Kerko: a
Gani Qarri: Apel publik Ramush Haradinajt
E hene, 08.06.2020, 05:02 AM
Apel publik Ramush Haradinajt
Shteti
serish në duart e klaneve dhe krimit të organizuar!
Nga
Gani Qarri
Ramush
largohu nga koalicioni me Listën srpska, e cila po shihet hapur se dominon
qeverinë e sapoformuar kundërligjshëm, sepse e more në qafë krejt Kosovën.
Tërhiqe
partinë nga qeveria kukull e Avdullah Hotit butakut të Isa Mustafës ministrit
të Rrahman Morinës dhe bashkëpunëtorit të Millosheviqit, se nuk ju bën nder ty
as AAK-s, participimi i mëtejmë në te.
Pas
pezullimit të reciprocitetit me ish shtetin okupator serb, hapi tjetër i
qeverisë kuislinge të Avdullah Hotit, është vetëm edhe heqja e kufijve dhe
futja e Kosovës nën okupimin e plotë të Serbisë së Aleksandër Vuçiqit.
Ndaj
tërhiqu ti vet, bashkë me partinë tënde nga kurthi i kuislingut Hashim Thaçi
dhe ngrehina e shpifur prej tij, se e korite të parë e të mbramë dhe bane horë
gjithë Rrafshin e Dukagjinit.
Ik
nga tradhtia ndaj vendit të të parëve, shtetit dhe popullit të Kosovës,or burrë
i dheut, se e ki ndërmend me i humbë jo vetëm ato pak vota që ke marrë deri më
tani, por edhe luftën, nderin, qëndresën dhe emrin tënd dhe të
familjes,përgjithmonë.
Një
popull i edukuar mirë dhe i informuar në mënyrë transparente, sa dhe si duhet,
jo vetëm që përbën një digë të pakalueshme për kriminelët dhe qeveritë e
shitura e të degjeneruara, por duke ditur rrezikun që i kanoset vendit prej
tyre, bandat dhe kriminelët as që lejohen fare të ngjiten në pushtet dhe mbahen
me kohë, sa më larg nga udhëheqjet shtetërore.
Shqiptarët
duke mos qenë ende në mesin e popujve me ekonomi, shkollim dhe arsimim të
shkallës më të përparuar, bëri që serish shteti të bie në duart e klaneve dhe
krimit të organizuar të cilët tash e 20 vite po ia zënë frymën Kosovës së
sakatuar prej tyre.
Puna
shkoi deri aty, sa që të rrëzohet një qeveri legjitime dhe të krijohet një
kuazi-qeveri e hibridizuar, ku që në fillim, po dëshmohet publikisht se fjalën
kryesore e ka Lista serbe dhe Goran Rakiqi, i cili punon për Serbinë dhe vepron
si dorë e zgjatur e Aleksandër Vuçiqit në Kosovë.
Habia
më e madhe e gjithë kësaj maskarade të turpshme, ndodhi kur këtij koalicioni të
përçudnuar iu bashkua edhe AAK e Ramush Haradinajt.
Ai
befaso shqiptarët kudo, duke pranuar të gjitha kushtet poshtëruese të Listës
serbe, që nga heqja e taksës, e deri te pezullimi i reciprocitetit me Serbinë,
që jo vetëm se nuk rrezikonte Serbinë as serbët me asgjë, por edhe nuk ishte
hiq më shumë se një e drejtë legjitime e Kosovës, për tu trajtuar si shtet i
barabartë, në mesin e shteteve të pavarura.
Ne
edhe kur të kemi përkrahur ty Ramush dhe kur ta kemi dhënë votën tonë, pak a
shumë e kemi pas parasysh se ti, as atëherë nuk ishe bash ai i duhuri, por
asokohe nuk kishim tjetër më të mirë dhe thënë të drejtën, as nuk e dinim se
ishe ra bash kaq poshtë dhe deri në këtë derexhe të tillë të ulët.
Unë
personalisht kam bërë disa shkrime kur ti burgoseshe, atëherë me bindjen se
ishe i pafajshëm dhe mbaheshe padrejtësisht në burgje, por kur shohim sot
veprimet tuaja, na ke mbush me dyshime dhe nuk jemi më për asgjë të sigurt.
Që
nga ndalimi dhe mbajtja jote në hotelet e Kolmarit në Francë, në janar të vitit
2017, ti ke ndryshuar rrënjësisht.
Nuk
je më ai i pari dhe duket se atje, të kanë përpunuar aq mirë sa që të
detyrohesh ta kryesosh qeverinë e PAN-it, të formuar në qershor të po atij
viti, me propagandën tanimë të njohur dhe të mësuar përmendësh edhe nga
kalamajt, kinse e merrje qeverisjen; " për të çuar vendimet dhe proceset e
shtetit përpara" dhe si kryetar i saj, të pranosh çdo gjë që u kërkua prej
teje si kryeminstër.
Sot
i madh e i vogël të gjithë të pyesin njëzëri: Ku e le Kullën Ramush, ku
mbet Zhlebi e Çakorri?!
Ti
jo vetëm se i shite ato fare lirë dhe gati pa bë zë fare, por tash ke vendos ta
tradhtosh edhe Kosovën!
Hoqe
dorë nga taksa, nga betimi se nuk do të bashkëpunoje me atë që tradhtoi dhe të
akuzonte publikisht se ke mbushur liqenin e Radoniqit me pjesëtar të popullit
dhe me bandat kriminale serbe të veriut të Kosovës.
E
fute partinë edhe në një koalicion të dirigjuar nga Lista srpska, ku duhet
votuar vendime të rënda në dëm të Kosovës, për plotësimin e tekeve të srpsk-ës
dhe kërkesave të Serbisë.
Ti
shkove aq larg, sa pranove kriminelin Goran Rakiq edhe për zëvendëskryeministër
tëndin, e të familjes tënde dhe me hyrjen në koalicion me Goran Rakiqin ua
imponove këtë kriminel të njohur edhe shqiptarëve, familjes Jashari dhe të
gjitha familjeve të heronjve e dëshmorëve të kombit, që kanë rënë në altarin e
lirisë, për çlirimin e Kosovës, si zëvendëskryeministër të parë të tyre.
Ramush,
ata u flijuan për ta çliruar vendin po nga këta kriminel si Goran Rakiqi me
shokë dhe politika shfarosëse e qeverisë së Millosheviqit!
Shpresoj
të mos kesh harruar se Rakiqi punon për Serbinë dhe Aleksandër Vuçiqin, e
"Vuça" edhe atëherë ishte pjesë e qeverisë së Millosheviqit dhe
ministër i informatave të Serbisë, ndërsa sot president aktual i këtij shteti
okupator, që për gati një shekull e mbajti të pushtuar me zjarr e hekur,
Kosovën.
Veçanërisht
ti, me mostërheqjen nga kjo qeveri kukull të dirigjuar nga lista serbe e Goran
Rakiqi, edhe pas pezullimit të reciprocitetit me Serbinë,na ke bindur të
gjithëve, se sa më shumë që zgjat qëndrimi në pushtet dhe parti i
"komandantëve" kuisling e sharlatan, aq më të padurueshme, të trishta
dhe skandaloze bëhen uverturat e tyre të paprecedent, që si akt të fundit, kanë
shitjen e Kosovës.
Shto
gjithë kësaj edhe faktin që këshilltarja e Hashim Thaçit, autorit faktik të
formimit të qeverisë "Hoti" dhe pushtetit aktual ekzekutiv, anëtarja
e kryesisë së PDK-s, këshilltare edhe e ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës,
Kadri Veselit, si dhe ministre në Ministrinë e Integrimeve "evropiane“,
Dhurata Hoxha me paratë e taksapaguesve të varfër kosovar, hiq më larg se në
vitin 2019, ka paguar mbi 168 mijë euro firmën franceze "Majorelle PR
& Events" me seli në Paris,që të lobojë për ndarjen e Kosovës tonë,dhe
këtë, mu para hundëve tua z.Haradinaj, pikërisht kur ti ishe kryeministër i
vendit, e kjo nuk do më asnjë koment.
Një
e ashtuquajtur Ministre për Integrime Evropiane, e cila provoi ta shes
NDARJEN-këtë tradhti të lartë e të paprecedent kombëtare, si ide të Kosovës për
marrëveshje me Serbinë, mu në kohën kur ti qeverisje Kosovën, dëshmon më së
miri se nga çfarë kuislingësh e renegatësh të pashembullt,u udhëhoq dhe në
çfarë duarsh të dyshimta e rreziku permanent është dhe mbetet, tash e mbi 21
vite me radhë, vend ynë i mjerë.
Nga
ç`njerëz të pafytyrë e tradhtarë të degjeneruar, vijon të keqpërdoret Kosova e
shkretë e çliruar dhe pavarësuar nga SHBA dhe NATO, por e shkatërruar, e
plaçkitur, e izoluar, e varfëruar dhe e bërë “paçavër” dhe pothuajse e
pajtueshme për shqiptarët, nga të ashtuquajturit "komandant të
luftës" .
Nga
ata të cilët nuk u ngopën kurrë duke vjedhur, plaçkitur e shitur tokat tona
pjesë, pjesë, të cilët kohët e fundit kanë filluan ti paguajnë me para të
taksapaguesve kosovar edhe lobuesit ndërkombëtar, për ndarjen përfundimtare dhe
shuarjen e tërësishme të shtetit të Kosovës.
Kjo
vërtetë është tepër e rëndë për të gjithë shqiptarët, që ua kanë besuar votën
juve.
Për
aq më keq edhe më alarmues bëhet fakti, kur sipas dokumenteve të siguruara nga
BIRN,sheh se kontrata e nënshkruar në vitin 2018,nga Dhurata Hoxha, ministre
për Integrime Evropiane nga radhët e PDK-s, me firmën franceze
"Majorelle" për ndarjen e Kosovës, u ripërtëri serish në mars të
vitit 2019, pikërisht nga qeveria e koalicionit PAN, e udhëhequr po nga
sharlatani Ramush Haradinaj.
Ti
Ramush aga, pasi shite fare lirë dhe pa asnjë lloj rezistence qoftë edhe vetëm
politike, Kullën,Zhlebin dhe Çakorrin, tani pa fije turpi, këmbëngul të na
imponohesh edhe si "hero" i mbrojtjes së Kosovës nga ndarja, prej
shokëve të tu, kuislingëve me nam si Hashim Thaçi & CO...
Pse
e bënë këtë?! Tallesh apo vërtetë ke bindjen se ende të beson ndokush, ndaj dhe
ke vendosur ta “mbrosh” (shesësh) edhe Kosovën, njëjtë si Kullën, Zhlebin dhe
Çakorrin?!
Vetëm
para pak ditësh, kryeparlamentarja Vjosa Osmani me plot të drejtë alarmoi
publikisht se personat të cilët në qeverinë e mëparshme shpenzuan para
marramendëse të taksapaguesve kosovar për ndarjen e vendit dhe shpërblimin e
Serbisë me territor të Kosovës, për veprimet e saj gjenocidale mbi popullin e
pafajshëm shqiptar, po rikthehen serish me forca të bashkuara kriminale në
pushtet, jo "për të na qeverisur" neve, por për ta çuar ndarjen e
Kosovës deri në fund.
Ramush
Harakiri, po të quaj kështu, sepse tanimë po shihet qartë, që ti atë rrugë ke
marrë, mos harro se nga përfundimi i luftës e këndej,Kosova ka ndërruar 7
kryeministra, por asnjëri prej tyre nuk ka mundur ta qonte deri në fund
mandatin qeverisës.
Pse
i ndodhë kjo vetëm Kosovës?!
Fatkeqësia
qëndron në faktin se kjo mënyrë e qeverisjeve episodike i pëlqen
Thaçit,Veselit, Ramushit,Limajt dhe të gjithë banditëve e kriminelëve të cilët
e plaçkitën e varfëruan dhe bënë rrafsh Kosovën.
U
pëlqen atyre të cilët për gjithë këto vite kanë dëshmuar se duan, që shteti i
Kosovës, të mos stabilizohet kurrë.
Ju
me rrëzimin e shpeshtë të qeverive, dëshironi që populli i Kosovës të mos
rehatohet asnjëherë, të mos mësohet me udhëheqje normale shtetërore, e cila në
mandat katërvjeçar, do të kishte kohë ta luftonte edhe korrupsionin dhe krimin
e organizuar si dhe ti ndiqte penalisht kriminelët, ndaj dhe ndërroni qeveritë
si lav.rja brekët.
Kështu
që shkaku i makinacioneve të këtyre bandave në pushtet, për mbi 20 vite me
radhë, pushteti në vend kalon nga dora në dorë, por mjerisht gjithmonë bie
vetëm nëpër duar të hajnave dhe kriminelëve, të cilët nuk lejojnë askënd,
jashtë grupit të tyre banditesk, të arrijë apo qëndrojë në pushtet edhe nëse i
fiton zgjedhjet, siç ndodhi edhe me rastin Kurti.
Tash
e mbi dy dekada në Kosovë nuk guxon të ndryshojë as sistemi i zgjedhjeve as
njerëzit të cilët udhëheqin me shtetin, nëse ata nuk u takojnë grupeve të
inkriminuara në korrupsion e krim të organizuar.
Deri
kur kështu?!
Për
aq më tepër, në mënyrë që me vota të mos mund të ndryshojnë asgjë sa i takon
qeverisjes në vend, kriminelët janë kujdesur me kohë, për mënyrat më meskine të
dështimit të cilit do votim, që nga shumica e votuesve kosovar, bëhet për
ndryshime, me shkeljen e vullnetit të popullit dhe përdhunimin e votës së lirë
të votuesve të vendit, siç ndodhi edhe me rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit
të vitit 2019.
Shembulli
më drakonik i një veprimi të tillë "kamikaz" është akti i rrëzimit të
Qeverisë Kurti, kur të gjithë kriminelët u bashkuan si një, që në vend të saj,
të vendosnin një qeveri kukull me Hotin në krye, për të qeverisur serish
hajnat, kuislingët dhe kriminelët pa shkuar fare në zgjedhje, nga frika se
serish e kishin të garantuar humbjen, bile edhe më denigruese se atë
parapraken.
Metodat
e tilla perfide, nuk janë të parat as të fundit, ato që nga janari i vitit 2008
e këtej, qysh kur kuislingu Hashim Thaçi u bë përherë të parë kryeministër,
përsëriten e ri përsëriten nga mafia politike vendore, në mënyrë që pa marrë
parasysh se si do të votojë populli, kriminelëve të mos mund t`ua marrë askush
më pushtetin nga dora.
Ndaj
në luftën e ashpër, se kush duhet e kush jo, të vije dhe qëndrojë në pushtet,
kriminelët tanimë kanë futur në përdorim edhe Gjykatën Kushtetuese, pasi që
gjykatësit e saj i kanë vet në dorë, sepse i kanë vendosur aty, jo sipas
meritave por përmes pazareve politike dhe kalkulimeve partiake, ndaj ata
medoemos duhet të sjellin vendime në favor të bandave.
Vet
vendimi i fundit skandaloz i Gjykatës Kushtetuese, është edhe një provë më
tepër dhe flet më së miri, se pa marrë parasysh shumicën e votave të popullit
në Kosovë, ajo që në fund vendosë se kush mund dhe guxon të qeverisë me vendin,
është kasta e degjeneruar e politikanëve të inkriminuar dhe jo vota e
qytetarëve të këtij shteti, të cilin ata ende vazhdojnë ta mbajnë të kapur.
Kështu
edhe po dëshmohet katërçipërisht se vendimet e kësaj Gjykate, nuk guxojnë të
merren në pajtim me ligjin, por në përputhje me dëshirat e Thaçit & CO,
ndaj e njëjta gjykatë, për raste të njëjta, detyrohet të sjellë vendime të
ndryshme.
Këtë
e vërteton edhe fakti se vendimet e Gjykatës "Kushtetuese" të turpit,
në masën më të madhe, përputhen plotësisht me dëshirat, kalkulimet dhe veprimet
e presidentit kuisling të vendit Hashim Thaçit.
Ndaj
duke mos pasur frikën e saj, dhe as të shtetit të kapur nga mafia e udhëhequr
prej tij, përditë e më tepër po argumentohet, se pa marrë parasysh kush ka
udhëhequr deri më tani qeverinë, për ta shpëtuar veten nga Gjykata Speciale,
Hashim Thaçi ka dhënë shuma marramendëse të parave për ndarjen e Kosovës edhe
gjatë kohës sa ka qeverisur Ramush Haradinaj.
Krejt
kjo dëshmon edhe njëherë më tepër se grupimi dominues me pari kriminale në
krye, babai ideor i të cilit është kuislingu Hashim Thaçi, kurrë nuk do të
largohet nga pushteti me dëshirë, cilido që të jetë rezultati i shumicës së
votuesve dhe vullneti i shprehur i popullit në zgjedhje.
Ata
ka vite që këtë vend e shohin, jo si shtet të vetin, por vetëm si plaçkë lufte
dhe Kosovën si tokë të premtuar për ta grabitur e plaçkitur deri në fund, duke
bërë në mënyrë banditeske, shkeljen e votës së shumicës së qytetarëve,
përdhunimin brutal të shpresës për ndryshime dhe mbytjen e aspiratave të
shqiptarëve për integrime euro-atlantike.
Thaçi
& CO, po dëshmojnë hapur, se për të qëndruar në pushtet, janë të gatshëm jo
vetëm të bëjnë pazare me tokat tona, por edhe ti falin Serbisë territoret me
vitale të Kosovës, vetëm e vetëm, për të
sunduar vendin dhe siguruar përfitime të mëtejme, madje pa asnjë fije ngurrimi,
ata lidhin aleancë me çdo lloj krimineli që nga Millan Radojçiqi, Zvonko
Veselinoviqi, Goran Rakiq etj,në mënyrë që të vazhdojnë të qëndrojnë me ço
kusht dhe sa më gjatë në pushtet
Kështu
që edhe vendimet se kush duhet dhe mund të marrë qeverisjen e vendit,nuk dalin
nga vullneti i popullit të Kosovës, por vijojnë të merren nga kuislingu Hashim
Thaçi dhe forcat e bashkuara të kriminelëve, të cilët u rikthyen serish në
pushtet dhe mbi 21 vite pas çlirimit, duan ta sundojnë, vjedhin, varfërojnë dhe
plaçkitin edhe më tej këtë vend dhe mbajnë të kapur deri në pafundësi shtetin e
Kosovës.
Ndaj
është koha e fundit që ligji zgjedhor medoemos të ndryshojë, jo vetëm për
njësit zgjedhore në vend, por edhe për zgjedhjen e presidentit të shtetit, që
ai, të mos guxojë më, të katapultohet nga banditët dhe partitë e krimit, por të
votohet drejtpërsëdrejti nga populli i Kosovës.
Dhe
për fund, nga shqiptarët e vetëdijesuar dhe gjithë populli i vuajtur i këtij
vendi, kërkohet prerazi dhe urgjentisht që në zgjedhjet e ardhshme të cilat
duhet të mbahen sa më parë, të distancohen përjetësisht nga banditët dhe
shitësit e shtetit të Kosovës, duke vendosur me votën e vet të lirë, për një
udhëheqje të civilizuar dhe qeveri legjitime e me dinjitet dhe dërguar përfundimisht
kriminelët atje ku e kanë vendin, që nga Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj e deri
te Limaj e cili do komandant tjetër që ka qëndruar në pushtet dhe qeverisur me
vendin, duke shitur interesat e shtetit dhe bërë pazare me tokat e vlershme të
Kosovës.