Kerko: a
Beni Baldushkut - Prishe teatrin, se unë kom telvizor
E enjte, 21.05.2020, 12:14 PM
Unë kom ble telvizor nga ata të hollët 50’ polsh, me t’dal syt venit. E kom ble kur u hap qondra tregtare, fiks atë dit. Kom qa, sdi ça të them, as në dasëm time skom qa aq shumë. Qef i modh, vrap me e vonë në punë. I futa antenën ke veni, nuk punojshe mirë, ca kanale i kapte me miza. Të nesërmen mi ta mor, Bencit, ke qondra tregtare. Nuk puno! Ça të boj?! Duhet mrrokëll dixhitale më thanë. E bleva! Do bosha ca analiza me ato lekët, po...po mirë jam unë skom gjo. Po pse re ça kanë katunarët e mi, mo tepër se unë? Mi ta montu, punojshe. Ça telvizori...Ça ngjyrash! Ne qekena qorru me atë të voglin. Po volumi?! Deri në kup të qiellit, ia kalo majtofonit. Aq teknologji të lartë ka, se kur jam me brek e kanatjere, ene mor telekomondën në dor e dal në oborr, i ndrroj kanalet që atje. Është telvizor i fuqishëm. Telvizor gjermon. Tashi jam i kompletum, i kom të gjitha.
Ia
bleva vetes se du me pa botë me sy. Ia bleva ene çunit që të mësoj
gjermonishten, e të bohet futbollist, të shkojë në Gjermoni të boj lek, të shpëtoj
gjith katunin. Ia bleva ene grusë se i pëlqe teatri, i pëlqejnë aktorët ene
aktoret. I duket gjo e rrallë, gjo e bukur, se janë njerz me shkoll të veçantë.
Hypin aty në skelë ene e bojnë lojën si në jetë, origjinal fare. Fiksimi i grus
time me teatrin fillo para se me e njoft unë. Vetë gruja ime kur ka qenë gocë,
ka lujt teatër me shkollën. U lidha unë me të, u martova, ajo prap menjen ke
teatri. Katuni jon oshtë 25 km rrugë deri në qendër të Tironës. Bencin, e
parkova në bulevard. Mi të mor biletat, mrena në sallë. I hekuros, i parfumos,
si qytetar. Ke holli më pëlqente mu se kërcisnin këpucët e takat, e nigjoshe
noj muhabeti qyteti. Ishim isoj tashi, Tiron këta, Tiron ne.
Në
sallë kom pa burra tu qa, se prekeshin nga loja aktorëve. Gra me lëkurë të bardhë,
ndryshe nga gratë e katunit që i është përcëllu lëkura nga dielli. Gra që e
shifnin aktorin në sy, se ne në katun të shofim tinëz. Kom pa fëmijë që rrinin
urtë gjithë shfaqjen. Në sallë ishe në hall të bëje zhurmë, do dilje përjashtë
kur të vite me kollit, e maje frymën mirë se mos i shqetësoje aktorët. Ça sedre
kanë qytetarët, ne në katun ulërasim se jena rrit me kafshët. Në skelë (si
quhet ai veni ku hypin aktorët kur bojnë lojën) se merrshe vesh sesi por ta
manin menjen vetëm aty ke loja e aktorëve.
Ajo
puna e lojës është e sikletshme se unë isha aty ene kisha siklet se si do e
zgjidhin hallin. Ai aktori me i kostum të vesh, e ndryshonte zonin, i kthente
përgjigje aktorit tjetër, ai tjetri binte nga karrigia ia kthente përgjigjen.
Sa mirë që su vriste! Po kur kërceshin si nuk u ngatërroshin... Po që kishte
aktore që gërthisnin edhe asnji nga spektatorët aty nuk u ankonte, se e
kontrollonte volumin ajo para se ta nxirrte zonin. Grus time i pëlqente kur
fikeshin dritat, e fillonte shfaqja. I pëlqente se bohej gati publiku, se
kishim shku të gjithë për të njëjtën gjë, me pa teatër. I pëlqente se aktori
afrohej me spektarorin aq afër sa secili e shifte me sytë e vet nga pozicioni
ku ishte. Po të kishe fat mund ta kishe përball, ene ndonjë spërkël pështyme
nga goja aktorit mund të binte në rrobë ose afër teje. Po në fund të shfaqjes
që çoheshin të gjithë në këmbë edhe duartrokisnin. Aktorët i përuleshin
publikut...
Teatri
nuk është për ne katunarët, se nuk i përulena njeriut ne. Për 1000 vjet jo.
Kena ron rehat me kët telvzorin. I incizojnë ata atje, e shof unë këtu. Sdal
nga shpia hiç. Mëgjithëse me reklamat që japin, e unë rri e i shof aty në
divan, mo përpara më dilte koha me shku në Tiron, boja xhiro, maroja punë, e
vija prap në katun. Po tashi karburantet kanë çmim shumë të lartë, ene parkingu
është shumë i shtrenjtë për ne. Se s’jena njerëz me lek. Po duhet me ec me
kohën. Teatrot, Kinematë, Sallat e koncerteve, Pallatet e sporteve duhet me i
prish, me bo qendra tregtare, të blejnë njerëzit telvizor e kompjutera,
t’funit. T’iu dalin sytë kallup!
L.S.
Tiranë, 21.05.20