Kerko: a
Nue Oroshi: Nuk eksperimentohet me vdekjen
E diele, 02.08.2020, 01:35 PM
Nuk eksperimentohet me vdekjen, politikanë shqiptarë bashkohuni sot me njëri -tjetrin sepse nesër do të jetë vonë
Nga
Nue Oroshi
Që
kur është shfaqur pandemia në Gjermani kam parë një mobilizim të paparë të
skenës politike gjermane ku pozitë e opozitë kokë më kokë së bashku me orë të
tëra diskutonin se si duhet të gjinden mënyrat
dhe metodat më të mira mbrojtëse që të shpëtohet populli.Politika në
Gjermani reagon për çdo rast dhe është shumë e rrebtë në respektimin e
rregullave ,në Gjermani rregulla të thjeshta por që shpëtojnë jetë të
qytetarëve.Dhe derisa çdo kund në botë politika është bashkuar për ti dalë në
ndihmë qytetarit në Kosovë dhe Shqipëri skena politike është përqarë aq shumë
sa që edhe pandemia nuk i bashkon, edhe vdekjet e qytetarve i keqpërdorin për të
fituar poena politike,pra, me një fjalë ju ka humbur rruga në oborr
politikanëve tanë.Ore të mjerë bashkohuni njëherë e punoni për qytetarin.
Ndihmone mjeksinë duke ju siguruar kushte të punës mjekeve dhe infermiereve dhe
duke angazhuar edhe punëtor shëndetësor shtesë në mënyrë që të ndihmohen
popullata e pambrojtur.Një pjesë të fajit këtu e mbanë edhe popullata e cila
nuk po e kupton faktin se grumbullimet dhe tubimet në masë janë burim i
infeksionit.Në këto rrethana që po kalon Kosova dhe Shqipëria duhet të ulën
poshtë flamujtë partiakë dhe të diskutohet se si të dilët nga kjo gjendje.Kjo
pandemi ka lodhur e dërmuar edhe shtete Evropiane të cilat kishin mjekësi të
avansuar.Politikanë shqiptar kuptone një gjë.Nuk eksperimentohet me vdekjet.Nuk
fitohen poena politike në fatkeqësinë e popullit.Lërini për disa muaj grindjet
politike dhe qasjuni njëherë e përgjithmonë angazhimeve për të mbrojtur jetërat
e qytetarëve.Duke mbrojtur jetërat e qytetarve i mbroni edhe jetërat e
familjarëve tuaj.Pasi të kaloj pandemia nxirrëni nga arkivi fjalorin tuaj të
shpatave të ndryshkura dhe fillone betejën politike,por në kohë kolerash pushojnë inatet dhe armiqësitë
politike.Madje vetëm disa qindra vite me radhë shqiptarët e vërtetë dhe atdhetarë
ndalnin armiqësitë qoftë ato edhe vrasje dhe kur vendi ishte në rrezik ata u vëllazëroheshin
më njëri -tjetrin duke ngrirë përkohësisht konfliktet apo hasmëritë që kishin
me njëri- tjetrin.