fabrikat dhe lejuan haxhallarët që të
ndërtojnë mbi 1000 xhami e mejtepe. Subjektiviteti islamik dhe politik i
shqiptarëve trutharë u shfaq në formën objektive atëherë kur shqiptarët u bënë
bartës të turpit dhe gazi i shkijeve për shtetin tonë. Kjo lidhet me themelimin
e shtetit mafioz, korruptiv dhe fundamentalist kancerogjen islamik.
Nuk
kemi nevojë për tempuj të erresires.
Dardania
çdo ditë po zbrazet nga të rinjtë shqiptarë.
I
bëj thirrje shqiptarëve që atdheun e tyre ta vështrojnë në një këndvështrim të
ri, të çlirohen nga arsyetimet e paragjykimet stereotipe të renegatëve
hoxhallarë, të cilët dëshirojnë ta gozhdojnë shqiptarin, e pengojnë të shijojë
plotësisht kanaqësitë e kulturës dhe të historisë shqiptare. “Unë nuk jam
kundër Zotit - atë e kërkova gjithandej: ai nuk gjendet askund. Zoti nuk
ekziston. Ky është një konstatim i thjeshtë i një fakti, pa zemëratë dhe pa
armiqësi.
Të
ndalohet me çdo kushtë ndërtimi i një tempulli të tillë asimilues dhe i
errësirës...
Ne
muk e meritojmë një fat më të mirë se çfarë e kemi!
O
Perëndi, tunde nga themelet këtë popull injorant, servil e trutharë!
Fjalët
e para të këtij renegati (teologu) fetar ishin arabçe e pastaj vazhdon egërsinë
në gjuhën shqipe. Ky njeri vrau kulturën, historinë dhe gjuhën shqiptare. Ai
vrau edhe Prishtinën. Përderisa i tërë populli është kundër këtij tempulli të
errësirës. Ky njeri antishqiptar duhet ndaluar dhe të arrestohet me forcën e
ligjeve në fuqi. Fjalimi i tij në TV – Dukagjini ka shkaktuar zemërim të madh
në vend. Kudo që hynë, në pushtet e xhami provincialët e politikës kapur nga
Erdogani si Shpend Ahmeti dhe islamistët e tërbuar Naim Tërnava dhe teologu
Mustafë Bajrami i cili fillon të zemërohet deri sa kaloi në tërbim duke u
munduar të shkatërrojnë çdo gjë shqiptare.
Shtetin
e Dardanisë e kanë kapur hajnat dhe hoxhallarët e tërbuar në krye me
kryespiunin Naim Tërnavën. Përkundrazi, kur njohim shpirtin e popullit, atëherë
jeta e tij del si pasojë e drejtë dhe fatale e veçorive të tij psikologjike. Në
të gjitha shfaqjet politike e islamiste të jetës së kombit ne gjejmë gjithmonë
në vetvete shpirtin e lig të pandryshueshëm e end vetë fatin e tij drejt
skllavërisë dhe islamizimin e shtetit.
Institucionet
politike e fetare duket qartë se kudo pushteti i korruptuar dhe BIKU në krye me
Erdoganistin Naim Tërnavën (lirisht e quaj një kyespiun i Turqisë). Ne nuk e
kemi vështirë të provojmë këtë me disa shembuj. Po marrim në fillim ndërtimin e
1000 xhamive d.m.th., një nga vendet që ka provuar përmbysjet më të mëdha
kulturore e historike, ku brenda disa vjetëve kultura shqiptare ka ndryshuar në
mënyrë rrënjësore, ku partitë politike dhe fundamentalizmi islamikë jo vetëm që
janë të pandashme, por bile edhe të pajtueshme me njëra-tjetrën. Po t’i shohim
këto parti dhe fundamentalizmit islamik që nuk luftojnë vazhdimisht midis tyre
nga pikëpamja filozofike e psikologjike, atëherë do të konstatojmë se këta kanë
një realitet një fond krejt të njëjtë nga Serbia e Turqia... Islamistët
radikalë, zullumçarët politikë janë të pajtueshëm midis tyre, me një fjalë të
gjithë mbrojtësit e doktrinave politike e fetare nga më të ndryshme një qëllim
krejtësisht të njëjtë”
“Gllabërimi,
asimilimi i shtetit dhe ndërtimi i tempujve të errësirës nga individët politik
e fetar”.
Ajo
që të dy palët dëshirojnë me zjarr është regjimi fetaro-politik i
fundamentalistëve të centralizuar nga Turqia, teologët islamistë që rregullojnë
dhe gëlltisin çdo gjë që e çlirojnë ata në këtë mënyrë nga domosdoshmëria për
ta shndërruar Dardaninë në një “Shtet islamist”. Po ta qëndrojmë vëmendnjen
vetëm te pamja e jashtme, atëherë sigurisht është e vështirë të paraftyrosh një
regjim tjetër të hoxhallarëve të cilët do të dalloheshin në mënyrë të dukshme
nga i vjetri se sa ai i formuar nga dyshojmë tek një njeri të vetëm që solli
Turqinë në Dardani - ky është “Hashim Broja dhe servilët e tij si Tërnava”.
Të
ndihmosh shfaqjen e zhvillimin e tyre do të thotë të ndihmosh lulëzimin e
tempujve të errësirës që do të shkojë në dobi të të gjithë antishqiptarëve. Po
qe se ne do të ishim vetë verbuar shumë nga ëndrrat për pabarazinë e
përgjithshme, atëherë do të na ishte dashur të bëheshin viktimat e para të
asimilit gjuhësor, kulturor e historik.
Sëmundja
psikike e teologëve fetarë kalon në pjesën më të dobët të trupit të tyre. Por
çfarë sëmundje është kjo? Kjo sëmundje është kompleksi i inferioritetit.
Secilit që i intereson islami politik, vuan nga kompleksi i inferioritetit për
ta shndërruar Dardaninë në një shtet si Pakistani, Afganistani e Turqia.