Kerko: a
Florim Zeqa: Hakmarrje primitive!
E diele, 12.07.2020, 12:16 PM
Hakmarrje primitive!
Shkruan:
Florim Zeqa
Të
qenurit anëtarë i një subjekti politik, përveq nderit dhe privilegjit,
nënkupton varësi dhe përgjegjësi, por kur partia të ngarkon me detyra dhe të
avancon në poste të larta, shtohet varësia dhe rritet përgjegjësia politike.
Ngritja dhe rënja nga
partia, dy anët e së njëjtes medalje
Nga
momenti i emërimit në një post partiak e deri tek ai shtetëror (deputet,
ministër, kryeparlamentar apo kryeministër), anëtari i partisë politike e ka
për obligim respektimin edhe të parimeve politike të subjektit të përfaqëson.
Në
të kundërtën, rënja ndesh me parimet dhe qendrimet partiake mund t'i kushtoj me
ndëshkim apo linçim politik nga subjekti që e ka emëru në poste të larta
shtetërore.
Jo
rrallë herë ndodhë, që ngritja e shpejtë dhe e pa merituar në poste të larta të
ndikojë negativisht në personalitetin e zyrtarit politik, siq janë;
mendjemadhësia nga ndjenja e superioritetit, arroganca dhe nënvlerësimi i të
tjerëve e deri tek mospërfillja e parimeve të subjektit politik.
Mospërfillja
e parimeve të subjektit politik duke u thirrur në mbrojtjen e parimeve
personale, nuk është gjë tjetër veqse kundërshtim dhe mospërfillje e subjektit
politik që të ka emëruar për postin e lartë shtetëror.
E privilegjuara e
partisë, mbron parimet e partisë tjetër
Politikani
i (pa) përgjegjshëmn, i ngritur në karrierë politike, respektivisht i
katapultuar në majat e pushtetit përmes subjektit politik (qendror apo lokal),
në momentin që vendos të mbrojë vetëm parimet e veta në kundërshtim me ato të
partisë, është mirë që paraprakisht të zhveshet nga petku partiak, e jo të pres
shkarkimin nga partia, për t'u viktimizuar më pas para opinionit publik, kinse
për shkarkim dhe linçim politik nga partia.
Rastin
më enklatant e kemi të kryeparlametares Vjosa Osmani, e cila pas zgjedhjes në
postin e kryeparlamentares është shkëputur totalisht nga parimet dhe qëndrimet
partiake.
Pa
dashur të lëshohem në shkaqet e prishjes së ish koalicionit qeverisës LVV-LDK
(na janë të njohura të gjithëve), gjegjësisht pas shkarkimit të 'Qeverisë
Kurti' në Kuvendin e Republikës së Kosovës, më nuk kemi të bëjmë me mbrojtje të
parimeve personale politike të Vjosa Osmanit, por të animeve të pastra
partiake.
Paradoksalisht
e privilegjuara e partisë (LDK), nga posti i kryeparlamentares është kthyer në
mbrojtëse të interesave të një subjekti tjetër politik (LVV).
Sjellja
e papritur dhe e paparashikuar nga askush e Vjosa Osmanit dhe shkarkimi i saj
nga postet partiake, e ka kthyer situatën e hakmarrjes primitive në LDK.
Vjosa
Osmani nuk u shkarkua nga postet partiake për shkak të shprehjes së mendimeve,
e aq më pak si gruaja më e votuar, por për shkak të diskursit politik.
Pavarësisht
faktit, në ishte veprim i drejtë apo i gabuar politik, pas prishjes së
koalicionit, më e votuara e LDK-së, më shumë se me "mbrojtjen e parimeve",
do duhej të merrej me mbarëvajtjen e punës së kuvendit, gjegjësisht të ruajtjes
së balancit politik në institucionin që drejton, e jo me mbrojtjen e parimeve
të Albin Kurtit, sado q ato parime politike mund të jenë të drejta dhe të pa
realizuara në praktikë.
Kthimi i
kryeparlamentares në "edukatore" të kuvendit, e ka dëmtuar balancin
politik në kuvend
Keq-menaxhimi
i pozitës së kryeparlamentares Vjosa Osmani, e ka kthyer 'zonjen e hekurt' të
LDK-së në një 'edukatore' të papërgjegjshme në kuvend, e cila sa herë të dojë i
ndëshkon deputetet e partisë së saj me ndërpreje të fjalës, gjë të cilën nuk e
aplikon edhe ndaj të tjerëve që shajnë e fyejnë kolegët e tyre gjatë seancave
parlamentare të kuvendit.
Kjo
situatë ka bërë, që në të njëjtën mënyrë t'i përgjigjen asaj kolegët deputet në
Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Rasti
i fundit i incidentit në kuvend është produkt i "edukatores", e cila
e provokoj paraprakisht sjelljen e pahijshme dhe të dënueshme të deputetetit
Xhavit Ukaj, i cili ju vërsul asaj me
fjalë fyese dhe kërcënim fizik gjatë drejtimit të seances.
Një
hakmarrje e tillë primitive nuk i bën nder kryeparlamentares dhe asnjërit
deputet, e aq më pak LDK-së si parti e traditës më të lashtë demokratike jo
vetëm në Kosovë, por në mbarë hapësirat ballkanike.
"Guri rëndë peshon
në vendin e vet"
Pavarësisht
vendimeve të zonjes Vjosa Osmani, për vazhdimin e karrieres së saj politike,
brenda apo jasht LDK-së, peshën që e ka pasur deri më tani në LDK nuk do ta
ketë më.
Përvoja
e deritansihme e ka dëshmuar këtë, jo vetëm me LDK-në por edhe me subjektet
tjera politike. Sa e sa figura edhe më presigjioze sesa Vjosa Osmani kanë
dështuar me largimin nga subjekti politik.
Historia
e largimeve nga LDK-ja nuk ka filluar dhe as që mbaron me Vjosa Osmanin, por që
një ditë mund të mbarojë historia e LDK-së me largimin e figurave madhore të
saj dhe me mbetjen e këtij subjekti në dorën e matrapazëve politikë!
Reformat
aq të nevojshme dhe të domosdoshme në LDK duhet të bëhen nga brenda e jo nga
jasht, jo nga urrejtja por nga dashuria, jo nga hakmarrja primitive por nga
toleranca dhe bashkëpunimi, nga pajtimi dhe kërkimfalja reciproke.
Nuk
ka vend për rrahagjokse dhe shitje të rugovizmit, se cili është më rugovist se
tjetri.
Kur
jemi në këtë segment, rugovizmi ndahet në disa etapa. Secili duhet të sillet
konformë kontributit të dhënë në etapen e caktuar për LDK-në dhe shtetin e
Kosovës në veçanti.
Të
mos mjaftohemi me atë që kemi bërë për shtetin dhe lirinë që e gëzojmë sot.
Por
të mundohemi të bëjmë akoma më shumë punë të mira, që t'ua lëmë në dorë brezave
të rinjë një shtet të fortë, një trashëgimi të pastër dhe pasur vlerash, në
mënyrë që gjeneratat që vijnë pas nesh të mburren me kontributin tonë, siq mburremi ne sot me kontributin e parardhësve
tanë ndër shekuj.
Një
politikan në lartësinë e pushtetit mund të qendroj i paprekur nga subjektet
politike nëse zgjedhet drejtëpërdrejtë nga populli si kandidat i pavarur, siq
kemi pasur dhe kemi raste, të zgjedhjes deputet apo kryetar komune (Hani i
Elezit).
Do
të ishte fat i mirë për vendin që në të ardhmen të kemi sa më shumë deputet të
pavarur në kuvend dhe kryetar komunash të zgjedhur drejtëpërdrejt nga populli,
e pse jo nesër, me ndryshimet kushtetuese të kemi edhe president të zgjedhur nga
populli e jo si deri më tani produkt i pazareve të pista politike për pushtet
mes subjekteve politike në kuvend.