Kerko: a
Florim Zeqa: Inatet personale, vetëvrasje kolektive për shqiptarët!
E marte, 19.05.2020, 04:48 PM
Inatet personale, vetëvrasje kolektive për shqiptarët!
Shkruan:
Florim Zeqa
Për
dallim nga të gjithë popujt e botës, tek ne shqiptarët inatet personale barten
në jetën shoqërore. Dëmet dhe pasojat e inateve personale më së keqi
reflektojnë në jetën politike, duke u shndërruar nga inate personale të
liderëve në urrejtje mes elektorateve politike.
Urrejtja
e elektorateve partiake ka filluar të merrë permasat e një përçarje më të
thellë kolektive shkaku i shprehjes së bindjeve politike në mënyrë primitive, e
cila po kulmon me konflikte verbale dhe fizike.
Sikur
bindjet politike të shpreheshin në mënyre civilizuese nga liderët partiak, nuk
do të vinte deri tek përçarja dhe ndasitë e mëdha kolektive të shoqërisë sonë.
Mirëpo,
për fatin e keq të qytetarëve, kur inatet personale të liderëve partiak e
shtetëror manifestohen në mënyrën më vullgare dhe me një fjalorë rrugaçërie,
reflektojnë përçarje të gjërë kolektive.
Gjuha
e ashpër dhe fyese mes liderëve partiak, po përçohet negativisht tek
elektoratet partiake, duke i kthyer inatet personale në një urrejtje kolektive
mes kundërshtarësh politik, vetëm pse i takon një partie apo një mendimi tjetër
politik.
Fyrjet
e rënda mes liderëve partiak, me ose pa fakte, me ose pa arsye kanë ndikuar në
polarizimin e skajshëm të shoqërisë sonë, të cilat jo rrallë
kulmojnë
me eskalim të situatave, me manifestim të dhunës fizike ndaj njëri-tjetrit.
Kontaminimi
i skënës politike burimin e ka tek gjuha e ulët dhe denigruese e liderëve
partiakë, duke i akuzuar partitë rivale si parti armike të këtij populli.
Pa depolitizimin e
shoqërisë nuk hiqen polarizimet ndërpartiake!
Politizimi
i shoqërisë i ardhur si produkt i polarizimeve partiake, ku si pasojë e kemi
ndarjen dhe përçarjen e tmerrshme të popullatës në baza partiake dhe brenda
partiake, ku secili e lufton secilin jo me idetë e veta, por sipas ideve të liderëve
(liderit) partiak.
Shkaktar
të këtij politizimi dhe përqarje të popullatës janë aktorët kryesor të skenës
politike kosovare, të cilët kanë arritur ta shkatërrojnë bërthamën e
shtetit-familjen.
Si
pasojë e kësaj, sot në brendinë e së njëjtës familje, kush më pak e kush më
shumë janë futur të gjitha partitë politike, duke i ndarë anëtarët e së njëjtës
familje në disa parti politike.
Kësaj
ndarje nuk i thuhet vlerë demokratike, por përqarje dhe katandisje deri në
vetëshkatërrim të një shoqërie njerëzore.
Pra,
bandat partiake kanë arritur aq thellë, ku popullatës kosovare përveq ndarjeve
shoqërore, i shkaktuan edhe ndarje familjare, duke ia humbur kështu kuptimin
edhe vetë jetës në Kosovë.
Politikanët
pa etikë, pa integritet moral dhe njerëzor, e kanë rrënuar në themel shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve.
Distancimi qytetarë ndaj
gjuhës së urrejtjes së liderëve partiak
Për
ta shpëtuar shtetin nga katandisja e mëtutjeshme dhe evitimin e vetëvrasjes
kolektive kërkohet një vetëdijësim i lartë qytetarë, për t'u distancuar nga
gjuha e urrjetjes e liderëve partiak.
Për
këtë kërkohet ndihma e intelektualëve të pavarur nga politika, për shkak
se
jo të gjithë qytetarët e përceptojnë realitetin në mënyrë të njejtë, varësisht
prej pozicionit dhe kapaciteteve intelektuale. Nuk është se njerëzit nuk e
shohin realitetin e hidhur në të cilin po jetojmë, por shkaku që nuk ju pëlqen,
mundohen ta largojnë nga mendja e tyre duke imagjinuar mrekullinë edhe në
zhgënjimin më të madh.
Duhet
bërë çmos që arsyeja e shëndoshë ta mund urrejtjen e shkaktuar nga liderët
partiak. Mendimin ndryshe të tjetrit mos ta kuptojmë ndryshe por vetëm si vlerë
të demokracisë.
Secili
ka të drejtë të thotë atë që e mendon pa e cenuar mendimin e tjetrit, duke i
ruajtur gjithnjë raportet shoqërore, ndërfqinjësore dhe ndërvëllazërore, për
shkak se partitë shkojnë e vijnë e ne duhet të mbetemi aty ku ishim para se
t'na vinin këto parti dhe këta liderë partiakë, pra duhet të mbetemi një
shoqëri e shëndoshë njerëzore, me dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit duke
kultivuar traditat e bukura kulturore dhe zakonore të kombit tonë.
Vetëm
kështu mund të dëshmohemi para botës se jemi njëri ndër popujt më të vjetër dhe
më të civilizuar të gadishullit ballkanik.