Kerko: a
Dastid Pallaska: Kujdes nga qeverisja autokrate e Tiranës!
E diele, 17.05.2020, 04:45 PM
Dastid Pallaska:
Arroganca
me të cilën u rrënua Teatri Kombëtar në Tiranë është një mostër tejet
përfaqësuese e qeverisjes së autokratëve që - me popullizëm dhe propagandë të
fuqishme - fitojnë shumicën absolute në zgjedhje demokratike.
Është
mirë ta kujtojmë se Kryeministri aktual i Shqipërisë në zgjedhjet e fundit atje
ia kërkoi qytetarëve 51% të votës, përkatësisht iu kërkoi “timonin” që vetë ta
drejtonte vendin, siç shprehej ai.
Pasi
i diskreditojë të gjitha institucionet e vendit - dobësimit të së cilave i
kontribuan edhe ai dhe partia e tij - dhe e bleu lirë pjesën më të madhe të
shoqërisë civile dhe kundërshtarëve politikë, me popullizëm dhe propagandë të
fuqishme qytetarëve të Shqipërisë iu imponua si zgjidhja e vetme për të gjitha
problemet e tyre.
Qytetarët
e zemëruar i besuan.
Zemërimi
me keq-qeverisjen paraprake ju kishte errtësuar arsyen, duke i bërë të harrojnë
se e keqja nuk ka fund.
Për
më shumë, duke përfituar nga padrejtësia që mbizotëronte në Shqipëri me dekada,
qytetarët i besuan që ai të dizajnonte dhe udhëhiqte edhe procesin e vetting-ut
në drejtësi.
Pak
qytetarë e dinin se procesi i vetting-ut jo vetëm që nuk kishte për qëllim
largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar por nuk synonte as
zëvendësimin e tyre me gjyqtarë dhe prokurorë lojalë ndaj regjimit të ri, siç
bënë paraardhësit e tij.
Jo,
Kryeministri i Shqipërisë kishte një plan edhe më brutal. Paralizimin e plotë
të sistemit të drejtësisë në mënyrë që të vepronte i vetëm dhe i papenguar nga
gjyqtarët dhe prokurorët kur do të zbatonte programin e tij të vërtetë
qeverisës për të shndërruar Shqipërinë në një shtet feudal në pronësi të
dhjetra oborrtarëve të tij.
Edhe
çështja e Teatrit Kombëtar ngjan dhe është e ndërlidhur me vetting-un në
drejtësi.
Po
rrënohet një ndërtesë e vjetër e Teatrit Kombëtar në emër të një “ndërtese të
re dhe më të bukur” të Teatrit Kombëtar. Veçse, ndërtimi i ri do të jetë
gjithçka përveç Teatër Kombëtar.
Në
anën tjetër, ky rrënim u realizua edhe për shkak se aktualisht Shqipëria jo
vetëm që nuk ka Gjykatë Kushtetuese të pavarur por i mungon ky institucion në
tërësi për shkak se vetting-u “ka mbetur në gjysmë!”
Përderisa
rrënimi i Teatrit Kombëtar është çështje e brendshme e Shqipërisë që duhet të
adresohet dhe zgjidhet nga qytetarët që jetojnë atje - siç edhe po ndodhë - ne
duhet ta ndjekim me kujdes pasi që një model i njëjtë i qeverisjes po na
propozohet edhe në Kosovë, madje me një propagandë edhe më të sofistikuar.
Marrë
nga facebook.com/dastid.pallaska