Kerko: a
Klajd Kapinova: Shumica e shqiptarëve pro Departamentit të Policisë kurse pakica me marksistët anarkistë të BLM
E diele, 02.08.2020, 01:17 PM
Shumica e shqiptarëve pro Departamentit të Policisë kurse pakica me marksistët anarkistë të BLM
“Kam rreth shtatë policë në familjen time.
Kam rreth 10 policë në pension në familjen time. Ata janë të gjithë njerëz të
mirë. Kjo ka të bëjë vetëm me tregimin e dashurisë dhe mbështetjes, respektit
që na duhet të shprehim njëzëri për të gjithë këto heronj të vërtetë.” - Scott LoBaido
Nga Klajd
Kapinova
NYPD është
Zemra Jonë
Ishulli Staten Island në NYC u bashkua marshimit “Boost
Blue Morale Rally”,
pro NYPD, para Stacionit të Policisë 122-th, për të treguar fuqishëm mbështetjen
morale ndaj tyre. Tubimi u organizu nga artisti i njohur i ishulli Scott
LoBaido.
Ajo që pritej edhe
ndodhi këto ditë. Amerikanët dhe komunitetet e tjera këtu kanë shprehur
admirimin dhe respektin e madh për shqiptaro amerikanët. Tubimit iu bashkuan
qindra aktivistë shqiptaro amerikanë të Organizatës “Rrënjët Shqiptare”,
Presidentit i saj Marko Kepi, sikurse shumë qytetarë të tjerë shqiptaro
amerikanë, të ardhur me makina nga qytetet Bronx, Manhattan, Queens dhe
Brooklyn. (Shiko fotot)
Përballë mbështësve
të NYPD shqiptaro amerikanëve qëndronin anarkistët globalistë marksistë Black
Lives Matter, dhe organizata terroriste
Antifa, të cilët u mbështetën edhe nga disa të rinj trushpërlarë shqiptaro
amerikanë, me formim dhe edukim majtist, ish bij të komunistëve të ardhur kohë
më parë nga Tirana e kuqe e Dullës.
Kryetari socialist i
Bashkisë së NYC Bill DeBlasio dhe Governatori i majtë i shtetit të New York-ut
Andrea Cuomo, fatkeqsisht kanë shkurtuar në mënyrë drastike me 1 bilion dollarë
fondin e NYPD për vitin 20121, duke zemëruar kështu banorët e shtetit, të cilët
janë të shqetësuar për rritjen e krimit, përdhunimeve, vjedhjeve, grabitjeve,
vrasjeve ditën e natën, mungesën e sigurisë për të lëvizur lirshëm në qytet
etj.
Për disa dekada me
radhë shqiptaro amerikanët patriot, kanë veshur rrobën blu të policisë së
shtetit në New York. Kështu sipas burimeve të sakta, me uniformën blu në NYC
janë 300 djem e vajza sypatrembur shqiptaro amerikanë.
Dua Lipa dhe
Policët Shqiptaro Amerikanë
Dua Lipa (1995), për
të rritur famën e saj, po përdor një taktikë të pa suksesshme të tërheqjes së
vëmendjes përballë masës së madhe të publikut indiferent. E kundërta ndodh me
mediat e majta globaliste, që janë të vëmendshëm për deklaratat apo cicërimet
politike dhe sociale të Lipës. Këtë formë publiciteti ndaj vetvetës po ndjekin
prej dekadash globalistët aktorë dhe artistët e majtë në Hollywood.
Në qershor 2020, Dua
Lipa (25 vjeçe) demonstroi mbështetjen e saj për lëvizjen anarkiste,
marksiste ultra të majtë Black Lives Matter (Çështja e jetës së zezë është e
rëndësishme), duke marrë pjesë sëbashku me familjen e saj dhe Anwar Hadid (20
vjeç), në një protestë në Londër, kundër “diskriminimit” racor
për vrasjen e George Floyd.
Sikurse shihet edhe
në foto, ajo shikon kameramanin, tek mban në dorë një parudhë të shkruar në
anglisht “Why’s Policing the Police”.
Dalja e saj në “protest”
është një zhurmë apo truk mediatik, për t’i rritur asaj popullaritetin, se sa
një ndërgjegjësim i saj natyrshëm.
Sa herë që
Lipa ka shprehur pikpamjet politike të majta në rrjetet sociale gjithnjë ka
dështuar, sepse kapitalizmi britanik dhe socializmi kosovarë i asaj nuk ecën në
një linjë në vendet perëndimore.
Afrikano
amerikania Candace Owens BLM dhe Dua Lipa
“George Floyd nuk
është dëshmori im. Ai mund të jetë i juaji." - Candace Owens
afrikano amerikane
Në fillim të
qershorit 2020, Dua Lipa hodhi kritikoi racizmin ndaj njerëzve transgjinorë në
një postim në Instagram, në të cilin citoi #BlackTransLivesMatter, një lëvizje
afrikano amerikane, që pretendon se mbron barazinë racore, brenda komunitetit
LGBT.
Aktivistja afrikano
amerikane Candace Owens, ka mendim krejt të ndryshëm me Dua Lipën, në lidhje me
BLM, mbasi ajo e njeh shumë më mirë atë sesa britanikja me origjinë shqiptare.
Gjatë kohës së
administratës së “demokratëve” të deshtuar Obama-Biden, papunësia,
kriminaliteti, varfëria, etj., ishin dhe mbetën për vitet 2008-2016 në nivele
shumë të larta, duke ia kaluar edhe vendeve të pazhvilluara të botës së tretë.
Duke qëndruar në
fillim brenda e pranë BLM dhe Partisë “Demokratike” Amerikane (PDA), Owens ka
parë nga afër, se pikërisht janë këto dy organizata të mëdha kryesore shkaku
esencial i prapambetjes, mosecjes përpara dhe mosintegrimit të komunitetit të
saj afrikano amerikanë.
Sot, sipas shifrave
zyrtare federale, afrikano amerikanët përbëjnë 13% të numërit të përgjithshëm
të popullsisë në SHBA, të bardhët 60% dhe 23% të tjerët, si: ispanikët,
aziatikët, indianët amerikanë (Native American) etj.
"E majta
amerikane po shkatërron gjithçka, përmes ideologjisë kulturore marksiste",
shkruan Candace Owens.
Edhe pse e dijnë
shkakun dhe pasojën e prapambetjes dhe braktisjes së tyre nga liberalët “demokratë”,
afrikano amerikanët e BLM, asnjëherë nuk dolën në rrugë kundër Presidentit
afrikano amerikan Barok Hysen Obama, të cilin vetë e kishin votuar dhe rivotuar
për dy mandate.
Turistja shqiptare e
lindur në Britaninë e Madhe, Dua Lipa, duke jetuar jashtë SHBA, nuk e di saktë
gjendjen reale të komunitetit me ngjyrë këtu ose përcaktimin e saktë, që jep
aktivistja e komunitetit afrikano amerikanja Candace Owens, se: “Black Lives
Matter, ka mentalitetin e viktimës.”
Lipa, nuk i ka parë
asnjëherë antarët e BLM të shkojnë në vendlindjen e prindërve të saj dhe të
luftojnë për lirinë e popullit kosovar, kur ishin të pushtuar nga Serbia.
BLM dhe Antifa, nuk
e duan sistemin kapitalist dhe për pasojë ushtrinë dhe policinë e suksesshme
amerikane, sepse në të gjithë protestat e tyre vandaliste marksiste apo
“paqësore” dalin pa flamurin apo identitetin kombëtar amerikan.
Ata e djegin
flamurin amerikan publikisht në mënyrë demonstrative, njësoj sikurse
palestinezët, Hamasi, Al Kaida, ISIS etj. P për të cilin kanë dhënë jetën
miliona heronj për shumë shekujr at për të cilin kanë dhënë jetën miliona
heronj për shumë shekuj flamur, kanë dhënë jetën miliona heronj për shumë
shekuj.
Këtu në SHBA nga
muaji qershor 2020 deri më 29 korrik 2020, sipas statistikave zyrtare të
Departamentit të Policisë, janë vrarë mes vetës 149 afrikano amerikanë. Lideri
i tyre Al Sharpton dhe BLM këtu në New York e gjetkë (Chicago, Michigan etj.)
heshtin për vrasjet dhe të shtënat e përditshme me armë zjarri brenda
komunitetit të tyre.
Dua, mëso në shqip,
se midis të vrarëve janë edhe 13 fëmijë afrikano amerikanë nga mosha 1 deri në
13 vjeç. Ata jetë brishta afrikano amerikane të pafajshëm, ishin në park duke
luajtur, disa në oborrin e shtëpive të tyre, duke luajtur me bashkëmoshatarët,
kur plumbat vrastare i ndanë përgjithmonë nga jeta këto engjëj…
Pse Lipa nuk proteston
në rrugët e Londrës, për femijët afrikano amerikanë të vrarë nga afrikano
amerikanët, por bën zurmë alla shqiptarshe për një person që ka një histori
kriminale, i cili, sot çuditërisht është kthyer nga ju dhe media e majtë
globaliste në një shenjt.
Vajza me ngjyrë
Owens, argumenton se një pjesë e pa integruar në jetën amerikane e afrikano
amerikanëve, kanë në shpirt "mentalitetin e viktimës", ku, PDA
i përdor ato thjeshtë për vota, si një burim i mirë plantacioni.
Për më tej Owens
shton se e majta socialiste amerikane, i trajton njerëzit me ngjyrë të varur
nga Qeveria (ndihmat e shtetit) dhe se ato janë në garë për të votuar për
demokratët.
Në tërësi
britanikët, nuk e njohin mirë realitetin e të ashtëqaujturës Lëvizja BLM këtu,
por dalin në TV thjeshtë për t’i bërë vetës së tyre publicitet, ku, shpesh
atyre u deshton propaganda fallco, sepse amerikanët e shkolluar nuk janë aq
naiv sa të hanë sapunin për djath.
Aktori britanik John
Boyega, mbajti një fjalim propogandistik marksist, gjoja i revoltuar në
demonstratën “Black Lives Matter” në Hyde Park të Londrës, ndërsa ai u bashkua
me një grup mbështetësish të “famshëm” socialist globalist në protestë.
Ai foli kundër
vrasjes së George Floyd në duart e një oficeri të policisë së bardhë në
Minneapolis më 25 maj, sikurse shkruan DailyMail.
Shpesh, media
globaliste amerikane Fake “News” dhe ajo ndërkombëtare, që e kopjojnë atë 100%,
janë të njënashëm në përshkrimin e ngjarjes reale.
Oficerët, që po
hetohen nga FBI, për vrasjen e njeriut me ngjyrë në rrugë, janë: Derek Michael
Chauvin (44 vjeç) Tou Thao (34 vjeç) J. Alexander Kueng (26 vjeç) dhe Thomas
Kiernan Lane (37 vjeç)
Ata ishin në javën e
tyre të parë si oficerë të policisë në Minneapolis, kur u vra Floyd. Chauvin
është i bardhë, Korsia është i bardhë, Thao është hmong dhe Kueng është me
ngjyrë.
Dua, mbante një
maskë fytyre për të mbrojtur veten në mes të pandemisë Covid 19, ku, me urdhër
të fotografit të saj në kohën e duhur ngriti lart një parudhë me duart e saj,
ku, shkruhej: “Kush po e heton policinë?”. (telegraph.co.uk)
Dy aktiviste
të kundërta Owens dhe Lipa
Afrikano amerikanes
Candace Owens i dhimbset në shpirt komuniteti i saj, kur të tjerët e përdorin
për qëllime politike dhe publiciteti, ndërsa britanikes së bardhë me origjinë
shqiptare Dua Lipa i intereson më shumë rasti (tragjedia), për të bërë
publicitet vetës së saj.
Në videon e saj prej
17 minutash (200,000.000 klikime), që sot qarkullon ende në rrjetet sociale,
autorja Owens, thotë se: “Ajo që po them nuk është mbrojtje për Derek
Chauvin, shpresoj, që ai të marrë drejtësinë që meriton dhe familja e tij
gjithashtu, për mënyrën se si ai vdiq. Por, George Floyd nuk është dëshmori im.
Ai mund të jetë i juaji. "
“Siç vihet re nga vëzhguesit e sinqertë, Bid Tech është
kthyer në mënyrë radikale, duke bllokuar dhe hequr gjithçka jashtë narrativës
së Partisë Demokratike. Si korporata private, ata kanë një të drejtë ligjore ta
bëjnë këtë, por si monopol të informacionit në sheshin publik, nuk e bëjnë
këtë. Pra YouTube censuron këtë video të Candace Owens, nga e cila buron më
poshtë, (pasi ato kanë disa nga të tjerët), LibertyUnderFire mbron të drejtën e
Candace Owens në sheshin publik.” - shkruan Harold Pease, Ph.D. për gazetën britanike The Independent.
Në kohën e arrestimit,
ai ishte me fentanil dhe metamfetaminë, sipas të dy raporteve të autopsisë.
Transkripti i thirrjes së policisë 911, që thërriste për ndihmë "përshkroi
dikë që ishte jashtë mendjes së tyre", dhe se ata kishin frikë nga
sjellja e tij edhe gjatë përpjekjes së tij për të përdorur "një faturë
të rreme për të blerë diçka" deri sa arriti policia.
Një klip i tij i
vendosur në pranga dhe përballë murit tregonte një baggie të bardhë, që binte
nga trupi i tij. "Media po refuzon ta qarkullojë atë. Ju mund ta
gjeni atë në Twitter nëse përdorni DuckDuckGo dhe kërkoni lart, George Floyd
baggie. Klipin mund ta shikoni vetë me sytë tuaj. Ai kishte drogë ndaj tij në
kohën e arrestimit të tij.", tha Owens.
Atëherë, çfarë
tjetër nuk ka ndarë media për zotin Floyd!? Me sa duket, ai ka qenë një
kriminel i dënuar për ca kohë - të paktën 5 (pesë) herë, duke filluar në vitin
1998 me "vjedhje me armë zjarri".
Për këtë, ai qendroi
në burg 10 muaj. Dhe përsëri, tetë muaj ne burg në vitin 2004, "për një
vepër kokaine". Dhe përsëri burg, për kokainë për dhjetë muaj të tjerë
në vitin 2005. Dhjetë muaj të tjerë në burg, për kokainë në 2007,
vazhdon në shkrimin e tij Harold Pease, Ph.D. për gazetën britanike The
Independent.
Por ngjarja që e
bindi Candace Owens më së shumti ishte se Floyd nuk ishte një person i mirë,
(me siguri jo qytetari i shquar) për të bërë bluza dhe shpërndarë emrin e tij
si një shtyllë e shoqërisë, që përfaqësonte komunitetin me ngjyrë.
Owens mësoi nga
investigimi, se G. Floyd dhe 5 (pesë) të tjerë afrikano amerikanë hynë në
shtëpinë e një gruaje shtatzënë me ngjyrë për ta grabitur.
“George Floyd
nxori një armë dhe e shtypi në bark. Ajo po bërtiste, duke luftuar për jetën e
saj dhe ai e futi atë brenda dhomës së saj të gjumit dhe udhëzoi një nga miqtë
e tij kriminel, që ishin me të ta shikonte, dhe të sigurohej që ajo të mos
dilte nga dhoma ... ndërsa ata sulmuan shtëpinë e saj, duke kërkuar droge dhe
para. Duke mos gjetur asgjë, ata përfunduan duke marrë portofolin dhe celularin
e saj.
Një fqinj,
duke parë disa nga sa më sipër, thirri në targën e automjetit të drejtuar nga
Floyd dhe ai vuajti një dënim pesë-vjeçar, të gjashtën e tij, duke u lëshuar në
vitin 2014.
Njerëzit bëjnë
gabime. Por unë tërheq linjën kur bëhet fjalë për shanset e dyta, të treta, të
katërt, të pestë, të gjashta, të shtata, të tetë dhe të nëntë. Por Floyd ishte
akoma duke thyer ligje, që merreshin me falsifikim, duke përdorur fentanil dhe
metafetaminë, kur u arrestua në 25 maj 2020.
Asnjë nga këto
nuk justifikon një oficer policie, që vendos gjurin në qafën e viktimës, duke
shkaktuar vdekjen e tij. Asgjë!!
Ai ishte një
shembull i një krimineli të dhunshëm tërë jetën e tij. Kjo nuk do të thotë që
ai meriton të vdesë në duart e policisë, por, do të thotë që unë nuk do të luaj
një pjesë të kulturës së zezë, që gjithmonë dëshiron të dëshmojë kriminelët.
Kush dëshiron
të pretendojë, se a ishin këto qenie njerëzore të ngritura.!?"
Owens, u shqetësua
dukshëm me nxitimin e gjykimit të Amerikës. Pak njerëz ishin të gatshëm të prisnin
informacione të tjera, përpara se të dilnin në rrugë për të djegur, vrarë,
rrëzuar bustet, plaçkitur dhe rebeluar njëri-tjetrin.
"Unë bëra
vetëm kërkime themelore", tha ajo, duke nënkuptuar se çdokush mund të
dijë të njëjtën gjë duke bërë pak detyra shtëpie.
Viktima George
Floyd, është një dëshmor për një rrëfim të rremë. "Brutaliteti policor
i motivuar racionalisht është një mit."
Candace Owens, citon
shifrat e vitit 2018, që tregojnë se kriminelët e dhunshëm të bardhë kanë një
shans 25% më të lartë për të vdekur nga policia, sesa kriminelët e dhunshëm me
ngjyrë.
Për më tepër, ajo
tha në video se 9 njerëz me ngjyrë të paarmatosur përkundrejt 19 të bardhëve të
paarmatosur u vranë në vitin 2018.
"Fatkeqësisht,
komuniteti i afrikano amerikanë, kryen një sasi jo-proporcionale krimesh në
krahasim me komunitetin e bardhë. Kështu burrat me ngjyrë, me 6%, të
popullsisë, bëjnë 44% të të gjithë vrasjet në këtë vend sipas statistikave të
vitit 2018.”
Jo vetëm që po e
lejojmë këtë mit "të frymëzojë trazira”, trazira në të cilat po
vdesin njerëzit me ngjyrë, në të cilat po vdesin sërisht qytetarët afrikano
amerikanë.
Ajo i referohet
77-vjeçarit David Dorn, një oficer policie në pension me ngjyrë, që mbronte
dyqanet e një shoqeje me ngjyrë, të vrarë hapur me pistoletë nga një “protestues”
dhe sulmues “paqësorë” afrikano amerikanë.
Deri tani janë vrarë
10 oficerë policie, ku, 8 prej tyre janë afrikano amerikanë. Media, e cila ka
vdekur në Amerikë dhe liderët e komunitetit afrikano amerikanë nuk flasin
për vrasjet kriminale të policëve me
ngjyrë, por ato bërtasin dhe demostrojnë vetëm kur polici i bardhë vret një
përson me ngjyrë.
Një police (gjyshe
me mbesë) në New York, u shtyp brutalisht me makinën e një “demostruesi“ të
zakonshëm “paqësor”.
Kështu, gjatë ditëve
dhunshme të trazirave vetëm në New York State janë plagosur rëndë mbi 300
policë, ndaj të cilëve “demostruesit” e zakonshëm “paqësor” (BLM dhe Antifa),
hidhnin mbi policinë dhe makinat e tyre molotov me zjarr, gurë dhe tulla, që
për çudi u gjenden ditët e protestave në disa qytete të SHBA...
Policia shtetërore
si ruajtëse e rendit dhe qetësisë publike, ka vrarë në raste të ndryshme edhe
njerëz të bardhë, por asnjë individ, grup apo organizatë e bardhë (që nuk
ekzistojnë, sikurse BLM), nuk ka përdorur dhunë apo vandalizma të tjera, vrarë
policë apo hedhur molotov mbi trupat dhe makinat e tyre, ose djegur stacionet e
policisë së shtetit, dyqane dhe supërmarketet, kishat dhe rrëzuar bustet e
historisë së SHBA…
Owens nenvizon:
"Ne, fajësojmë njerëzit e bardhë. Ne u drejtojmë vetëm një aparat
fotografik personave të bardhë, kur ata bëjnë diçka, edhe pse ne e bëjmë atë me
një shkallë më të lartë për veten tonë, apo jo! Dhe kjo funksionon aq mirë për
mbajtjen e popullit tim të skllavëruar në Partinë Demokratike.
Nëse doni të
varni posterat e kriminelëve në murin tuaj dhe të flisni rreth tyre si
dëshmorët tuaj, bëjeni, bëni atë, mund ta bëni!, por nuk do të më kapësh
jashtë, duke u përpjekur të kapësh një TV dhe pretenduar se u vra një martir,
me emrin George Floyd".
Heshtja e “britanikes” Dua Lipa për vandalizimin e
statujës së Churchill-it
Sikurse në SHBA edhe Britani të Madhe, degët e BLM,
kryesisht emigrantë të ardhur nga kontinenti i Afrikës, kanë bërë për një kohë
të gjatë protesta të dhunshme dhe vandalizma ndaj busteve, monumentëve
historike të figurave të shquara britanikë.
Ata dëmtuan statujën e Colston, shpartalluan bazamentin e
ish kryeministrit Winston Churchill-it etj.
Këto grupe anarkiste marksiste, zhgarravitën me grafitë
BLM shumë statuja dhe monumente historike, pas protestave në Sheshin e
Parlamentit britanik e gjetkë.
Shumë vullnetarë britanikë u bashkuan me grupet
vullnetare të pastrimit, duke thënë se shkojnë atje sepse “është veprimi më
i duhur për të bërë për Atdheun e tyre të dashur…"
Si duhet të jetë ndjerë vajza e dy emigrantëve
kosovarë nga ky mision fisnik i britanikëve etnik!?
Një protestues i BLM, i cili, pretendon se bëri me grafit
statujën e Winston Churchill tha, se e bëri këtë, sepse ai beson se
Kryeministri më i madh i Britanisë ishte një 'racist i konfirmuar', që kujdesej
më shumë për kolonializmin sesa njerëzit me ngjyrë. Ai luftoi vetëm nazistët
për të mbrojtur Perandorinë.”
I riu i maskuar, fatmirësisht është në kërkim nga Policia
Metropolitane, për vandalizmin në Sheshin e Parlamentit. Ai përdoruri bojë të
zezë llak, ku, shkroi frazën "Ishte racist. Një f *** axhendën
tuaj'".
Pasi doli nga Sheshi i Parlamentit, ai foli me një
reporter të majtë të BBC dhe tha: “Unë zhgarravita statujën e Churchill-it,
sepse ai është një racist i konfirmuar. Ai luftoi nazistët për të mbrojtur
Commonwealth nga pushtimi. Ai nuk e bëri atë për njerëzit me ngjyrë, por e bëri
atë me kujdes për kolonializmin.”
Një grup vullnetarësh, duke përfshirë katër kadetë të
Ushtrisë pastruan përmendoren e Winston Churchill-it, me produktet e tyre të
pastrimit në qytetin e Londrës, sipas DailyMailOnline.
Si mendon Dua Lipa për deklaratën e kryeministrit Boris
Johnson, i cili, insiston se Britania nuk është një vend racist,
ndërsa Sekretari i Brendshëm Priti Patel, u zotua se do të sillte
protestuesit e dhunshëm të BLM, para drejtësisë për sulmin ndaj Policisë në
Londër dhe rrëzimin e statujës së Edward Colston në Bristol.
Shefi i Policisë së Met, Cressida Dick thotë se është
shumë i shqetësuar ndaj BLM: “Kriminaliteti i dhunshëm që pamë është i
turpshëm…”' (Daily Mail.co.uk)