Kerko: a
Sinan Gashi: Veprat shqipe të botuara në Zarë të Kroacisë
E diele, 31.05.2020, 12:48 PM
VEPRAT SHQIPE TË BOTUAR NË ZARË TË KROACISË
Nga
Sinan GASHI
Duke qenë fati i krijuesit letrarë shqip tarë i lidhur
edhe me fatin e krijimit të veprës së tij, ajo shte- gtoi gjithandej hapësi-rave
të botës. Kështu, shumë vepra, në mos ato që ishin të parat si histori botimi,
kishin zënë fil;;ë në Romë, o në Vjenë, o në Stamboll, o në Bruksel, o në
Bukuresht, o në Nju Jork, o në Mynih e tjerë.
Atje i shpuri fati nëpër fërfllazat e kohëve
personalitetet tona, të vetëdijes së lartë kombëtare dhe të aftësive e dhuntive
të dëshmuara intelektual e e krijuese.
Kësisoj, edhe në Zarë të Dalmacisë (Kroaci), kur që nga
vitet ‘700 të shekullit që lamë pas, ku ishte bërë një strofull i disa grupeve
të shqiptarëve të ndjekur nga lokalitete e Rrethit të Shkodrës, kishte frymuar,
me vështirësi, fjala shqipe, sa edhe ishte bërë përpjekja që edhe aty të
mësohej, shkruhej e botohej në gjuhën shqipe. Aty madje ishte nisur një
iniciativë për ta nxjerrë një të përkohshme në gjuhën shqipe, që qe emërtuar “Zâni i Š?yptarit”, i cili mbeti vetëm
dëshirë e tyre.
Por, jo vetëm kjo iniciativë ishte ajo që e bën vendvotim
të veprave letrare këtë vend. Këtu, në Zarë, ishin botuar veprat e para të
krijuesve të shquar shqiptarë, autorët e të cilave kishin jetuar dhe punuar
këtu, që ia shton edhe më vlerat e kësaj oaze shqiptare, nga ku është
vendlindja e disa veprave të rralla dhe madje disa të njëhershme në literaturën
shqiptare. Se pse ishin botuar mu këtu, në këtë mes të huaj gjuhësor, veprat e gjuhës
shqipe, duhet kërkuar të vërtetën bë disa kahe: në lirinë e çfarëdo lloj
shkrimi, pa frikën e censurimit, në lehtësinë teknike të nxjerrjes së një libri
dhe në përkushtimin e autorit që aty edhe e kaluan njëfarë kohe të jetesës.
Kush
dhe çka u botua në Zarë
Janë krijues të shquar të kulturës dhe letërsisë
shqiptare ata që krijimet e tyre i bënë
në formë libri në Zarë. Ndër ata që do t’i përmendim janë edhe mësues të gjuhës
shqipe, të cilët ishin caktuar të ligjëronin gjuhën e tyre shtesë, për nxënësit
shqiptarë atje. Mbase edhe ajo largësi nga vendlindja ua nxiti edhe më
fantazinë krijuese dhe përmallimin atdhetar. Janë të ditura më se pesë vepra,
të cilat janë botuar mbase edhe kruar në Zarë.
Pashk Bardhi (1870-1947) nga Shkodra, mësues i gjuhës
shqipe, gjuhëtar dhe leksikograf, e kishte shkruar me pasionin e një studiuesi
një vepër, për të cilën fitoi njohur për së afërmi. Kështu kishte bërë një
studim të rëndësishëm, me përkushtim, për këtë të folme arbneshe. Puna e tij u
kurorëzua me botimin e veprës studimore “Gjuha shqype e arbëneshvet në Zarë”,
(Zadar,1905). Ai, ngase jepte mësim në Shkollën Normale të Zarës, mblodhi edhe
gojëdhëna e fjalë të rralla në këtë mes, të cilat i botoi në të përkohshmet
“Ylli i dritës” dhe “Albania”, por këto materiale ishin edhe materiale
plotësuese për “Fjalorin e ‘Bashkimit’”. Këtu, mbase për herë të parë u panë
dhe u evidencuan lashtogjuha e këtij grupi shqiptarësh, të cilët të folmen
gegërishte të veriut të Shqipërisë e kishin konservuar në mënyrën më të saktë,
vetëm nga pamundësia për të komunikuar më me atdheun e tyre dhe me ndryshimet
që kishte pësuar gjuha shqipe atje. Vdiq në vendlindje.
Gjergj Fishta (1871-1940) nga Shkodra, poeti i epikës
kombëtare dhe atdhetari i dëshmuar, dy herë u dëshmua si autor i botimit të
veprave letrare atje. Së pari ai botoi vetëm një pjesë nga vepra e tij kapitale
“Lahuta e Malcis”, titulluar “Te ura e
Rrzhanicës”, madje dy herë radhazi, (Zadar,1905 dhe 1907) ishte e para, dhe
tjetra, po e Gjergj Fishtës, “Pika voëset”, (Zadar, 1909). Ai asnjëherë dhe në asnjë vend
nuk e ndaloi veprimtarinë atdhetare dhe krijuese. Vdiq në Shkodër.
Kostandin Kotte (1889-1950) nga Korça, është intelektuali
tjetër, e kishte dëshmuar talentin krijues letrar me botimin e një drame,
“Shpërblimi i gjaksís”, pjesë në tri akte (Zadar, 1929). Ai ishte marrë me
aktivitete politike e pushtetore. Kishte migruar për njëfarë kohe jashtë
atdheut, pas pushtimit të Italisë fashiste. Pasi dorëzohet në Shqipëri,
burgoset dhe vdes në burgun e Burrelit.
Ernest Koliqi (1903-1975) nga Shkodra, shkrimtari e
studiuesi i shquar i letërsisë shqipe, si dhe i përkushtuari për arsimimin e
shqiptarëve, në trojet shqiptare si dhe jashtë saj, botoi veprën e vlerave të
rralla artistike “Hija e maleve”, (Zadar, 1929). Ai edhe para kësaj e kishte
botuar një vepër në Tiranë, “Kushtrimi i Skënderbeut”, më 1924. Edhe në Itali,
ku kishte jetuar pjesën e dytë të jetës, kishte qenë profesor i gjuhës e letërsisë shqipe në
universitete prestigjioze atje. Vdiq në Romë.
Shtjefën Konstantin Gjeçovi-Kryeziu (1874-1929) nga
Janjeva, njeriu i shumësisë së aftësive intelektuale dhe artistike, ngase
njihet edhe si arkeolog, folklorist, dramaturg, poet, etj., kudo që u gjend u
aktivizua në mbledhjen e materialeve nga arkeologjia shqiptare, krijoi vepra
letrare përherë me theks kombëtar si dhe luftoi me çdo mjet kundër
shkombëtarizimit të shqiptarëve, si në Zarë, Pejë, Rubik, Laç e vende të tjera,
ku kreu shërbimin e meshtarit.. Në Zarë ai ishte në detyrën e mësuesit të gjuhës shqipe, ku e kishte
shkruar po këtu një nga dramat e shumta të tij më temë atdhetare, “Tradhti
gjaksore (vrasja e Marka Kulit)”, dhe atë në vitin 1906. mu për shkak të
veprimtarisë atdhetare, ai u vra nga serbomëdhenjtë në Zym të Hasit.