Kerko: a
Agron Tufa: Mbi thelbin pisanjos e gjëmëzi të ish oficerit të Sigurimit, shokut Xhavit Shala
E enjte, 25.06.2020, 12:38 PM
Mbi thelbin pisanjos e gjëmëzi të ish oficerit të Sigurimit, shokut Xhavit Shala
Nga
Agron Tufa
Edhe
Oficeri Operativ i ish-Sigurimit, i partishmi Xhavit Shala, nuk e blen dot të
shkuarën e vet, pavarësisht mundimeve sizifiane për të dalë "i
pastër" nga këto histori të zellshme survejimesh e përndjekjesh. Nuk e
ndihmon dot as e shoqja, që ia administron bëmat në AIDSSH, sepse e gjithë e
shkuara ngrihet kundër tij, si kjo dëshmi tjetër, e radhës, më poshtë.
Përpjekja
për të manipuluar të shkuarën e tij, ka nisur që nga komisionet Mezini dhe
Bezhani, por pa ia dalë dot ta finalizojë. Ky, me sa duket, do të mbetet dhe
pengu i mbramë i sigurimsit Xhavit.
Në
s'gaboj, me 12 prill 2017, kur u mbajt në Pezë (ruajna zot, jo në Mukje!)
Konferenca e parë Kombëtare e AIDSSH-së, pra që në daljen e parë institucionale
para publikut, tryezën e drejtonte bash ky ish Oficer Operativ i Sigurimit të
Shtetit komunist. Ekziston një foto e këtij aktiviteti me në qendër të foltores
shokun Xhavit. Atëherë kuptova se si do të venin punët e Hapjes së Dosjeve të
ish-Sigurimit. Për më tepër kur xhavitët ishin regjizorët, ndërsa gratë e tyre
- interpretuesit!
Dokumenti
më poshtë hedh dritë të mjaftueshme mbi thelbin pisanjos e gjëmëzi të punës së
shokut Xhavit. Këtu ai, si shërbëtor i devotshëm i pallatit të Gërr-Mërrit, i
është qepur qytetarit Petrit Sejko, bashkë me siamezët e tij.
Ja
se çfarë shefash madhorë e drejtojnë sot Policinë e shtetit, elitën akademike
të saj.