Kerko: a
Florim Zeqa: Peticionet, fontanë dëshirash!
E marte, 09.06.2020, 07:24 PM
Peticionet, fontanë dëshirash!
Nga
Florim Zeqa
Peticioni
i LVV së me moton “Duam Zgjedhje”, do ta ketë fatin e peticioneve të mëparshme
si; peticioni për Bashkimin e Mitrovicës, peticioni për Demarkacionin me Malin
e Zi, peticioni i Elektoratit të bashkuar Rugovian në Kosovë dhe Diasporë për
largimin e kryetarit auktual, Isa Mustafa, nga kreu i LDK-së i vitit 2015 apo
peticioni tjetër për ‘Vjosa Osmanin kryetare të LDK-së dhe kryeministre të
Kosovës’ e vitit 2019 e shumë peticione të tjera që përfunduan pa sukses dhe pa
asnjë rezultat pozitiv.
Peticioni dhe protestat,
rrugë e gabuar e LVV-së
Për
të sqaruar efektin e peticioneve, po nisemi nga peticioni i fundit për Vjosa
Osmanin. Kandidimi i zonjes Vjosa Osmani për mandatare të qeverisë nuk kishte
ardhur si produkt i peticionit, por si kalkulim (i qëlluar) politik i liderit
aktual për t'i shpëtuar ndëshkimit nga elektorati i dëshpruar rugovian.
Kërkesa
e LVV-së për 'Zgjedhje', e shprehur përmes peticionit në aspektin legal është
në rregull, sikurse që janë në rregull edhe nënshkrimet e aktivistëve të këtij
subjekti politik.
Edhe
pse dihet se efekti juridik i këtij peticioni do të jetë barazi me zero, LVV-ja
këtë veprim të saj do ta përdorë në të ardhmen e afërt si alibi, që kërkesën
për zgjedhje të parakohshme ta artikuloj edhe përmes protestave në rrugët dhe
sheshet e kryeqytetit, e drejtë kjo e garantuar me ligj dhe kushtetutë.
Megjithatë,
peticionet dhe protestat janë rrugë e gabuar për kthimin Vetëvendosjes në
pushtet. Shëmbulli më i mirë i këtij konstatimi janë portestat masive të
opozitës në Shqipëri, të cilat rezultuan të jenë të pamajftueshme për opozitën
shqiptare, gjegjësisht të arritjes së qëllimit të saj politik për mbajtjen e
zgjedhjeve të parakohshme.
LVV-ja,
betejën politike për krijimin e kushteve për mbajtje të zgjedhjeve të
parakohshme duhet ta bëjë në Kuvendin e Republikës së Kosovës në koordinim me
partinë tjetër opozitare (PDK-në), duke e luajtur rolin e një opozite
konstruktive si shumicë shqiptare në Kuvend.
Nismat ligjore, rruga e
duhur për ndryshim
Nisma
ligjore e LVV-së për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhje të
Përgjithshme, përmes të cilit iu mundësohet bashkatdhetarëve që të votojnë në
ambasada dhe konsullata të Republikës së Kosovës, duhet të pasohet me nismën
tjetër ligjore për amanamentimin e një ligji të veçantë për zgjedhjen e
presidentit drejetëpërdrejt nga populli, i cili do të pamundësonte futjen në
pazar të postit të presidentit gjatë marrëveshjeve të ardhshme për koalicione
mes subjekteve politike.
Ligji
për zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejtë nga populli, do të bënte që muaji
Maj i vitit të ardhshëm ta gjejë Kosovën me një president të ri të votuar nga
populli, e jo të kontrabanduar si më parë nga partitë politike.
Plotësimi
i vakumeve ligjore që ndodhen në Kushtetutë, duhet të jenë çështje me të cilat duhet
të merren deputetet e LVV-së dhe ligjvënësit e kësaj legjislature në
përgjithësi, në mënyrë që të mos na përseriten edhe në të ardhmën të njëjtat
ngërçe dhe bllokada paszgjedhore, të cilat si gjithnjë po përfundojnë në
konteste gjyqësore dhe çrregullime ligjore.
Kjo
është rruga që duhet ta ndjekë LVV-ja dhe opozita kosovare, ndryshe pa
ri-amandamentimin e Kushtetutës,
peticioni për zgjedhje të parakohshme do të mbetet fontanë dëshirash, ndërsa
protestat vetëm një ngushëllim për mosarritjen e qëllimit për mbajtje të
zgjedhjeve të parakohshme.
Sikurse
LVV-ja që nuk do të mund të kthehet asnjëherë në pushtet përmes peticioneve dhe
protestave, edhe Vjosa Osmani nuk do të mund të bëhet asnjëherë kryetare e
LDK-së përmes peticionit dhe thirrjeve nga rrjetet sociale.
Sikurse
LVV-ja, që duhet t'i kthehet jetës parlamentare për të zhvilluar betejën
politike për krijimin e shumicës parlamentare, për të përshpejtuar zgjedhjet
nacionale, ashtu edhe Vjosa Osmani duhet t'i kthehet LDK-së duke u bërë pjesë
aktive e saj, për të inicuar reformat dhe ndryshimet substanciale brenda
partisë e assesi jashtë saj.
Pra,
nismat për ndryshime duhet të mirren në vendin dhe kohën e duhur. Çdo nismë
jashtë kohës së duhur dhe hapësirës së nevojshme vepruese do të rezultoj si e pasukseshme dhe e pa vlerë juridike.
Organizimi
i peticioneve të shpeshta i humbë vlerën rendësisë së peticionit si instrument
demokratik për shprehjen e dëshirave dhe pakënaqësive kolektive, duke i kthyer
ato në nivele të sondazheve të studiove televizive, të cilat asnjëherë nuk janë
barometër i saktë i vullnetit të qytetarëve të vendit, e për më tepër se kaq,
nuk e kanë asnjë vlerë dhe peshë juridike.
Çdo
çasje e gabuar vepruese e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, do të bëjnë që Hashim Thaçi të rizgjidhet përseri president
i vendit dhe Isa Mustafa të mbetet përjetësisht kryetar i LDK-së.