Kerko: a
Qendresa Nikqi: Mesazhi i Rinisë për Liderët e Ballkanit
E hene, 08.06.2020, 06:32 PM
Mesazhi i Rinisë për Liderët e Ballkanit
Nga
Qendresa Nikqi
Me 5 qershor 2020, anëtarët e deg?ve t?
LDA Balkan pat?n mund?sin? t? kalonin nj? eksperienc? motivuese, p?rgjat?
mbajtjes s? trajnimit me tem? “Udh?heqja dhe Qeverisja Efektive”, e cila sh?noi
dhe pjesmarrjen mjaft t? veçant?, t? Dr. Ermira Babamusta, fituese e Çmimit të
Artë të Presidentit Obama nga Shtëpia e Bardhë.
Themeluar në janar 2017 LDA Balkan(Leadership
Development Association) është organizatë jofitimprurëse e
drejtuar nga profesionistë të rinj. Anëtarët angazhohen në diskurse, trajnime
dhe në ndërgjegjësimin e çështjeve botërore për lidership, demokraci, qeverisje
të mirë, sipërmarrje, rritje profesionale dhe në shumë fusha të ndryshme tëmenxhmentit.
Qëllimi dhe misioni i LDA Balkan si
platformë ndërkombëtare ndihmon individët e rinj që të zhvillojnë aftësitë e
tyre personale dhe profesionale përmes punës brenda mjedisit ndërkombëtar. Të
gjitha këto realizohen nëpërmjet konferencave virtuale dhe jovirtuale,
debateve, edukimit joformal, udhëtimeve dhe kampeve me të rinjët dhe aktivitete
si LEAP in Tirana, Prishtina, Albanian and Kosovo Dreamin.
Ditët e fundit LDA ka organizuar një
seri konferencash virtuale si: “Roli i shoqërisë në luftën ndaj COVID - 19” me
Dr. Fahri Beqa; “Ndërlikimet e COVID 19
në arsim, mirëqenien e mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve” me Prof. Zamira
Hyseni dhe Dr. Ass. Linda Hoxha; Samiti i Parë Virtual “Rinia e Ballkanit në
kohën e pandemisë COVID -19”; “Trashëgimia Kulturore Shqiptare”; “Gjuha
denigruese e të rinjëve në media sociale dhe ndërgjegjësimi i tyre”; dhe
“Udhëheqja dhe Qeverisja Efektive” me Dr. Ermira Babamusta. Trajnime t? tilla
do t? jen? pjes? e vazhdueshm? e LDA Balkan dhe an?tar?ve t? saj, me q?llimin e
vet?m p?r t? frym?zuar, motivuar dhe krijuar liderët e s? ardhmes.
Gjatë forumit të lidershipit që u mbajt me 5 qershor 2020, liderët e LDA-së me
degë në Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës
u bashkuan në një zë të shprehin fuqishëm mesazhin
e tyre për liderët e Ballkanit: Inkuadrimi i rinisë në politikëbërje dhe nevoja
për mbështetjen dhe krijimin e mundësive për rininë.
Kosovë
“Shumë të rinj shqiptar kanë mungesë të
motivimit për të sjellur ndryshim në vendin e tyre për një të ardhme më të
mirë. Ndër faktorët që i kontribuojnë kësaj janë ata socio-ekonomik. Për këtë
arsye ekziston një nevojë imediate për ristrukturim të skemave të politikbërjes
në çdo sferë, rritje të nivelit të besueshmërise tek institucionet shtetërore
dhe krijimin e një modeli të unifikuar politik. Të rinjtë në asnjë mënyrë nuk
duhet të përdoren si mjet për arritjen e objektivave politike, por duhet t’i
ofrohet mbështetje drejt formimit personal e profesional në rrugëtimin e tyre
në botën modern,” u shpreh Leutrim Edipi, Bashkëpuntor profesional i LDA
Presheva dhe anëtar i LDA Kosova.
“Udhëheqja dhe lidershipi janë dy terme
të cilat janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën dhe funksionojnë në mënyrë
zingjirore. Një instutucion, organizatë, biznes, universitet apo çka do çoftë
nëse ka një udhëheqje të mirë, në krye të saj qëndron një lider i mirë. Lider
është ai person i cili suporton, motivon, mbështet dhe dëgjon me kujdes të
gjithë antarë e ekipit të tij rreth një qështje të caktuar dhe kërkon zgjidhjen
në mënyrë grupore” tha Leona Jahiri, koordinatore e LDA-Balkan dega në Kosovë.
“Zëri i rinisë është i rëndësishëm jo
vetë për për zhvillimin e shoqërisë në Ballkan, por edhe për të gjithë botën.
Rinia është një pjesë e rëndësishme e çdo komuniteti, sepse ndryshe nga
gjyshërit dhe paraardhësit tanë që janë përfshirë në luftëra apo në hiearki
patriarkale, ato mund të sjellin ndryshime moderne duke krijuar marrëdhënie të
mira me komunitetet e ndryshme dhe me fqinjët. Sot vendet e Ballkanit nuk
ofrojnë përkrahje për gjeneratën e re. Rinia lufton për mundësi më të mira, por jo shumë zyrtarë e
dëgjojnë zërin e tyre për të mbështetur nevojat dhe dëshirat e rinisë,” Mila
Mihajlovi?, anëtare e LDA Balkan në Lipjan.
Maqedonia e Veriut
“Ne rinia e Ballkanit me të vertetë
kemi shumë dëshirë të zhvillohemi si rini, të ndryshojmë gjërat në vendin tonë
sa i përket moshës tonë, dhe të krijojmë një
shpresë të vogël dhe një shtytje që mos ta lëshojmë vendin tonë. Jemi me fat që
kemi trajnues shumë të mirë, gra të mira e të fuqishme, gra të suksesshme,
ashtu si Dr. Ermira Babamusta,” theksoi Lutfije Nuhiji, anëtare e bordit
rajonal, përfaqesuese e Maqedonise së Veriut.
“Trajnimet e tilla i shërbejnë shumë
popullatës shqiptare sidomos asaj të moshës së re me të cilët besoj se hapërimi
politikë do sjellë ndryshime në demokraci, ndryshime më se të nevojshme sidomos
për shtetet post komuniste si ato që gjenden këtu. Arritja e demokracisë ishte
e domosdoshme për ecjen e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Mbi të gjitha unë
do doja që të jap një mesazh për gjithë të rinjtë pa dallim moshe dhe gjinie,
për ata të cilët politikën e shohin si e mirë e përbashkët shoqërore:
Për një ndryshim e nevojshme është puna
e palodhshme dhe koha. Të rinjtë për shumë arsye janë zëri i demokracisë, fjala
e tyre dhe ambiciet janë vizion i së ardhmes. Por për të arritur cakun dhe
qëllimet duhet që mos dorëzimi të jetë prioritet. Në qoftë se dëshirojmë të
arrijmë diçka, atë duhet ta bëjmë me punën tonë, kontributin tonë dhe zemrën
tonë, të gjith së bashku i përmisojmë shtetet tona ku jetojmë, ku studiojmë apo
edhe ku veprojmë. Të bashkojmë forcat sepse çdo sistem gjithmon fillimin dhe
funksionimin e ka patur dhe e ka nga të rinjtë. Shtetet tona mund të jenë edhe
më të mira seç janë tash, por vetëm nevoitet përkushtim maksimal që të
mundësojmë zhvillimin e demokracisë mbi vlerat perëndimore.
Gjithashtu një faleminderim të veçantë
znj. Babamusta që arriti eksperiencën e saj shumë vjeçare ta shpërndaj për të
rinjtë tanë që sadopak të krijojmë një ardhmëri të sigurtë për ne dhe brezat që
vijnë pas,” u shpreh Shpat Iseini, anëtar i degës së LDA, Maqedoni e Veriut,
Gostivar.
“Rinia ka nevojë për kyçje në botën
politike në aspektin e lidershipit duke i dhënë kështu aftësinë e
krijimit të imazhit të tyre, gjë që nënvete krijon dukshëm imazhin
e një shteti.
Pavarësisht që një shtet si i joni përmban një popullatë me një numër mjaftueshëm të madh të popullsise, rinia e Maqedonisë në pakicëështë e margjinalizuar në politikë dhe vendimmarrjet e saj. Një vend si
i joni me mundësi të ngushta edukimi dhe arsimimi si dhe mundësitë e dobëta ekonomike që luajnë një rol të madh, shkakton që rinia e
këtij shteti të qëndroj e
frustruar e prapë e mbyllur me një status
neutral.
Unë si dhe të gjithë që jemi këtu, jemi një pakicë prej atyre që
shpresojnë dhe në një mënyrë apo tjetër veprojnë për ndryshime brenda rrethit shoqëror. Mirëpo asnjëherë nuk marrim hapa të mëdha deri tek ndihmesat shtetërore e
qeveritare sepse vështirësitë për të fituar besimin apo rrespektin nga zyrtarët të
cilët ata i arsyetojnë si
mungesë e aftësive apo jo eksperiencë e
mjaftueshme. Kjo dërgon rininë tonë në një stepje që mbrapa më vete
sjell problematikë dhe mos zhvillim në gjendjen
e shtetit tonë.
Mendojmë që rinia e sotme ka nevojë për mundësi në pjesëmarrjen e proceseve politike si dhe të kontriboj në zgjijdhjet për zhvillim. Në këtë mënyrë ata rrisin aspiratat dhe kreativitetin, dëshirën për të ndryshuar për të mirë përmes politikës si resurs kyç. Të ndërtojnë lidhje me udhëheqës politik e të jenë pjesë
e aktivizmit si dhe t’i thyejnë
barrierat sociale kulturore si dhe ato institucionale,” tha Bjondina Sherifi,
pjesë e grupit të LDA Balkan nëMaqedoni të Veriut.
Mal i Zi
“Rinia duhet te ketë mundësinë që të
vendosë vetë për të ardhmen e saj. Si rrjedhim, krijimi i një lidershipi të ri merr një rëndësi parësore.
Nevoja për aktivizmin shumë më të madh të rinisë është më se e domosdoshme.
Rinia e ka fuqinë e duhur, prandaj duhet ta përdorë atë për të sjellë
ndryshime. Shoqëria jonë, në vend që të përparojë dhe të zgjidhë problemet ka
stagnuar, duke krijuar paragjykime nga më të ndryshmit, e duke nxjerrë
përfundime se rinia nuk është e përgatitur, apo se nuk ka përvojën e duhur për
të sjelle ndryshime.
Gjithashtu, krijimi i besueshmërise te
të rinjtë ka probleme të theksuara. Shumica e këtyre problemeve ndodhin si
rezultat i ndikimit të faktorëve të ndryshëm, e veçanërisht, nga keqeverisjet
si dhe nganjëherë nga moskrijimi dhe sidomos moszbatimi i strategjive të
ndryshme, për të bindur të rinjtë që të përfshihen dhe të jenë pjesë aktive e
vendimarrjes apo shoqërive civile. Një nga hapat e parë që shoqëria jonë duhet
të marrë për të avancuar të drejtat dhe zhvillimin e shoqërisë, është
minimizimi i paragjykimeve, që rinia është e paaftë apo e papërgatitur. Rinia
ka aftesitë e nevojshme që të jetë e përfshirë në qeverisje dhe lidership, dhe
kjo duhet të kuptohet së pari nga politikanët e qevritarët dhe shtresat e tjera të shoqerisë sonë.
Mendoj se ka ardhur koha që ne si rini
të lëmë mënjanë paragjykimet dhe vështirësitë e panumërta që mund të kemi, dhe
të guxojmë që të bëhemi bashkë, të aktivizohemi dhe të ngrijmë zërin tonë për
problemet me të cilat ballafaqohemi çdo ditë, me synimin që t’i zgjidhim ato,
ose të paktën të përpiqemi për zgjidhjen e tyre. Duke parë situatën aktuale, e
ardhmja s’është shumë premtuese, por besoj dhe shpresoj, që shoqëria jonë do të
reflektojë dhe të kuptojë rëndësinë e zhvillimit të mëtutjeshëm të rinisë. Ne
nuk duhet të rrimë duarkryqë aspak, pasi që kështu s’do të zgjidhim asgjë, por
përkundrazi, ne duhet te veprojmë dhe të luftojmë për një të ardhme më të mirë,
pasi që fuqinë e ndryshimit, padyshim që e kemi ne, rinia,” tha Arb Shabani,
LDA Balkan, dega Mali i Zi.
Shqipëri
“Qart?sia n? vizionin e liderit, ndihmon jo vet?m at? por t? gjith? ekipin p?r t? q?ndruar n? linj?n q? synohet dhe objektivin final q? duhet mb?rritur. Nj? lid?r i sukssessh?m nuk thot? “UN?”, por “NE”, duke ngritur n? t? nj?jtin nivel r?nd?sie çdo bashk?pun?tor t? tij. K?shtu ngadal? ngadal? duke fituar ndeshjet, ekipi juaj mund t? prek kup?n e kampion?ve,” tha Evelina Rumi, p?rfaq?suese e LDA Balkan, dega Shqip?ri.
“Rinia
e Ballkanit ka një potencial të madh, profesionistë të rinj me aftësi të
jashtëzakonshme, të cilët kërkojnë të përmirësohen, të mësojnë, të eksplorojnë,
të idealizojnë më shumë dhe të kontribuojne më shumë,” u shpreh Marilo Meta, Presidenti i LDA Balkan në Tiranë.