Kerko: a
Ermelinda Kashah: Mendime për njeriun dhe studiuesin Nue Oroshi
E merkure, 10.06.2020, 12:35 PM
MENDIME PËR NJERIUN DHE STUDIUESIN PUNËTOR, NUE OROSHI
Nga
Dr. Ermelinda Kashah
Në
letërsinë dhe kulturën mbarë shqiptare, jo pak spikasin autorë, studiues, me
vepra të përfunduara dhe cilësore, ku në varësi të ndjeshmërisë
estetiko-morale, meritojnë të vlerësohen, të studiojnë për të krijuar një
përfytyrim më racional të të gjitha vlerave bashkëkohore. E kështu, krejt
papritur sot, unë gjendem përballë një libri interesant të një studiuesi që jo
pak ka kontribuar në mbarë trojet shqiptare për të risjellë, për të na
përmendur ato vlera që dikur ishin harruar.I them studiues, dhe nuk i them mik,
sepse unë nuk kam miq kur vlerësoj një libër, nëse nuk bindem se a është e
nivelit tim shkencor, sigurisht për mua kërkon një llogaritje me ekuacion të
fortë.Ju e dini të nderuar lexues, që, sapo keni hapur faqet e para të këtij
libri, se sa i njohur është studiuesi Nue Oroshi ne hapësirën mbarëkulturore
shqiptare, ku përmes një përvoje të gjatë ai sjell në ditët tona, të mira apo
të vështira, qofshin ato, përvojën e gjatë si kryetar i shoqatës “Trojet e
Arbrit”.Aktualisht studiuesi jeton në Gjermani, ku kontributin dhe vështirësitë
i ka dyfish, pasi dihet sesa e vështirë është të njohësh temat dhe motivet
jetësore, adhurimin dhe respektin për gjuhën e bukur shqipe, metodikën e
veçantë të përpilimit të tekstit në përgjithësi. Po çfarë më bëri përshtypje sa
e shfletova materialin kur ende ishte në dorëshkrim ? Më bëri përshtypje
titulli “SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË NJË REALITET E JO ËNDËRR ROMANTIKE”Interesant.
Pjesët e librit bashkë me titujt të bëjnë përshtypje. Duket se një brengë
njerëzore e ka munduar studiuesin në fjalë. Duke qënë se unë jetoj në
Gjirokastër, e kam pak problem çështjen e dialektit, mirëpo këtu kuptova
komunikimin e fuqishëm që studiuesi ka me gjuhën, përdorimi me vend i
shprehjeve të pasura figurative, i formave që kanë provuar gjatë kohës vlerë
poetike.Vura re qëndrimin kritik dhe të pakompromis të fenomenit, ku përmes
trajtimit të argumentit, shfaqet edhe dituria, edhe eleganca në mjedisin
autonom shqiptar.Vura re se studiuesi preku Çamërinë,figurën e madhe të Gjergj
Kastriotit, përmend të madhin Gjergj Fishta, kur dihet se Fishta për një gjysëm
shekulli ishte figura zotëruese e letërsisë shqipe,madje për të gjallë u
kurorëzua me vlerësimin poet kombëtar.I madhi shkrimtar shqiptar që gjithë
shekullin e vet krijues e kaloi në Shkodër ku dhe fama e tij letrare nisi në
fillim shekulli, kurse arriti kulmin aty nga fundi i jetës.Ai për të gjallë u
bë një masë e madhështisë letrare shqiptare, i njohur brenda vendit, kudo që
lexohej dhe ku vlerësohej krijimtaria letrare shqiptare.Pas ndryshimeve të
viteve nëntëdhjetë, Fishta u rikthye në letërsinë dhe në kulturën shqiptare i
cili kish kaluar dy fazat ekstreme: të pranimit të përgjithshëm dhe të mohimit
për një gjysëm shekulli. Po përmend dy argumenta në të cilën gjithë teoria e
tij estetike mbështetet në arsyetimin filozofik: 1.E ngritur mbi një filozofi
idealiste, teoria lëshon një rreze drejt kuptimit materialist, atëhere kur
teoricienti pohon se:- “objekti i veprës artistike, s’mund të jetë i bukur po
s’qe dhe i vërtetë”. 2.Si shkrimtar i vërtetë, mendimtar dhe filozof, Fishta
riprodhon mbresat e përftuara në shpirt dhe jo sendet e përjashtme. Vura re
afërsinë që krijon me natyrën dhe elementet e saj. Fjalë të tilla si: qielli,
pranvera, guri, nëna shqiptare, rreze, diell jepen në kuptimin metaforik për të
treguar se kjo është saga e një dite, është një e vërtetë që dua t’ju tregoj,
është dhe hapësira nga pikëpamja e vëllimit diskursiv, prandaj dhe autori
ndonjëherë luan edhe me intertekstin.Ajo që më ka prekur është dhe pjesa që ka
të bëjë me testamentet si plagët shpëtuese të artistëve tanë dhe mosheshtja
pranë sfidave kombëtare, thirrja e mendjes për rininë e humbur.Sidomos kjo temë
e fundit është plagë therëse për Shqipërinë tonë të madhe.
Prandaj
dhe studiuesi duket sikur komunikon me auditorin e caktuar, që në këtë rast
jemi ne. Ai kërkon të na thotë se periudhat revolucionare duan të na shfaqen më
dukshëm se kurrë, prandaj dhe ky libër sot do të marrë peshën më të madhe të
kohës për të përpunuar këtë barrë të opinionit mbarëkombëtar e sidomos
shqiptar.Nuk zbuten kontraditat kollaj, sepse dëshira ndesh ndonjëherë në një
varg pengesash.Por jemi ne që sot i japim shtysën këtij libri për një frymë të
re dhe novatore.Ky libër sot është zëri i shoqërisë që jeton te ne, ku me
gjuhën e estetikës psikologjike të Jungut, do të thoshim se këtu nuk flitet për
një gjendje të veçantë, por flitet për një kritikë bashkëkohore, sikur duhet të
themi: “ Ngrehuni o njerëz, se po na shtypet liria.”Më kujtohen rilindasit
tanë, më kujtohet Konica i cili konsolidoi të mirën e çdo sistemi dhe
ndonjëherë solli provokimin xhojsian.Gjëja e parë që më ra në sy teksa e
lexova, është fakti se sa me shumë dashuri, seriozitet dhe përgjegjësi ka
shkruar autori, përmes vështrimeve qoftë dhe diakronike, as dhe sinkronike, për
vlerat e njëmendta artistike. Vura re afirmimin e mendimeve njësoj si poezi e
metaforës e atyre yjeve që flasin që ndonjëherë duhen dhe refuzohen dhe që
rrjedhin nga gjiri i burimeve njerëzore.
Përfundim
Kjo
vepër rrjedh natyrshëm, po aman ka atë tensionin e duhur për të shkuar nga
faqja në faqe, përmes pezullisë kërshëritësë rrëfimore.Gjuha përcjell te
receptuesi një atmosferë duke e bërë shumë afër shtjellimin e ngjarjeve, që
duket sikur duhet të na thotë pse koha është e pamjaftueshme për atë dashuri të
madhe.Nuk është shkrimi,por dëshmimi që përcjell Nue Oroshi, është akti që
ngazëllen dhe ndërlikon qasjen tonë ndaj këtij libri. Është dashuria e
pakushtëzuar për atë ëndërr të madhe duke zgjedhur të dëshmojë jetën në funksion
të një jete tjetër, të asaj jete që do ta ëndërronim ne të gjithë (kujtojmë
këtu pjesën ku autori flet për luftën e njerëzisë ndaj djallëzisë).
Gjithkush
ka të drejtë të shkruajë një libër, por të drejtën më të plotë unë mendoj se e
kanë ata autor që i qëndrojnë më pranë halleve njerëzore, tek e fundit le t’i
hedhin të gjitha ngjyrat që kanë në shpirt, shpirtërisht, mendërisht dhe
fizikisht.Pushteti i dashurisë rrezaton këtu sot, si dritë terri dhe ylli dhe
rri aty thellë mërguar.Është njësoj si një poezi që ecën gjurmëve të baladave
pa u bërë baladë, duke bërë një kthesë të domosdoshme në gjithë esencën
politike dhe si kozmologji.Prandaj dhe shkrimtari meriton nivelin e merituar
shkencor, fuqinë deduktive mbi një material tejet serioz dhe kushtrues.Uroj që
ky libër për ju lexues të dashur, të vijë si rezultat i një reflektimi të gjatë
dhe shpresojmë që ne kontribuesit intelektual të mos ju kemi zhgënjyer.