Kerko: a
Gani Qarri: Rruga pa kthim e Hashim Thaçit në Hagë
E diele, 12.07.2020, 11:52 AM
Rruga pa kthim e Hashim Thaçit në Hagë
Nga
Gani Qarri
Nëse
Hashim Thaçi, as sot,ditën e fundit, para shkuarjes në Hagë nuk jep
dorëheqje,po u burgos nga Gjykata Speciale për krime lufte, çka do të ndodhte
pastaj me pozitën e presidentit, a do të mund ta mbante ai, përkundër padisë së
paprecedent që rëndon mbi te, të rezervuar për vete edhe nga burgjet e Holandës
pozitën e të parit të shtetit, kur dihet se atje vlejnë ligjet ndërkombëtare
dhe jo si në Kosovë, doktrinat e “drejtësisë”-PRONTO, nën mburojen e të cilave
Sami Lushtaku edhe nga burgjet e shtetit, nga të cilat ikte kur donte dhe
kthehej kur dëshironte vet, e mbante të uzurpuar postin e kryetari të komunës
së Skënderajt?!
Duke
ditur faktin se Hashim Thaçi kurrë më nuk do të jetë ai që ishte në politikë as
pushtet, dhe as nuk do të shihet më si ndonjë faktor relevant me rëndësi në
vend, është koha e fundit që ai të reflektojë dhe jap urgjentisht dorëheqje, në
mënyrë që të mos e dëmtojë shtetin e Kosovës edhe në minutat përfundimtare, të
rrugës së tij pa kthim (politik) nga Haga.
Thaçi
patjetër duhet ndjekur shembullin e ish kryeministrit Haradinaj, pasi që ditën
e hënë do të udhëtojë i ftuar edhe zyrtarisht, për tu intervistuar nga
prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë, për një aktakuzë tepër të rëndë, për
krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ndaj
është koha e fundit, që pas ofertave të gabuara të bëra për disa vite me radhë,
në emër të lidershipit shtetëror, Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit, përfshi edhe
oferta të llojit që konsiderohen tradhti e lartë kombëtare, si falja e veriut
të vendit dhe ndarja e shtetit tonë të brishtë, ai të paktën tani duhet të di
ta mbrojë Kosovën si “luftëtar” nëse vërtetë ka qenë ndonjëherë ushtar i saj,
pasi që edhe vet, dëshmon publikisht në media, se gjithmonë ka qëndruar larg
fronteve të luftës.
Një
president i cili me politikën e tij të mbrapsht, tash e sa vite, vazhdimisht ka
vënë në rrezik tërësinë territoriale dhe shtetin e Kosovës, për ta ndarë e
copëtuar dhe fal tokat më të vlershme me pasuritë tona më të mëdha kombëtare e
shtetërore, Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë së madhe,i cili së fundi premtoi
edhe faljen e krimeve serbe dhe amnistinë e Serbisë për gjenocidin e shkaktuar
në Kosovë, deri më tani do duhej ta kishte rrëzuar populli i këtij vendi dhe jo
të priste me "shpresën" se ai (Zot ruana) vet do të ofronte
dorëheqje.
Kjo
nuk ka ndodhur asnjëherë nga sundimtarët dhe diktatorët që me vetë-dëshirë të
japin dorëheqje, madje as në momentet më të rënda për shtetin e tyre, nga
keqpërdorimi i të cilit, brenda nate janë bërë milioner, njëjtë si Hashim
Thaçi.
Akuzat
mbi të parin e shtetit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë barrë
tepër e rëndë edhe për shtete shumë më të mëdha e më të fuqishme dhe tejet më
të konsoliduara se vendi ynë, e lëre më për popullin dhe shtetin e brishtë të
Kosovës, i cili ende nuk i ka marrë sa dhe si duhet, as këmbët e veta.
Ndaj,
të shkojë në Hagë, i pari i vendit me aktakuzë të shpallur për krime lufte dhe
krime kundër njerëzimit në postin e presidentit të shtetit të Kosovës, i
ngarkuar me aktakuzat më të rënda penale në juridiksionin botëror dhe të
drejtën ndërkombëtare, jo vetëm populli i shumëvuajtur shqiptar, që nuk do t’ia
harronte asnjëherë këtë akt makabër, por nuk do t`ia falte kurrë as historia,
një mëkat kaq të rëndë Hashim Thaçit!
Megjithëse
Hashim Thaçi nuk e tha, nëse në Hagë, është ftuar si i akuzuar apo dëshmitar
dhe nuk e bëri të ditur as përmbajtjen e intervistimit, siç vepronin
pararendësit e tij, duke kujtuar se Ramush Haradinaj dy herë ka dhënë dorëheqje
nga posti i kryeministrit, herën e parë si i akuzuar, ndërsa herën e dytë si i
dyshuar nga Tribunali i Hagës, këto janë argumente mjaft të fuqishme dhe më
tepër se të mjaftueshme, që edhe Hashim Thaçi, pa marrë parasysh cilësinë në të
cilën është ftuar për tu marrë në pyetje nga Gjykata Speciale, medoemos të jap
menjëherë dorëheqje të parevokueshme e të shkojë në Hagë si qytetar i thjeshtë
dhe jo si president i Republikës së Kosovës.
Përndryshe
ai do ta rëndojë edhe më tepër seç ka bërë deri më tani, pozitën e shtetit të
Kosovës, kur dihet që tanimë është i akuzuar, jo për shkelje të rregullave në
komunikacion,por për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata
Speciale në Hagë.
Duke
pasur parasysh faktin se të hënën, Thaçi do të përballet personalisht dhe
drejtpërsëdrejti me Prokurorinë e Gjykatës Speciale, si i akuzuar bashkë me 9
persona të tjerë, për vrasjen e mese 100 njerëzve, përfshi edhe vrasjet
politike, mund të ndodhë shumë lehtë që ai edhe të arrestohet dhe mbahet në
burg deri në përfundimin e gjykimit, pasi që momentalisht, është në procedurë e
sipër edhe ngritja e aktakuzës kundër tij, nga Gjykata e Hagës.
Ndaj
lind pyetja, nëse Hashim Thaçi, as sot,ditën e fundit, para shkuarjes në Hagë
nuk jep dorëheqje,po u burgos atje nga Gjykata Speciale, çka do të ndodhte
pastaj me pozitën e presidentit, a do të mund ta mbante ai të rezervuar për
vete edhe nga burgjet e Holandës pozitën e të parit të shtetit, kur dihet se
atje vlejnë ligjet ndërkombëtare dhe jo këto të “drejtësisë”-PRONTO, nën
mburojen e të cilave Sami Lushtaku edhe nga burgjet e Kosovës, nga të cilat
ikte kur donte dhe kthehej kur dëshironte vet, e mbante të uzurpuar postin e
kryetari të komunës së Skënderajt.
Kështu
që pavarësisht se në çfarë cilësie është ftuar, duke pasur parasysh peshën e
rëndë të përmbajtjes së aktakuzës së shpallur, Hashim Thaçi atje do të merret
hollësisht në pyetje edhe për krimet, para dhe pas luftës , ndaj ai assesi nuk
do të duhej të udhëtonte në Hagë në postin e presidentit, që ta dëmtojë edhe më
keq imazhin e shtetit të vogël të Kosovës apo të rrezikoj që edhe të burgoset
nga pozita e presidentit, e të na bëjë “horë” krejt si popull dhe shtet.
Kjo
edhe për faktin se njëjtë si me rastin e shpalljes së aktakuzës, të gjitha
mediat me renome ndërkombëtare në paraqitjet dhe faqet e para të tyre, tanimë
do të raportonin edhe më-me shumë bujë, se si presidenti i një shteti të vogël
si Kosova i çliruar nga SHBA dhe NATO, është burgosur nga Gjykata Speciale për
krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ndaj
mosdhënia e dorëheqjes të paktën sot,kur vetëm një ditë e ndanë atë nga
udhëtimi (pa kthim) për në Hagë, do të ishte goditja më e rëndë e mundshme për
vendin tonë të vogël, sidomos në këto momente vendimtare kur dihet se
njëkohësisht po zhvillohen edhe bisedimet Kosovë-Serbi, kështu që nëse Thaçi
edhe futet në burg, Kosova në sytë e botës mbarë do të shihej si shtet i
krijuar nga krimi, dhe e vendosur mbi themelet e krimit, pikërisht ashtu siç
pretendon Serbia si ish shtet okupator i vendit tonë.
Për
aq më tepër, qysh nga publikimi i aktakuzës kundër tij, shumë figura të
ndryshme shoqërore dhe politike kanë kërkuar me ngulm dorëheqjen e Thaçit nga
posti i presidentit, por megjithatë ai të gjitha këto thirrje i ka injoruar në
heshtje edhe pse tanimë e ka parë edhe vet, se orët e tij në politikë dhe
pushtet, janë të numëruara, nuk ka më kthim në të kaluarën, dhe ka ardhur në
një gjendje, kur nuk ka më çfarë të ruaj, as të humbë më tepër.
Duke
pasur parasysh të gjitha këto, ai medoemos duhet të dëshmojë se të paktën në
minutat e fundit para shkuarjes në Hagë dhe përballjes me Prokurorët e Gjykatës
Speciale, di të jap edhe dorëheqje dhe "sakrifikojë" sado pak, për
mbrojtjen e imazhit të shtetit të brishtë të Kosovës duke mos shkuar si
president i akuzuar i vendit tonë, por si person i thjeshtë, "me duar në
xhepa",që edhe nëse i vihen prangat në to, të mos e dëmtojë Kosovën edhe
para Gjykatës Speciale.
Hashim
Thaçi nuk duhet të harrojë se më 8 mars të vitit 2005, vetëm pak muaj pasi
kishte marrë detyrën e kryeministrit, me tu shpallur aktakuza e parë, kundër
tij për krime lufte nga Tribunali i Hagës, Ramush Haradinaj dha dorëheqje të
parevokueshme, për të mos e njollosur shtetin e Kosovës, gjë që atëherë e sot,
vijon të përshëndetet nga të gjithë, si akt i lart moral e patriotik, brenda
dhe jashtë vendit.
Më
9 shtator 2017, Haradinaj u zgjodh përsëri kryeministër i Kosovës, por më 19
korrik të vitit 2019 për herë të dytë, ai serish jep dorëheqje, megjithëse tani
ishte ftuar, jo si i akuzuar, por vetëm si dëshmitar në Tribunalin e Hagës.
Vet
bërja publike e aktakuzës për krime lufte kundër Hashim Thaçit dhe jehona e
madhe negative që iu dha në të gjitha mediat ndërkombëtare kësaj aktakuze të
paprecedent, Kosova është goditur shumë rëndë si shtet.
Ndaj
nga shpallja e aktakuzës me 24 qershor 2020 nga Prokuroria Speciale, e tërë
përgjegjësia ka rënë mbi Hashim Thaçin, që të reflektoj seriozisht dhe të
plotësoj detyrimin e tij etik dhe ligjor para shtetit dhe popullit të Kosovës,
duke ofruar dorëheqje të parevokueshme, qoftë edhe një ditë para udhëtimit në
Hagë, në mënyrë që të ruhet sado pak imazhi edhe ashtu i dëmtuar i shtetit nga
vet ai ,si dhe nderi i institucionit të presidentit të Kosovës.
Duke
e kuptuar mirë dhe deri në detaje se sa rëndë e dëmton një aktakuzë për krime
lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj presidentit të vendit, shtetin e
Kosovës, nuk guxon as nuk do duhej të ndodhte në asnjë mënyrë, qoftë edhe nga
HashimThaçi që edhe me këtë rast, ai ta keqpërdor postin e presidentit, që
serish ti varet Kosovës në qafë, me shpresën se atij do ti lehtësohej barra
,nëse i bëhet presion i padrejtë shtetit tonë të brishtë, për fajësi personale
të individëve si Thaçi dhe të tjerët.
Kështu
që në situatën në të cilën Thaçi & CO e kanë sjellë vendin, ai nuk guxon që
edhe në rrugën pa rikthim politik, drejt të cilës është nisur, ta mbajë të
“uzurpuar” postin e Presidentit të Kosovës, por duhet të jap dorëheqje të
menjëhershme, gjë që në këto momente vendimtare, gjithsesi edhe populli i
Kosovës, me të drejtë e pret me padurim, që të reflektoj të paktën një herë dhe
për herën të fundit pozitivisht, për shtetin tonë të brishtë,para të cilit,pasi
e kqpërdori dhe shfrytëzoi deri në fund,ai edhe në këtë gjendje, pretendon ta
vendos veten.