Kerko: a
Malindi dhe Kapiti: Teatri Kombëtar në Tiranë u rrënua ashtu si Muzeu i UÇK-së
E merkure, 20.05.2020, 12:28 PM
Teatri Kombëtar në Tiranë u rrënua ashtu si Muzeu i UÇK-së në Durrës në Maj 2004
Nga
Ilir Malindi dhe Skënder Kapiti
Gjatë
luftës për çlirimin e Kosovës objekti
“Drenica” në Durrës u bë qëndra
kryesore e mobilizimit të mijra vullnetarëve të UÇK-së , kryesisht e atyre që
vinin nga diaspora por edhe nga gjithë hapësira e trojeve shqiptare.
Njëkohësisht ajo shërbeu edhe si pikë shpërndarje dhe akomodimi e të dëbuarve
nga Kosova dhe e bashkimit të familjarëve dhe familjeve mes tyre. Pas Luftës
ajo u shndërrua në një qendër peligrinazhi e cila u bë qëndra kryesore që
vizitohej nga qytetarët e Shqipërisë, Kosovës dhe diaspora pasi ajo nga GANI
KAPITI, mbështetur nga familjarët e tij,
nga intelektualë si dhe nga shumë shoqata të ndryshme patriotike e kulturore,
shkrimtarësh, poetësh e artistësh, “DRENICA” e Durrësit faktikisht ishte shndërruar në një muze.
Shumë nga këto shoqata i kanë dërguar të gjitha instancave më të larta
shtetërore si Presidentëve, kryeministrave dhe kryeparlamentarëve e
kryebashkiakëve të Durrësit propozimin që qendra Drenica të miratohej muze
historik.
Por
pikërisht pse ajo luajti atë rol të jashtëzakonshëm kombëtar dhe pse ajo u
propozua për muze, qeveria socialiste e kohës së Fatos Nanos ndëhyri dhe e
shëmbën godinën historike “Drenica” në Durrës.
Dhe
ashtu sikurse u veprua me “Drenicën” e Durrësit 16 vite më parë, në mëngjesin e
dt. 17 Maj 2020 Ditën e Djelë herët në
mëngjes në Tiranë u rrënua edhe godina kulturore, historike e kombëtare e
Teatrit Kombëtar pavarësisht kundërshtisë dhe qëndresës së gjatë kundër këtij
akti vandal të qeverisë, akt i cili të kujton barbarinë rrënimtare
sllavo-bizantine kundër trashëgimisë kulturore iliro-shqiptare, akt që të
kujton kohët e komunizmit i cili rrënoi objektet fetare dhe goditi rëndë
trashëgiminë nacionaliste shqiptare. Kundër këtij akti, kundër prishjes së
Teatrit Kombëtar dhe në shenjë
solidariteti me qytetarët, artistët dhe intelektualët e Tiranës dolën edhe
artistët, intelektualët e historianët e Kosovës e deri edhe kryeministri z.
Albin KURTI.
Mënyra,
koha, qëllimi, metoda dhe dita e dielë
kur u rrënua Teatri Kombëtar të kujton aktin vandal të qeverisë e policisë
serbe të heqjes së Lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë shtatë vite më parë, po ditën e dielë heret në
mëngjes me dt. 20 Janar 2013.Regjimi i
Ramës kundër trashëgimisë së vyer kombëtare të kujton stilin roberspierian dhe
regjimin e Pol Potit, Stalinit dhe Enverit.
Ashtu
sikurse makineria genocidiste serbe
shfrytëzoi genocidin dhe dëbimin e shqiptarëve nga Kosova, në Mars të
vitit 1999 objekti historik i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit shkatërrohet nga
paramilitarët serb dhe aty formohet një park. Ndërsa në Maj të Vitit 2004
qeveria Socialiste në Shqipëri rrënoi Objektin “Drenica” në Durrës i cili
shërbeu gjatë kohës së luftës në Kosovë si qëndra kryesore e mobilizimit të
Luftëtarëve të Lirisë.
Vandalizmi
i kryeministrit shqiptar në Maj të vitit 2020
shfrytëzoi pandeminë e koronavirusit dhe shkatërroi kujtesën kulturore
shqiptare, Teatrin Kombëtar, këtë thesar të kulturës shqiptare.Pra kryeministri
i Shqipërisë sikur mori shëmbull edhe nga dyshja Thaçi-Mustafa në Kosovë të
cilat shfrytëzuan pandeminë e
koronavirusit dhe organizuan nje puç parlamentar duke rrëzuar qeverinë
legjitime KURTI në Kosovë.
Veprim
i qeverisë, dhe sidomos e kryesisht i kryeministrit Rama dhe i kryebashkiakut Erion Veliaj të
sjell në kujtesë edhe një akt tjetër vandal të pushtetit socialist të Fatos Nanos dhe të
kryebashkiakut Lefter KOKA të cilët në mëngjes,
në Maj 2004 në Durrës qeveria
qendrore në koordinim me pushtetin vendor socialist, në mëngjes herët, rrënuan ishqëndrën kryesore të mobilizimit të
mijra vullnetarëve të UÇK-së, Qëndrën historike “Drenica” në Durrës e cila
ishte shndërruar në muze në përkujtim të
Epopesë legjendare të UÇK-së.
Por,
në atë kohë përveç pronarit të Qëndrës “Drenica” dhe veteranit të UÇK-së Gani
KAPITI dhe familiarëve të tij askush nuk
reagoi e nuk rezistoi, dhe as nuk u
shqetësua as politika, as opozita dhe as
shoqëria civile për këtë vandalizëm antikombëtar e antihistorik as nga
Shqipëria por as edhe nga Kosova përveçse disa mediave të Tiranës që e dhanë dy
minuta si ngjarje informative.
Kjo
pasi muzeu dhe qëndra e mobilizimit të UÇK-së në Durrës u shëmb tinëz, pa
paralajmërim dhe me policë e mjete
shkatërruese që mbërritën nga Tirana. Pra këto janë metoda barbare antikulturë,
antikombëtare tipike komuniste djallëzore, të errëta dhe që kryhen edhe në
errësirën e natës.