Kerko: a
Dedë Preqi: Nën hijen e imponimeve të mbrapshta politike
E enjte, 21.05.2020, 03:42 PM
NËN HIJEN E IMPONIMEVE TË MBRAPSHTA POLITIKE
Nga
Dedë Preqi
Qeveritë
e kaluara, në veqanti pushtetët që i prodhoi lufta, lëvërdia e të cilëve
sjellën shumë pak suksese dhe fryte të demokracisë në Kosovë, më shumë sjellën
shprehje të lakmisë, shprehje të korrupsionit, të klientalizmit, familiarizmit,
nepotizmit, banditizmit dhe shumë elementeve tjera negative, se mirëqenje dhe përspektivë
qytetare.
Lufta
e UçK-së, për liri dhe të drejtat e popullit në Kosovë, ishte e shenjtë dhe e
domosdoshme, por përpjekjet e atyre që në emër të saj vepruan “ndryshe”, duke e
keqpërdorë për çëllime të ulëta, për
çërim hesapësh në mes njëri-tjetrit, si edhe për përfitime
materiale, dhe më në fund për përfitime
politike, duke i dhënë një kahe tjetër, që për fat të keq nuk e meritonte një
epitet të tillë.
Andaj,
a duhet t’i quajmë forca politike, apo forca të errëta mënyrën e udhëheqjes së
tyre që treguan në mandatin që ua besoi populli, me rrolin e veprimëve që
kishin për t’i bërë mirë këtij vendi
përmes përdorimit të drejtë të pushtetëve, ku do mvarej jeta dhe mirëqenja, apo
mjerimi i qytetarëve të këtij vendi, që kjo e fundit për shkak të udhëheqjeve
nga pushtetët e dobëta bëhët virale dhe aktuale.
Prandaj,
të përpiqëmi t’i kthjellojmë orientimet tona jetike dhe politike, ç’farë do
bëjmë për vendin dhe qytetarët e këtij vendi, a kemi forca të tjera politike
dhe strategjike, që mund të bëjnë
ndryshime për një qeverisje më të mirë dhe më funksionale në forcimin e
shtetit tonë demokratik, apo duam që të përsëritët loja e gjithë kësaj pjese dramatike,
ku do pajtoheshim me pohimin e asaj, dhe fatin tonë ta lëmë në duart e tilla.
Sigurisht
se deri më tani nuk mund të thëmi se jemi në pikën “zero”, por shumë pak do
gjejmë shprehje pozitive përshkak të avanturave dhe dështimëve të pushtetëve të
kaluara, të cilët e rritën pushtetin e tyre krahas me kapitalin që përfituan në
mënyrë të pa ndërgjegjshme në kurriz të popullit, kuadri i të cilëve e futën
vendin në një krizë të thellë politike dhe ekonomike.
Nuk
do e quajmë vizion të qartë dhe kuptim të shtetit demokratik, apo ndryshim të
mundshëm, me një rrëmbim të pushtetit dhe vullnetit të popullit në mënyrë
grabitëqare, përmes përpjekjeve dhe regjimëve të një kaste të vjetër politike,
që i prinë Thaçi, Mustafa, Haradinaj, Limaj, dhe një garniture të tillë që u ka
skaduar afati dhe u ka humbë shija dhe efektiva politike.
Kosova
ka një gjeneratë të re dhe të mrekullueshme e të rinjëve dhe intelektualëve të
vet, me të cilët do ndjehët shumë krenare, më e fuqishme, më e qartë në
vizionin e saj, më e sigurtë në rrugën e saj, më konstruktive dhe më e
suksesshme në realizimin e qëllimëve dhe në menagjimin e shtetit.
Vëmendjen
e popullatës së këtij vendi e tërheqin shumë probleme që prodhon hija e
imponimëve politike destruktive e pushtetëve të demoduara, të cilat u bënë
bashkë për të rrëzuar një qeveri në udhëheqje, për të krijuar hiq më shumë se
një “avari” të re politike, një insistim, që më shumë duket si një konstrukt,
se ndonjë vizion që mbështetët në ndonjë besim dhe optimizëm konkret...
Ndërkaq,
problemi rreth të cilit do sillet e ardhmja e këtij vendi, varet jo thjeshtë
mirëqenja dhe siguria e qytetarëve të këtij vendi, që në të kundërtën e saj
është vetë pushteti dhe menagjimi i shtetit, që vjen nga mbajtja nën kontrollë
dhe përdorimi i tij i drejtë, por edhe kultura njerëzore luan një rrol të
veqantë dhe të rëndësishëm si element kryesor që kultivohet në mjedisin e një
shoqërie.
Nëse
do afroheshim me njëri-tjetrin dhe kemi diçka të përbashkët dhe më shumë se
gjakun shqiptarë në venat tona, do duhej të tregojmë shenjat dhe veçoritë që i
kemi në praktikë, por jo vetëm përmes folklorizmit, si një imazh i vjetër i
traditës tonë që shpesh herë shkon tej qëllimit dhe të vërtetës.
Të
hedhim vështrimin njëherë dhe të dallojmë tiparin e këtij imazhi që po krijojmë
para vetës dhe botës së qytetëruar, të dallojmë të vërtetën nga gënjeshtrat dhe
intrigat, të dallojmë djallëzinë që po ia kalojmë lanetit me njëri-tjetrin, ta
kthejmë guximin e verbër në fuqi të vërtetë dhe të demaskojmë heroizmat e
njerëzve të rremë dhe pseudopushtetët e tyre, që do na lënë në gjysmë të
rrugës.
Si
rrjedhojë e një loje politike që abuzon keq me popullin e vet dhe për fat të
keq në Kosovë, po gjenë akoma teren të përshtatshëm dhe po afirmohet si model,
që në realitet do ishte i demoduar dhe i shkëputur nga vlerat njerëzore, si një
praktikë e keqe nga e kaluara e hidhur, ku politika e saj konceptohet si lojë e
thjeshtë pushtetësh dhe interesash partiake dhe klanore.
Nën
hijen e imponimëve të tilla politike, do thëmi se rritet edhe gjithçka
mbrapësht e pa shije në këtë vend, dhe në saje të kësaj natyre, njerëzit mund
të luajnë rrolin e tyre në prapaskena të ndryshme, përmes veprimëve kriminale, shantazhimëve,
kërcënimëve të qytetarëve, kërcënimeve ndaj
udhëhqësve të vendit, sikur është kërcënimi ndaj kryeminisrtit Kurti,
dhe të tjera, ku njerëzit e këtij vendi, sikur i ka shdërruar hija politike në keqbërës, të cilët
nuk njohin as rrugët ligjore, nuk njohin
as durim të mjaftueshëm dhe koncepte të njerëzve me aftësi për ta ndjerë
jetën më mirë.