Kerko: a
Agron Tufa: Korbat
E diele, 31.05.2020, 11:29 AM
KORBAT
Nga
Agron Tufa
Vërtitet
një tufë e madhe korbash. Mbi vorret e Rrmajit... Asht mëngjes i irrun e i
lagësht maji i vjetit 1945. Korbat ngrihen me “krra-krra” të potershme,
shkapeten
n’ajri e mandej ulen prapë. Si me komandë. Në të njajtin vend.
-
Hajde Lec, - më thotë Gaci, - shkojmë me pa, ça po ban vaki njatjé.
Jam
i vogël. Ndjej frikë. Po Gaci më tërhjek me përdhunë.
-
Ish, ish! – i tremb Gaci korbat, si me kenë pula.
Ata
janë t’pabindun. Mezi zhvendosen pak metra me krrokama therëse, të pakënaquna.
Pamja që na zbulohet para sysh më shtang. Prej nji kodër-dheu të
freskët
ngrihet torsi i nji burri me mustaqe, me zgavra të daluna, golle, prej të
cilave ende kullojnë rruvaja
të
holla gjaku. Burri lëviz me tahmin vetëm dorën e djathtë, ashu si bajnë
t’verbuemit. Tjetrën e ka të kallun në dhé. Na sheh drejt, me zgavrat e ngrana.
Ngjishem mbas Gacit. Zbrapsemi të dy. Kadalë.
-
Kenka oficer i ushtrisë Komtare të Mbretnisë,
-
më thotë Gaci në vesh, tue më kallëzue me gisht xhaketën e uniformës së
zbulueme prej dheut, deri në xhepat e epërm.
E
ndalëm frymën në zyrën e Kryetarit të Këshillit të lagjes. Na priti i veshun
partizançe.
-
Asht bash njaj oficeri, qi pushkatume pardje, - u thotë dy të tjerëve në zyrë,
gjithashtu të veshun partizançe.
-
Shkojmë, - u tha dhe dolën jashtë të tre.
I
hipën xhipit ushtarak, ndërsa unë e Gaci ia premë shkurt për te vorret e
Rrmajit.Kur u shfaq pamja, ata kishin mbërri para nesh. Korbat qenë ngritë
hava. Krrokama e tyne inatçore
përhapej
gjithkah. Madej fill buçitën tre krisma revoleje.
-
Dreqin...! – shau napër dhambë Gaci. – Na nuk i thirrëm me..., - i ra kofshës
me shuplakë ai.
Dëgjohej
gjithë e ma e dobët, gjithë e ma largët krrokama e korbave n’largim...
"Kur
këndonin gjelat e tretë", Onufri, 2019
Referenca:
nga videorrëfimi i ish- të burgosurit politik Kolec Marash Traboini