Kerko: a
Klajd Kapinova: Candace Owens - George Floyd nuk është dëshmori im
E merkure, 17.06.2020, 03:25 PM
George Floyd nuk është dëshmori im. Ai mund të jetë i juaji." - Candace Owens
“Candace
Owens, ka një ndikim të madh në politikë në vendin tonë. Ajo përfaqëson një
grup gjithnjë e në rritje të mendimtarëve shumë të zgjuar dhe është e
mrekullueshme të shikosh dhe dëgjosh dialogun që po vazhdon kaq e mirë për
vendin tonë!” – Donald J. Trump,
President i SHBA
Nga
Klajd Kapinova
Kush është vajza e zgjuar dhe
kurajoze afrikano amerikane Candace Owens?
"Unë e dua mënyrën si mendon Candace Owens."
- Kanye West
Vajza elegante dhe simpatike Candace Amber Owens Farmer,
ka lindur më 29 prill 1989. Ajo sot është një komentatore dhe aktiviste
politike konservatore amerikane e prefetuar nga shumë media serioze dhe
prestigjioze.
Owens dhe disa shoqe të tjera conservative me ngjyre,
janë të vetmet burime shprese, të cilat po mundohen të ndergjegjësojnë
komunitetin afrikano amerikanë, që të shkëputet nga mentaliteti i skllaverisë
apo “prangat” politike brenda Partisë së Majtë Demokratike Amerikane, të
cilat i përdorin ato vetëm për vota.
Qysh në fillim të aktivitetit të saj publik në media,
31-vjeçarja tërheqëse Owens është e njohur për aktivizmin e saj për çështjen e
Black Lives Matter (BLM) dhe Partisë Demokratike.
Duke qëndruar në fillim brenda e pranë BLM dhe PD-së, ajo
ka parë nga afër se pikërisht janë këto dy organizata të mëdha kryesore shkaku esencial
i prapambetjes, mosecjes dhe mosintegrimit të komunitetit të saj afrikano
ameirkanë.
Më pak se 13% e popullisë apo numërit të përgjithshëm që
zë në shkallë federale komuniteti afrikano amerikanë tradicionalisht për shumë
dekada, ato kanë mbetur pjesë e lojës peng e politikanëve të lartë të Kongresit
dhe Senatit Amerikanë, të cilët sëbashku me liderët e të drejtave të njeriut
brenda komunitetit të tyre, i përdorin sa për t’i marrë votën dhe pastaj i
harrojnë…
Hipokrizia brenda komunitetit afrikano amerikanë nuk ka
të sosur. Kshtu edhe pse Joe Biden kandidat pothuajse zyrtar i PD për garën
presidenciale të nëntorit 2020, bën çdo herë gafa dhe lëshon fyrje ndaj
komunitetit me ngjyrë, “liderët” me ngjyrë, bëjnë gjithnjë syrin çorr
dhe veshët shurdhër.
“Demokratët” në SHBA, nuk duan t’ia dijnë se si jetojnë
afrikano amerikanët, papunësinë e tyre etj., sepse qëllimi kryesor i tyre është
përdorimi i Kartës Raciale kundër të bardhëve për t’i bërë ata që si robot të
rrisin numërin e votuesve në dobi të PD.
Populli amerikanë nuk është naiv, sa të mos kuptoj atë që
po ndodh sot.
Socialistët dhe komunistët amerikanë në Kongres dhe Senat
nuk kritikojnë “demostratat” e dhunshme që po përdorin veglat e tyre në terren
Antifa dhe BLM, por vazhdojnë të përdorin kartën e racizmit, për të mbajtur të
ndezur pa asnjë shkak valën e zemërimit kundër Presidentit Donald J. Trump dhe
komunitetit të madh të bardhë në SHBA.
Gjatë kohës së administratës të presidentit demokrat
Obama, papunësia, kriminaliteti, varfëria, etj., ishin dhe mbetën nga 2008-2016
në nivele shumë të larta.
Edhe pse e dijnë shkakun dhe pasojën e prapambetjes dhe
braktisjes së tyre nga liberalët “demokratë” afrikano amerikanët
asnjëherë nuk dolën në rrugë kundër Presidentit Obama, të cilin vetë e kishin votuar
dhe rivotuar për dy mandate.
Analistja kritike bashkëkohore Candace Owens, ka përdorur
gjithnjë mediat dhe origjinën e saj, për të ndërgjegjësuar pa reshtur
komunitetin afrikano ameirkanë, që është braktisur prej kohësh nga senatorët,
kongresmenët dhe liderët afrikano amerikanë ultra të majtë.
Kështu e mirëshkolluara Owens, ka shfrytëzuar pozitën e
saj në qarqet konservatore republikane amerikane, për promovuar dhe ndihmuar
komunitetin e saj afrikano amerikanë.
Media këtu në SHBA, që më shumë jep opinione se
infomacione, asnjëherë nuk e vë në dukje këtë meritë plot vlerë të vajzës së
talentuar me ngjyre.
Ajo ka punuar për grupin konservativ Turning Point USA
nga viti 2017-2019 si drejtore e komunikimit të tyre.
Jeta si zë i fuqishëm për afrikano amerikanët
"E majta amerikane shkatërron gjithçka,
përmes kësaj ideologjie kulturore marksiste." – Candace Owens
Vajza elegante dhe simpatike Candace Owens u rrit në
Stamford, Connecticut (jo shumë larg shtetit metropolitan New York) nga gjyshërit,
pasi prindërit e saj u divorcuan. Ajo thotë se gjyshi i babait të saj Robert
Owens ka lindur në Karolinën e Veriut. Ajo është e diplomuar në shkollën e
mesme të Stamfordit.
Jeta e saj nuk ka qenë e lehtë, por ka kaluar shumë
peripeci. Kështu në vitin 2007, në shkollë të mesme Owens mori tre mesazhe zëri
me kërcënim për vdekje.
Joshua Starr, mbikëqyrësi i shkollave të qytetit, dëgjoi
mesazhet e postës zanore dhe tha se ato ishin “të tmerrshme”.
Nga ana e tjetër, familja e Owens paditi Bordin e
Edukimit në Stamford në gjykatën federale, duke pretenduar se qyteti nuk i
mbrojti të drejtat e saj, ku, ajo u dëmshpërblye në janar të vitit 2008 me një
shumë prej 37.500 dollarë.
Vajza ambicioze për të përfunduar studimet e larta,
shprehu interesimin duke shtuar edhe më shumë etjen për dije dhe kulturë
bashkëkohore universitare.
Owens, ndoqi një diplomë universitare në gazetari në
Universitetin e Rhode Island. Ajo u largua pa e përfunduar, për shkak të një
problemi me kredinë e saj studentore.
Më pas, ajo punoi si praktikante për revistën Vogue në
New York. Në vitin 2012, Owens mori një punë si asistente administrative për
një firmë të kapitalit privat në Manhattan, NY, ku, arriti të bëhet nënkryetare
e administratës.
Deri në vitin 2017, Owens ishte bërë e njohur në
qarqet konservatore për komentet e saj pro Trump, dhe për kritikimin e
retorikës liberale, në lidhje me racizmin strukturor, pabarazinë sistematike
dhe politikën e personalitetit.
Në vitin 2017, ajo filloi të postoj video me temë
politike në YouTube dhe në shtator filloi në Red Pill Black, një faqe
interneti, ku, paraqiste një risi për konservatorizmin me ngjyre në Shtetet e
Bashkuara.
Intelektualja e re e talentuar konservatore Candace
Owens, është shfaqur si bashkëpunëtore e rregullt me opinionet e saja të veçanta në shumë faqe internet, radio dhe show televizive, e
më shumë në kanalin prestigjioz Fox News etj.
Në tetor 2018, Owens dhe fushata presidenciale e
Donald J. Trump filluan Lëvizjen Blexit, një fushatë e mediave sociale, për të
inkurajuar afrikano amerikanët të braktisin PD dhe të regjistrohen si
republikanë.
Termi Blexit do të thotë që afrikano
amerikanët të dalin nga PD e Obamës, Hilarit, Pelosit, Biden, Nadler, Schummer,
etj. Lëvizja e re, ndjek me sukses shembullin e Brexitin dyfjalësh i përdorur
për të përshkruar tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.
Në fillimet e saj publike në vitin 2015 Candace
Owens është shprehur se ajo nuk kishte asnjë interes në politikë. Ajo më parë
ishte e identifikuar si liberale.
Në vitin 2017, ajo filloi ta përshkruaj veten si
një mbështetëse konservatore e Presidentit Trump. Në tetor 2018 pranoi
publikisht se asnjëherë nuk kishte votuar dhe se tani me kënaqsi ishte
regjistruar republikane.
Tek Candace Owens një ndikim apo inspirim të fuqishëm
kanë qenë veprat e Ann Coulter, kirurgut të famshëm dr. Ben Carson (sot
pjesëtar i kabinetit në administratën e Presidentit Trump), i cili, arriti me
sukses në saj të një operacioni të gjatë, ku, ndau trurin e dy binjakëve të
lindur me tru të lidhur me njera tjetrën dhe Thomas Sowell etj.
Owens: Black Lives Matter ka
mentalitetin e viktimës
Aktivisja për integrimin e komunitetit afrikano
amerikane Candace Owens në media dhe në opinionin publik është e njohur për
kritikën e saj ndaj lëvizjes Black Lives Matter dhe i ka përshkruar
protestuesit e BLM si "një bandë e të vegjëlve të shtypur për vëmendje".
Ajo argumenton, se një pjesë e pa integruar në
jetën amerikane e afrikano amerikanëve kanë një "mentalitetin e
viktimës", ku, PD i përdor ato thjeshtë për vota, si një burim mirë
plantacioni.
Për më tej Owens shton se e majta socialiste
amerikane, i trajton njerëzit me ngjyrë të varur nga qeveria dhe se ato janë në
garë për të votuar për demokratët.
Ajo tregon se dhuna e policisë ndaj njerëzve me
mgjyrë, nuk ka të bëjë me racizmin, dhe i referohej vrasjeve policore të
njerëzve me ngjyrë si një çështje e parëndësishme për afrikano amerikanët.
Owens e kundërshton abordin dhe e ka karakterizuar
atë me përqindje të lartë në komunitetin e saj, si një mjet për "shfarosjen"
e foshnjave me ngjyrë.
Zonja Candace, është kritike ndaj feminizmit. Owens
e përshkroi lëvizjen #MeToo si një lëvizje ndërkombëtare kundër ngacmimit
seksual. Kjo lëvizje në ditët tona, është e tejpolitizuar dhe përdoret në mënyrë
hipokrite të njëanshme nga demokratët.
Ato përdorin dy standarte, sa që shpesh amerikanët
mbesin të zhgënjyer. Kur ka raste negative të abuzimeve seksuale nga figura të
larta të PD, media e majtë dhe globaliste i mbulon ato mjeshtërisht me heshtje
dhe nuk do që të flitet për këto histori.
Sipas zonjës Candace: "Amerikanët me ngjyrë
po përkeqësohen më shumë sot nga ekonomia sesa ne po bënin në vitet 1950 nën
Jim Crow", duke shtuar, se: "Ne kemi votuar vetëm për një
parti (demokratike), qysh nga ajo kohë."
Ajo me të drejtë ka nenvizuar, se përmirësimet
ekonomike, gjatë tre vitëve të fundit 2017-2020, për afrikano amerikanët, kanë
ardhur në rritje, vetëm në saj të politikave të sukseshme të bisnesmenit
largpamës Presidentit Trump, i cili, e ka ulur papunësinë për komunitetin me
ngjyrë në shifra record, në të gjithë historinë e SHBA.
Dhe për këtë anë pozitive për komunitetin me
ngjyrë, liderët, senatorët, kongresmenët, politikanët qendror dhe local, VIP,
njerëzit e artit dhe kulturës në Hollywood e gjetkë, asnjëherë nuk e kanë
vlerësuar e falenderuar Presidentin Donald J. Trump, për uljen e papunësisë,
largimin nga asistenca sociale etj.
Nga ana e tjetër ish senatori i shtetit të Ilinois
dhe më pas ish Presidenti Barok Hysen Obama, i cili vjen nga komuniteti
afrikano amerikanë nuk ka bërë asgjë për punësimin, uljen e kriminalitetit
etj., të cilat sipas shifrave federale zyrtare kanë pasur shkallën më të lartë
gjatë 8 vjetëve (2008-2016) të presidencës së tij së bashku me zv/Presidentin
Joe Biden, i cili, për cudi të amerikanëve kërkon të rihyjë në Shtëpinë e
Bardhë tashmë si president i SHBA.
Kështu vetëm më Chicago ish zona elektorale e
senatorit dhe më vonë ish Presidentit Obama, vrasjet janë shumë shqetsuese
midis njerëzve me ngjyrë, ku, vritën çdo vit afërsisht 365 vetë, duke qenë
shkalla e krimit në nivelin më të lartë në të gjithë SHBA.
Për këtë temë delikate dhe prekëse të komunitetit
të saj, ka folur e flet shpesh në media konservatorja me ngjyrë Candace Owens
dhe asnjëherë Obama, Biden, Hilary, Pelosi, Nadler, Schiff, Schummer etj., dhe
të ashtëquajturit apo vetëquajturit “liderët” e komunitetit afrikano
amerikanë në Chicago dhe në gjithë SHBA.
Mbajtja me leje e armëve për vetëmbrojtje, është
një e drejtë ë sanksionuar në Kushtetutën e SHBA. Këtë të privilegj themelore
të njeriut e ka shfrytëzuar edhe Candace Owens, e cila tashmë është një anëtare
e regjistruar e Shoqatës Kombëtare të Pushkëve (NRA).
Owens mori 100.000.000 shikime
për një jave
Video në Facebook e aktivistes konservative afrikano
amerikane Candace Owens me titull: “George Floyd nuk është dëshmori im. Ai
mund të jetë i juaji.” (“George Floyd is Not My Martyr. He May Be Yours”),
ka patur këto ditë mbi 100.000.000 klikime vetem brenda një jave.
Të trembur nga e vërteta, kompanitë e majta globaliste
mediatike dhe rrjetet sociale me prirje te theksuara të majta si: Youtube,
Twiter, Facebook, Google, Yahoo, AOL etj., dhe disa kompani sponsorizuese të
saj, menjëherë filluan censuren dhe bllokimin e fondeve (sponsorizimin) për
Fjalën e Lirë dhe të Vërtetat e Faktuara, që ajo rreshtoi hapur me kurajo dhe
plot emocione para opinionit amerikanë.
Video e vetëregjistruar ka 18 minuta. Ajo është shumëzuar
në progression gjeometrik në shumë edicione lajmësh, show, intervista,
opinione, rrjetet sociale, website, senator, kongresistë, VIP etj., gazetat dhe
revistat këtu në SHBA dhe vende të ndryshme të botës.
Kjo është video, që ka bërë xhiron e botës, për një kohë
shumë të shkurtër. Candace Owens, me opinionin e saj ka lënë pa mend shumë
liderë afrikano amerikanë, dukë i vënë para përgjegjësisë, për gjendjen jo të
këndshme ku ndodhet sot komuniteti i saj.
Ajo ka marrë përgëzime nga miliona të rinj amerikanë,
shumica e të cilëve i përkasin komnitetit me ngjyrë, të cilët kanë postuar
mbështetjen e tyre në media dhe rrjetet sociale.
Candace Owens, ka mbi 2.5 milion ndjekës në Facebook, ku,
mesatarisht mbi 10.000 mbeshtetës i shtohen asaj në SHBA dhe nga e gjithë bota,
mbas opinionit të saj mbi historinë e vertëtë mbi të kaluarën afrikano
amerikanit George Floyd, të vrarë në mënyrë tragjike nga një grup policësh.
Oficerët që po hetohen nga FBI, për vrasjen e
njeriut me ngjyrë në rrugë, janë: Derek Michael Chauvin (44 vjeç) Tou Thao (34
vjeç) J. Alexander Kueng (26 vjeç) dhe Thomas Kiernan Lane (37 vjeç) Ata ishin
në javën e tyre të parë si oficerë të policisë në Minneapolis, kur u vra Floyd.
Chauvin është i bardhë, Korsia është i bardhë, Thao është hmong dhe Kueng është
me ngjyrë.
Në videon e saj autorja Owens, thotë se: “Ajo që po
them nuk është mbrojtje për Derek Chauvin, shpresoj, që Derek Chauvin të marrë
drejtësinë që meriton dhe familja e tij gjithashtu për mënyrën se si ai vdiq.
Por, George Floyd nuk është dëshmori im. Ai mund të jetë i juaji. "
“Siç
vihet re nga vëzhguesit e sinqertë, Bid Tech është kthyer në mënyrë radikale
duke bllokuar dhe hequr gjithçka jashtë narrativës së Partisë Demokratike. Si
korporata private, ata kanë një të drejtë ligjore ta bëjnë këtë, por si monopol
të informacionit në sheshin publik, nuk e bëjnë këtë. Pra YouTube censuron këtë
video të Candace Oëen, nga e cila buron më poshtë, (pasi ato kanë disa nga të
tjerët), LibertyUnderFire mbron të drejtën e Candace Oëen në sheshin publik.” - shkruan
Harold Pease, Ph.D. për gaztën britanike The Independent.
Opinionistia kritike Candace Owens, në videon e saj vijon:
"Por, unë gjithashtu nuk do të pranoj narracionin, se kjo është më
e mira që komuniteti i zi ka për të ofruar. Për çfarëdo arsye, është bërë modë
dhe përbuzëse, për ne, vitet e fundit, për t'i kthyer kriminelët në një hero
brenda natës. Unë, nuk do të luaj një rol në të pa marrë parasysh sa presion
vijnë nga liberalët e zi dhe konservatorët e zi."
Oficeri Derek Chauvin është portretizuar nga media se
“ai është djall" dhe “nuk është ngritur ose mbrohet nga amerikanët e
bardhë", por George Floyd është duke u lartësuar si “një qenie njerëzore e
mahnitshme", gjë që ai nuk është i tillë.
Në kohën e arrestimit, ai ishte i lartë në fentanil dhe
metamfetaminë, sipas të dy raporteve të autopsisë. Transkripti i thirrjes së policisë
911, që thërriste për ndihmë "përshkroi dikë që ishte jashtë mendjes së
tyre", dhe se ata kishin frikë nga sjellja e tij edhe gjatë përpjekjes
së tij për të përdorur "një faturë të rreme për të blerë diçka"
deri sa arriti policia.
Një klip i tij i vendosur në pranga dhe përballë murit
tregonte një baggie të bardhë që binte nga trupi i tij. "Media po
refuzon ta qarkullojë atë", tha Owens.
"Ju mund ta gjeni atë në Twitter nëse përdorni
DuckDuckGo dhe kërkoni lart, George Floyd baggie. Klipin mund ta shikoni vetë
me sytë tuaj. Ai kishte drogë ndaj tij në kohën e arrestimit të tij. "
Atëherë, çfarë tjetër nuk ka ndarë media për zotin
Floyd!? Me sa duket, ai ka qenë një kriminel i dënuar për ca kohë - të paktën 5
(pesë) herë, duke filluar në vitin 1998 me "vjedhje me armë zjarri".
Për këtë, ai shërbeu 10 muaj. Dhe përsëri, tetë muaj në
2004, "për një vepër kokaine". Dhe përsëri për kokainë dhjetë
muaj të tjerë në 2005. Dhjetë muaj të tjerë për kokainë në 2007, vazhdon në
shkrimin e tij Harold Pease, Ph.D. për
gazetën britanike The Independent.
Por ngjarja që e bindi Candace Owens më së shumti se
Floyd nuk ishte një person i mirë, me siguri jo qytetari i shquar për të bërë
bluza të bëra dhe shpërndarë në emrin e tij si një shtyllë e shoqërisë, që
përfaqësonte komunitetin me ngjyrë, ishte kur ai dhe 5 (pesë) të tjerët u
detyruan hyrje në shtëpinë e një gruaje shtatzënë me ngjyrë për ta grabitur.
“George Floyd nxori një armë dhe e shtypi në bark. Ajo
po bërtiste, duke lypur për jetën e saj dhe ai e futi atë brenda dhomës së saj
të jetesës dhe udhëzoi një nga miqtë e tij kriminel, që ishin me të ta
shikonte, dhe të sigurohej që ajo të mos dilte nga dhoma e ndenjes ... ndërsa
ata sulmuan shtëpinë e saj, duke kërkuar droge dhe para. Duke mos gjetur asgjë,
ata përfunduan duke marrë portofolin dhe celularin e saj.
Një fqinj, duke parë disa nga sa më
sipër, thirri në targën e automjetit të drejtuar nga Floyd dhe ai vuajti një
dënim pesë-vjeçar, të gjashtën e tij, duke u lëshuar në vitin 2014.
Njerëzit bëjnë gabime. Por unë tërheq
linjën kur bëhet fjalë për shanset e dyta, të treta, të katërt, të pestë, të
gjashta, të shtata, të tetë dhe të nëntë. Por Floyd ishte akoma duke thyer
ligje që merreshin me falsifikim, duke përdorur fentanil dhe metafetaminë, kur
u arrestua në 25 maj 2020.
Asnjë nga këto nuk justifikon një
oficer policie, që vendos gjurin në qafën e viktimës, duke shkaktuar vdekjen e
tij. Asgjë!!
Ai ishte një shembull i një krimineli
të dhunshëm tërë jetën e tij. Kjo nuk do të thotë që ai meriton të vdesë në
duart e policisë, por, do të thotë që unë nuk do të luaj një pjesë të kulturës
së zezë të thyer që gjithmonë dëshiron të dëshmojë kriminelët.
Kush dëshiron të pretendojë se ata
ishin këto qenie njerëzore të ngritura."
Owens, u shqetësua dukshëm me nxitimin e gjykimit të
Amerikës. Pak njerëz ishin të gatshëm të prisnin informacione të tjera përpara
se të dilnin në rrugë për t'u djegur, vrarë, rrëzuar bustet, plaçkitur dhe
rebeluar njëri-tjetrin.
"Unë bëra vetëm kërkime themelore", tha
ajo, duke nënkuptuar se çdokush mund të dijë të njëjtën gjë duke bërë pak
detyra shtëpie.
Viktima George Floyd, është një dëshmor për një rrëfim të
rremë. "Brutaliteti policor i motivuar racionalisht është një
mit."
Candace Owens, citon shifrat e vitit 2018, që tregojnë se
kriminelët e dhunshëm të bardhë kanë një shans 25% më të lartë për të vdekur
nga policia sesa kriminelët e dhunshëm me ngjyrë.
Për më tepër, ajo tha në video se 9 njerëz me ngjyrë të
paarmatosur përkundrejt 19 të bardhëve të paarmatosur u vranë në vitin 2018.
"Fatkeqësisht, komuniteti i afrikano amerikanë,
kryen një sasi jo-proporcionale krimesh në krahasim me komunitetin e bardhë.
Kështu burrat me ngjyrë, me 6%, të popullsisë, bëjnë 44% të të gjithë vrasjet
në këtë vend sipas statistikave të vitit 2018.”
Jo vetëm që po e lejojmë këtë mit "të frymëzojë
trazira”, trazira në të cilat po vdesin njerëzit me ngjyrë, në të cilat po
vdesin sërisht qytetarët afrikano amerikanë.
Ajo i referohet 77-vjeçarit David Dorn, një oficer
policie në pension me ngjyrë, që mbronte dyqanet e një shoqeje me ngjyrë, të
vrarë hapur me pistoletë nga një “protestues” dhe sulmues “paqësorë”
afrikano amerikanë.
Deri tani janë vrarë 10 oficerë policie, ku, 8 prej tyre
janë afrikano amerikanë. Media, që ka vdekur në Amerikë dhe liderët e
komunitetit afrikano amerikanë nuk flasin për këto vrasje kriminale të policëve
me ngjyrë, por ato bërtasin dhe demostrojnë vetëm kur polici vret një përson me
ngjyrë.
Një police në New York u shtyp brutalisht me makinën e
një “demostruesi“ të zakonshëm “paqësor”.
Kështu gjatë ditëve dhunshme të trazirave vetëm në New
York State janë plagosur rëndë mbi 300 policë, që hidhnin mbi policinë dhe
makinat e tyre Molotov, gurë dhe tulla, që për çudi
u gjenden ditët e protestave në disa qytete të SHBA.
Policia ka vrarë në raste të ndryshme edhe njerëz të
bardhë por asnjë individ, grup apo organizatë e bardhë (që nuk ekzistojnë) nuk
ka përdorur dhunë apo vandalizma të tjera, vrarë policë apo hedhur molotov mbi
trupat dhe makinat e tyre, ose djegur stacionet e policisë së shtetit, dyqane
dhe supërmarketet, kishat dhe rrëzuar bustet e historisë së SHBA…
Në lidhje me të zezën ndaj krimit të zi, i cili është
problemi kryesor në komunitetet afrikano amerikane, asnjëherë të adresuar nga
media demokratike apo politikanë e tyre Owens nenvizon: "Ne fajësojmë
njerëzit e bardhë. E drejta! Ne u drejtojmë vetëm një aparat fotografik
personave të bardhë kur ata bëjnë diçka, edhe pse ne e bëjmë atë me një shkallë
më të lartë për veten tonë, apo jo! Dhe kjo funksionon aq mirë për mbajtjen e
popullit tim të skllavëruar në Partinë Demokratike.
Nëse doni të varni posterat e kriminelëve në murin
tuaj dhe të flisni rreth tyre si dëshmorët tuaj, bëjeni, bëni atë, mund ta
bëni!", por "nuk do të më kapësh jashtë, duke u përpjekur të kapësh
një TV duke pretenduar se është një martir me emrin George Floyd u vra".