Kerko: a
Agron Tufa: Neveri nga diktatura e re!
E diele, 17.05.2020, 04:49 PM
Agron Tufa:
Pamje
të nveritshme sot gjithë ditën. Gëbelsët e rinj të diktaturës së Re i
përsëritën deri në fijen e fundit të imitimit gjestet e etërve të tyre. Mesnata
dhe pasmesnata ka qenë koha e tyre ideale e arrestimeve dhe pushkatimeve. Nuk
po i lënë gjë mangut as mankit e etërve të kuq, edhe pse viktima gjendej në
"shtratin e lëngatës".
Pastaj
ato pamje të policisë së Gjeneral Kërmës, me tërheqje zvarrë gazetarësh, grash,
djelmoshash...
Mbi
të gjitha mefshtësia e opozitës!
Sot
duhej shpirti burrnor i përballjes, për t'i thënë ndal revanshit të diktaturës.
Sot duhej varrosur me turp diktatura e pështirë dhe e tejzgjatur e bijve të
pushtave! Të mbaronin me turp kriminelët, hajdutët, agjitatorët. Sot do të
duhej të shtrohej Fillimi i Fundit të një prej qeverisjeve më të turpshme në
botën bashkëkohore.
Sot
asnjë qytetar nuk duhej të kthehej në shtëpi! Sot shqiptarët duhet ta ndajnë
mendjen njëherë e mirë, nëse duan të kridhen dhe për një gjysëm shekulli në
diktaturën e bijve të badtardëve të Miladinit dhe Dushanit. Mjerisht populli
shqiptar vazhdon të rrijë në koma.
Pas
Teatrit, buldozerët do t'ju hyjnë në familje, t'ju rrafshojnë gjithçka!
Ambasadat
janë sehirtare. Shtetet e BE janë sehirtare. A e dini vallë se atyre mund t'iu
interesojë një diktaturë në Shqipëri? Thjesht se "kontrollohet më
mirë". Madje dhe negociatat me BE munt të "përparojnë". Këtë
cinizëm e njohim mirë. Dhe mbase "kontrollohen" me
"disiplinueshëm" shqiptarët, por ejani atëherë, të thërrasim
Vajtojcat e ta qajmë njëherë e përgjithmonë Lirinë!
____________
Ç'të
presësh nga një popull që midis një doktori të nderuar si Halim Kosova dhe një
militanti agjitator, ala komsomols, Veliaj, zgjedh agjitatorin? Pse kjo
zgjedhje? Prirje e brendshme mazokiste, si duket. Sepse thellë-thellë ky popull
nuk ka pasë nevojë për ilaçin, balsamin për shërimin e plagëve, por për prirjen
e brendshme perverse ta rrahin në dru e ta heqin zharg rrugëve, si lavire.
Tani
e korrët atë që mbollët - teorikisht e praktikisht - Diktaturën fashiste të
bijve të komunizmit!
Zhdukja
e Teatrit Kombëtar ku u zhvilluan gjyqet komuniste ndaj intelektualëve
nacionalistë, është sindroma e kriminelëve që zhdukin gjurmët e krimit, për t'u
mbivendosur atyre kulla rrokaqiejsh për bizneset e tyre!