Kerko: a
Xhafer Leci: Duke mbrojtur klanin Mustafa, duan ndarjen e LDK-së
E marte, 09.06.2020, 07:01 PM
DUKE MBROJTUR KLANIN MUSTAFA, DUAN NDARJEN E LDK-SË
Nga
Xhafer LECI
Prishja
artificiale e koalicoinit LVV-LDK, mocioni i mosbesimit dhe rrëzmi i Qeverisë
Kurti, sipas një skenari paraprak, të bërë nga Hashim Thaçi dhe Isa mustafa,
për ta bërë një qeveri kukull, në shërbim të presidentit aktual dhe miqëve të
tij serbë, ka polarizuar shoqërinë kosovare, në përgjithësi, por LDK-në në
veçanti. Qëllimi është shumë planësh. Realizimi i projektit Thaçi-Vuçiq dhe
dobësimi, deri në ndarje të LDK-së. Për këtë janë angazhuar shumë kalemxhinj,
opinionistë, medie dhe format tjera të komunikimit elektronik.
Njëri
nga më të zëllshmit është edhe miku im Fatmir Bajraj, nga radhët e LDK-së në
Gjermani. Ai me disa bashkëmendimtarë të tij, me shkrimet e tyre të shpeshta,
kinse mbrojnë LDK-në, por në fakt ata mbrojnë klanin brenda LDK-së, nga LDK-istët
e vërtetë. Në këtë mënyrë ata po e thellojnë përçarjen dhe po e dëmtojnë rëndë
LDK-në. Vrazhdësia e fjalorit të Fatmir Bajraj dhe e miqëve të tij, në sulmin
ndaj kuadrove të vjetër dhe të rinj, të LDK-së, të cilët shprehin shqetësimet e
tyre të ligjshme, për katandinë e tanishme të LDK-së, nuk përkon me frymën
rugoviane.
Fatmiri
me shokë kërkon pajtim pa asnjë kusht me politikën qorre të kryetarit të
kontrabanduar Isa Mustafa. Përndyshe të gjithë ata që mendojnë ndryshe dhe kjo
është shumica absolute e elektoratit të LDK-së dhe të popullit të Kosovës,
sulmohen me fyerje e sharje, deri në "jashëqitje e LDK-së",
"albinista", "bolshevikë" dhe pisllëqe tjera, jashtë çdo
norme njerëzore. Simpatitë dhe antipatitë, preferencat ose jo për njërin apo
tjetrin politikan apo koalicion, janë normale, nëse debati zhvillohet
normalisht, pa fyerje, sharje, kërcënime e linçime, por me fjalor brenda etikës
të shprehjes publike. Në të kundërtën, vrazhdësia e fjalorit, degradon edhe
komunikimin ndër njerëzor.
Përmenda
me emër vetëm Fatmir Bajraj, si mik të vjetër, ndërsa të tjerët as që meritojnë
të jenë as anëtarë, as simpatizantë të LDK-së, aq më pak të thirrën rrejshëm,
në emër të rugovizmit! Unë këta i quaj patriotë parashutista, të cilët lëshohen
nga ajri, për ta ndotur tokën, mjedisin! Gojështhurur, servilë e lakej të
neveritshëm.
Të
gjithë e dimë çfarë edukate, kulture e fjalori të pastër ka pasur Presidenti
Dr.I.Rugova. Si nuk u vije turp të fyejnë shumë përsonalitete të devotshme në
radhët e LDK-së, në veçanti Vjosa Osmanin e Donika Gërvallën, të dyja
atdhetare, rugoviste dhe besnike në radhët e LDK-së. Vjosa Osmanin dhe
Donika Gërvalën në Facebook, disa mjeranë të cilëve nuk ju dihet e kaluara e as
kontributi i tyre, për çështjen tonë kombëtare, pa fije turpi, sikur të ishin
nga Shumadija e Serbisë, me fjalët më banale i quajnë: "Rrugaqe, Pela të
Trojës, Buallica, Lopë, Dele" dhe fjalë të tjera, të cilat nuk më lejon
karakteri t`i përmendi.
Në
emër të cilit Rugovizëm thirrën këta përçarës? Të Isa Mustafës, i cili u përpoq
ta ndryshojë edhe logon e LDK-së në "Lidhja ", por hasi në
kundërshtim nga Komunat e Kosovës.
Fatimr
Bajraj, në vend se të shkruajë për Isa Mustafën se kurrë nuk ka qenë antar i
LDK-së dhe se nuk e ka të drejtën morale, si ish funksionar në kohën e
komunizimit jugosllav, shumë i afërt dhe besnik i titoizmit, nuk do të duhej të
ishte i pari i LDK-së, Fatmiri e quan "diplomatin dhe politikanin më të
madh në Ballkan"!? Punë për të!
Skandaloze,
Fatmir Bajraj e quan "jashtëqitje", Rugovistin e devotshëm
Prof.Dr.Rexhep Gjergjin, njëri nga themeluesit e LDK-së, bashkëpunëtor i afërt
i kryetarit Rugova. Prandaj i bëj thirrje Fatmirit, që të reflektojë, me
pendesën e madhe, sepse ka shkuar larg në kritika subjektive, paushalle dhe
sulme agresive, me zhargon rrugash, edhe ndaj atyre që nuk mund të matet as në
dashurinë për rugovizmin e LDK-në dhe aq më pak në vlerësimin e rrjedhave
politike vendore e ndërkombëtare.
Unë
kam shkruar edhe
më
herët për Isa Mustafën, por kësaj radhe po përmendi vetëm dy raste për të
kaluarën e tij. Ai nuk meriton të jetë i pari i LDK-së, bile jo vetëm kaq, por
është nënçmim i madh për LDK-në, ta këtë në krye të saj një besnik të
moçëm të ish komunizmit, i cili gjithnjë e më shumë, me përkrahësit e tij, janë
duke e shkatërruar LDK-në !
1.-Pjesëmarrja
e Isa Mustafës me delagacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Titos në
Beograd me 1980 dhe,
2.-
Insert nga Stenogrami i Mbledhjes së mbyllur të Qerverisë së Kosovës, kryesuar
nga Jusuf Zejnullahu dhe të Qeverisë së Serbisë, kryesuar nga Stanko
Radmilovi?, 9 qershor 1990, në Gërmi, Prishtinë: “Ministri Isa Mustafa
distancohet nga mendimi se anëtarët e Këshillit Ekzekutiv të Kosovës (Qeveria e
Kosovës e kryesuar nga Kryeministri Jusuf Zejnullahu), "veprojnë nga
pozita e alternativës kosovare (LDK-së). Kjo është një deklaratë për të cilën
nuk ka asnjë argument dhe kësisoj nuk duhet dhënë mendime paushalle”,-
deklaron, veç tjerash Isa Mustafa.
Kush
e ka menduar atëherë se ky burrë që po distancohej prej LDK-së, një ditë do të
jetë udhëheqës kryesor i saj?!?
Dhe
për fund, mos të harrojmë, se Hashim Thaçi i krijoi dhe shkarkoi tri qeveri: të
Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Albin Kurtit.
Hashimi
e krijoi edhe Qeverinë Avdullah Hotit. Po sa të mbarojë punë me miratimin dhe
nënshkrimet e planeve të tij, do ta rrëzojë edhe Qeverinë Hoti!
“E kuptuat?
Hoti ia la Thaçit
detyrën e kryenegociatorit me Serbinë! Prandaj Thaçi i shkoi Shalës pas mesnate
për votën e Hotit”, - thotë Prof.Dr.Enver Bytyçi!
Wendlingen,10.06.2020