Kerko: a
Florim Zeqa: Aktakuzat cak final e kanë luftën çlirimtare dhe shtetin e Kosovës!
E merkure, 01.07.2020, 09:51 PM
Aktakuzat cak final e kanë luftën çlirimtare dhe shtetin e Kosovës!
Shkruan:
Florim Zeqa
Aktakuza
ndaj kryenegociatorit të Kosovës (për nëntë vjet bisedime me Serbinë), e bërë
publike tri ditë para bisedimeve në Washington, përveqse e qëllimshme, është
edhe e rrezikshme për pozicionin politik të Kosovës në raundin final të
bisedimeve.
Goditja
ndaj ish udhëheqësit politik të UÇK-së, është goditje ndaj Ushtrisë Çlirimtare
të Kosovës, goditja ndaj presidentit të shtetit është goditje ndaj shtetit të
Kosovës, e më së paku është goditje ndaj Hashim Thaçit si person fizik.
Duke
qenë se është kështu, duhet të tregohemi të vëmendshëm në menaxhimin e kësaj
situate. Të mos nxitohemi në gjykime, mos të rrëmbehimi nga zemërimi dhe as të
mos shpërthejmë nga gëzimi i aktakuzave të Gjykatës Speciale.
Mungesa
e lidershipit të përgjegjshëm
Çasjen
jopragmatike, nënshtrimin dhe varësinë e tepruar të liderëve tonë shtetëror
karrshi ndërkombëtarëve është duke e shfrytëzuar siq është më së miri Serbia më
një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare, përmes të ashtuquajturës "Gjykatë
Speciale", e cila synon t'i niveloj krimet e supozuara individuale të
ndonjë pjestari të UÇK-së me krimet gjenocidiale shtetërore të Serbisë ndaj
popullatës civile shqiptare në Kosovë.
Sa
ishte gjallë presidenti historik Ibrahim Rugova vlerat e luftës çlirimtare u
mbrojtën më dinjitet të lartë shtetëror. Presidenti pa hezitim u thoshte
gjithmonë ndërkombëtarëve: " Ne kemi mbrojtur pragun e shtëpisë".
Madje
edhe në Tribunalin e Hagës, në cilësinë e dëshmitarit kundër satrapit të
Ballknit, Rugova si burrështetas i vërtetë kishte dalë në mbrojtje të UÇK-së
duke pohuar, po citoj; "UÇK-ja nuk është terroriste,...ajo është formuar
nga njerëzit e thjeshtë, nga patriotët që luftuan për lirinë e vendit të tyre", për të
vazhduar akuzat ndaj Millosheviqit;..."ky është personi që ka kryer krime
e gjenocid ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare në Kosovë".
Mirëpo
tani, kur ai na mungon, po na mungon autoriteti i një lidershipi të
përgjegjëshëm siq ishte ai rugovian që mbron vlerat e luftës çlirimtare.
Kundërrthënjet
BE-SHBA e dëmtojnë procesin final të dialogut
Kundërthënjet
e BE-së me SHBA-të rreth përmbylljes së fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi,
gjegjësisht ndarjeve që ekzistojnë mes këtyre dy fuqive politike, përveqse e
dëmtojnë procesin final të dialogut, do e vënë në pikëpyetje edhe mitin e
rrejshëm të Bashkimit Evropian, i cili përveq parlamentit, bashkimit monetar
dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve brenda këtij unioni, nuk ka të bëjë fare me
bashkim të mirëfilltë të shteteve të kontinentit të vjetër në një organizim të
përbashkët politik siq janë SHBA-të, për shkak se këtij unioni i mungon forca
mbrojtëse (ushtria), kushtetuta (ligjet unike) dhe organizmi politik
(presidenti).
Fillimi
i dialogut të pabarabartë Kosovë-Serbi nën patronatin e BE-së është një dialog
në mes të viktimës dhe xhelatit.
BE-ja
duke e ulur në një tavolinë viktimën dhe xhelatin, i bëri negociatorët kosovarë
që të mos guxojnë të flasin për krimet serbe, nën arsyetimin sipas BE-së, që
ajo temë do t’i dëmtonte marrëdhëniet ndëretnike.
BE-ja
me themelimin e Gjykatës Speciale e ka bërë xhelatin viktimë, ndërsa viktimat i
ka kthyer në agresorë!
Kundër
kësaj politike është SHBA, e cila nuk do të lejojë që të shkatërrohet aq lehtë
një investim afatëgjatë i saj në Ballkan, për të cilën ka shpenzuuar miliarda
dollarë.
Barazimi
i viktimës me xhelatin
Asnjëherë
nuk ka ndodhë që viktima të vrapoj pas xhelatit për kërkimfalje, sikurse nuk ka
ndodhë asnjëherë që xhelatët të përkulën para viktimës!
Zakonisht
xhelatët mundohën të arsyetojnë krimet e tyre, ndërsa viktima objektiv ka
hakmarrjen dhe kërkimin e drejtësisë.
Xhelatët
(serbët) po tallen më viktimën (shqiptarët), ndërsa këta të fundit po ua
arsyetojnë të parëve "mëkatët" (krimet) në forma dhe përmbajtje të
ndryshme.
Nuk
ishte lufta e fundit ajo që na armiqësoi më Serbinë, sikurse nuk është as
dialogu i fundit që po na "miqëson" me armiqët tonë shekullor.
Që
nga Serbia e parë e deri të e dyta, që nga Jugosllavia titiste e deri të
Serbia millosheviqiane, shqiptarët u
prenë e u vranë, u masakruan e u dogjën, u ndjekën e përndjekën dhe prap u detyruan
të "bashkjetojnë" më xhelatët e tyre, si çdo herë pa (më) fajin e
tyre.
Po
ashtu, është bashkësia ndërkombëtare; që nga Evropa plakë e deri të kjo e
ditëve të sotme që po i "pajtojnë" shqiptarët (viktima) më serbët
(xhelatët), duke ua përseritur shqiptarëve masakrat nga dy-tri herë mbrenda një
shekulli.
Më
(pa) dashje shqiptarët po i nënshtrohen një ligji të pa shkruar; "nëse nuk
mësohet nga historia, ajo përseritet prapë".
Kështu
po na ndodhë ne shqiptarëve, për shkak se nuk po arrijmë të mësojmë mjaftueshëm
nga historia, por po besojmë shumë dhe po mashtrohemi lehtë, si dhe për shkakun
së po i harrojmë shpejtë ngjarjet tragjike të kombit tonë!
Akoma
pa i shëruar plagët e hapura nga lufta e fundit siq janë; mbi 13500 viktima,
rreth 1600 persona të zhdukur, mbi 20 mijë vajza dhe nëna tona të dhunuara nga
kriminelët serbë, me qindra e mijëra të plagosur, dhjetramijëra fëmijë të
mbetur jetim e në varfëri të skajshme, e deri tek dëmet e pallogartishme
materiale gjatë luftës së fundit nga plaçkitja e pasurive dhe dëmtimi i
shtëpive të shqiptarëve.
Kjo
formë e "pajtimit" me Serbinë nuk ka të bëjë fare më drejtësinë, për
më tepër ky është një shpërblim që po i bëhet shtetit gjakatar të Serbisë, dhe
një amnistim i krimeve të saj në Kosovë.
Dialogu
nëntë vjeçar i Brukselit, jo vetëm që nuk solli kurrfarë zgjidhje të problemit
shqiptaro-serb, e solli Gjykatën Speciale që për qëllim të vetëm e ka barazimin e viktimës më xhelatin.
Brukseli
i sotëm është vazhdimësi e Londrës dhe Vërsajes së 1913-s, që ndanë e coptuan
pamëshirshëm trojet tona etnike, për të kënaqur orekset e pushtuesve barbarë
serbo-malazezo-maqedonas, që sot e asaj dite vazhdojnë t'i mbajnë të pushtuara
tokat tona.
Shtrirja
gjeografike e Serbisë së sotme në shtetin e Kosovës është një "Rrip i
Gazës" në mes trojeve shqiptare, i cili jo vetëm që do të prodhojë në
vazhdimësi konflikte ndëretnike mes serbëve e shqiptarëve, do ta bëjë të pa
mundur realizimin e ëndrrës së shqiptarëve për bashkim kombëtar.
Të
ngrihemi të gjithë në mbrojtje të Republikës së Kosovës, me të gjitha
kapacitetet intelektuale e politike, ngase nesër mund të bëhet tepër vonë.
Meqë
shkrimin e fillova me presidentin e akuzuar, duhet edhe ta përfundojë me të. Në
paraqitjen e parë publike pas ngritjes së aktakuzës, presidenti Thaçi ndër
arsyetimet e shumta, ua bëri edhe një lloj kërkimfalje qytetarëve të vendit për
"gabimet eventuale" gjatë rrugëtimit politik 20 vjeçar.
Presidenti
Thaçi e ka për obligim moral dhe njerëzorë që në kërkimfaljen e tij ndaj
qytetarëve të vendit të jetë i qartë, konkret dhe më i sinqertë për t'iu
pranuar kërkimfalja. Megjithatë, çfarëdo kërkimfalje ndaj qytetarëve të vendit
nuk ia zvogëlon atij barrën e përballjes me Gjykatën Speciale.